Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët me erë të dobët nga jugu. Mot me vranësira pa ndryshime të mëdha gjatë ditës pritet edhe në Shkup. Temperatura e mëngjesit të sotëm sillet nga -1 gradë në Mavrovë dhe 0 gradë në Berovë, deri në 7 gradë në Dojran dhe në juglindje të vendit. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 6 në rajonin e Mavrovës, 10 në rajonin e Shkupit deri në 11 gradë në juglindje të vendit.
Author: almakos
Profesoresha e psikologjisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Violeta Petrovska-Beshka e ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë”, deklaroi se procesi edukativ i fëmijëve në drejtim të pranimit të dallimeve duhet të filloj që në arsimin fillor, që sipas saj tanimë është përfshirë në librat dhe materialet për filloristët. “Duhet t’i mësojmë fëmijët të pranojnë dallimet, me çdo kusht. Deri në vitin e kaluar librat, të gjithë, e kishin theksuar atë. Mund të shihet edhe përmes emrave tipik të fëmijëve, mund të shihet përmes fotografive dhe ilustrimeve të fëmijëve me nevoja të posaçme”, tha Petrovska-Beshka. /Alsat.mk
Arben Taravari dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, me gjithsej 1460 nënshkrime të mbledhura nga degët e partisë. Taravari tha se deri në momentin e dorëzimit të kandidaturës, ai është kandidati i vetëm për kryetar, por nuk e përjashtoi mundësinë e paraqitjes së edhe ndonjë kandidature tjetër deri në përfundimin e afatit. Kongresi i Aleancës për Shqiptarët do të mbahet më 17 dhjetor. “Publikisht falënderoj gjithë anëtarësinë dhe degët e ASH-së që pa rezerve më kanë përkrahur dhe për një afat prej një vit e gjysmë i mblodhën një sasi të konsiderueshme të nënshkrimeve që më…
Gazetar: Adnan Qaili As sot nuk u realizuan paralajmërimet për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Nga vëzhgimet e ekipit tonë nuk vërejtëm korrigjim të çmimeve, as të bukës, qumështit, vajit e as të miellit. Pyetëm kryeministrin Dimitar Kovaçevski se ku e blenë bukën më lirë ai personalisht, që të gjejnë edhe qytetarët më lirë sepse shikuam në gjitha dyqanet dhe askund nuk është ulur çmimi i bukës? Ai tha se ka dy pika ku blenë rregullisht bukë, që sipas tij janë korrigjuar çmimet që nga 1 dhjetori. “Çmimi i bukës të disa prodhuesve tani më është ulur në…
Rregulla të reja dhe më të ashpra të ndërmarrjes Parkingjet e Tetovës, me qëllim të vënies së një rendi më të madh në qytetin e Tetovës. Shërbimi merimangë do të intensifikojnë punën e tyre, duke ngritur makinat të cilat janë të parkuara në hapësira publike, mes pallateve të banimit por edhe në rrugët dytësore, të cilat nuk janë të parapara për t’u parkuar makinat. Drejtori i ndërmarrjes për parkim të qytetit, ka theksuar se banorët duhet të bashkëpunojnë më shumë dhe të paraqesin çdo makinë e cila duke u parkuar pengon qarkullimin e lirë, apo bllokon vend parkimin e banorëve…
Alarm për bomba sot përmes postës elektronike është dërguar në tre shkolla fillore të Shkupit. Ministria për Punë të Brendshme njofton se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, janë kryer kontrolle të detajuara lidhur me njoftimin për bomba dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme. “Sot rreth orës 07:30 në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore të Shkupit është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara…
Transportuesit priva nxorën në rrugë mbi 200 autobusë në rrugën Ilindenska, ata janë tubuar para Qytetit të Shkupit duke pritur takim me kryetaren Danella Arsovska. Nëse deri të hënën nuk arrihet zgjidhje për borxhin ndaj transportuesve atëherë do të bllokohen tre udhëkryqet kryesore të kryeqendrës. “Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë dhe pronarë të autobusëve nga transportuesit privatë të “Slloboda prevoz”-it dhe “Mak-ekpres”-it për momentin po protestojnë në anën e djathtë të bulevardit “Ilinden”, për shkak të borxhit të papaguar nga ana e NQP “Shkupi”./Alsat.mk
Për shkak të një defekti në pusetën F1 në rrugën 1 numër 112 në fshatin Batincë, sot ndërprerje të furnizimit me ujë kanë shfrytëzuesit e këtij fshati. Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup informojnë se furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 10:00 e deri në përfundimin e defektit.
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se paaftësia e pushtetit lokal në qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ka shkaktuar kaos dhe mosfunksionim të transportit publik. Nga kjo parti thonë se kryetarja Arsovska me ndërprerjen e kontratave dhe bartjen e fajit vetëm sa e përkeqëson gjendjen me transportin publik. “Shkupjanët detyrohen të përdorin vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta, gjë që shkakton bezdi dhe vonesa. NQP po zhytet më thellë në borxhe dhe për më tepër po lidh kontrata të dëmshme për blerjen e karburanteve me çmime shumë më të larta se ato reale. Për…
Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, tre gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur…/Alsat.mk
Me bllokimin e krahut të djathtë të bulevardit “Ilinden” me autobusë, transportuesit privatë të “Slloboda Prevoz” dhe “Mak-ekspres” edhe sot e shprehin protestën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të borxhit të papaguar nga NQP “Shkup”. Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit apelon që të heqin dorë nga bllokadat. “Nëse nuk ka reagim, nëse nuk ka rezultat dhe nëse nuk ulen në tavolinë e nëse dikush me insistime dëshiron që të zbatojë ndonjë agjendë personale që është jashtë të gjitha interesave atëherë të hënën këto 200 autobusë do të rigrupohen dhe do t’i bllokojnë në tërësi udhëkryqet tek “Mavrovasja”, udhëkryqi…
Ndërsa qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të mbeten të njejta, kryeministri Dimitar Kovaçevski lavdërohet se masat tashmë po japin rezultate dhe çmimi I bukës dhe produkteve të tjera tashmë është ulur. “Tashmë është ulur çmimi i bukës tek pjesa më e madhe e prodhuesve dhe çmimi i vajit tek prodhuesi më i madh tashmë është ulur për 40 denarë, krahasuar me çmimin më të lartë që e kishte”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër./Alsat.mk

