Programi 200 që transmetohet sonte në Alsat në ora 22:00, sjell historitë e dy grave nga Tetova që me vite janë dhunuar fizikisht, seksualisht dhe kërcënuar me jetë nga burrat e tyre. Në rrëfimet e tyre të trishta për gazetaren Semra Musai, dy gratë nga Tetova flasin për torturat e përjetuara dhe vendimin për të braktisur shtëpitë. Rrëfimet e tyre të plota, do të transmetohen sonte në ora 22:00, në Alsat, në Progamin 200 me gazetaren Semra Musai.
Author: almakos
Gazetar: Ardit Ramadani Komisioni, i cili formohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht, Komisioni për Vlerësimin e Plotësimit të Kushteve për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës u ka mundësuar qindra studentëve të japin provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet. Alsat jozyrtarisht mëson se në atë kohë, kryetar i këtij komisioni ka qenë Gale Galev, ndërsa anëtarë Ixhet Memeti dhe Faik Arsllani, të gjithë këta, të propozuar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Adnan Jashari. Nga Ministria e Drejtësisë nuk mund ta vërtetojnë nëse rreth 400 studentë kanë dhënë provimin e jurisprudencës pa pasur kreditë e mjaftueshme sepse siç thonë,…
Gazetare: Evi Shkopi Në fillim të vitit të ardhshëm Ministria e Ekologjisë do të vërë në zbatim paratë e mbledhura nga shitja e qeseve të plastikës. Deri në fund të shtatorit në këtë fond për menaxhim me mbeturinat janë grumbulluar 96 milion denarë që do të investohen në infrastrukturë për selektim të mbeturinave . Së pari komunat do të furnizohen me kontejner për selektim të mbeturinave, por për të përfituar këtë duhet të plotësojnë disa kushte. “Ideja është që të blihen pesë mijë kontejner që do t’i ndajmë për të gjitha komunat në vend. Për selektim të letrës, plastikës, konservave.…
Gazetar: Lluka Andreev Në vizitën e tij të parë në Shkup, presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer tha se vendi është para një vendimi të rëndësishëm. Shtajnmajer shtoi se ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë hapjen e qetë të kapitujve të negociatave. Shtajnmajer në fjalimin e tij në Kuvend tha se për këtë temë do të bisedojë me deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. “Jam i sigurt se do të debatoni sërish me pasion dhe besim. Por ky ndryshim kushtetues ka të bëjë më shumë me marrjen e pikëve në një debat të brendshëm politik. Kjo është shumë më tepër se profilizimi partiako-politik…
Gazetar: Miki Trajkovski Autoritetet lokale në Ohër nuk do të respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe nuk do të kursejnë energji elektrike për festat e Vitit të Ri. Qyteti do të dekorohet, sepse siç thotë Pecakov, Ohri është qytet turistik që jeton nga turizmi. Në fillim të tetorit Qeveria u bëri thirrje komunave që ta kursejnë energjinë elektrike sepse na pret një dimër i vështirë. “A do të thotë kjo se bie ndesh me vendimin e Qeverisë që komunat të kursejnë energjinë elektrike? Po, gërshetohet. Ohri është qendër turistike dhe nuk do të durojë. Pra nuk do të pranoni asnjë vendim…
Gazetar: Mefail Ismaili I pyetur se si e komenton faktin që edhe pse pushtetit deklarohet se është pro evropian, u jep shtetësi oligarkëve pro rus, ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir tha se kusht kryesor për Maqedoninë e Veriut, e cila sapo ka hapur negociatat me BE-në, është zbatimi i ligjit dhe reformat. Sipas tij personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë. “Vetëm sa i hapëm negociatat paraqasëse, ndërsa në zemrën e atyre negociatave është që të ballafaqohemi para së gjithash me ligjin por edhe të pengojmë korrupsionin. Gjithsesi se diçka që është me rëndësi të posaçme për këto reformat…
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmaer deklaroi sot në Shkup dhe Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por përkujto në realizimin e reformave të brendshme. “Është e rëndësishme që RMV-ja të vazhdoj me reformat e brendshme. Biseduam dhe u bindëm se ky proces i reformave do të vazhdoj dhe se vendi juaj mund të llogaris edhe në mbështetjen e Gjermanisë. RMV-ja është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi i saj do ta pasuroj edhe më tepër BE-në. Biseduam edhe për luftën në Ukrainë, në qendër të Evropës dhe këtu njëzëri konstatuam se në këtë kohë duhet të…
Sot, më 29.11.2022 (e martë), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 104-të me disa pika nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve. Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohen më shumë informacione nga ministritë dhe raporte për punën e organeve të administratës. Me propozim të Ministrisë së Financave, ministrat do të shqyrtojnë Informacionin në lidhje me vendosjen e sistemit Track&Trace për kontrollin dhe monitorimin e produkteve të duhanit. Gjithashtu, Qeveria me propozim të Ministrisë së Jashtme do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit…
Alsat mëson jozyrtarisht se kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska ka dhë dorëheqja nga pozita e saj. Motivet e dorëheqjes Cërvenkovska pritet t’i arsyeton me shkrim. Cërvenkovska në krye të Këshillit Gjyqësor u zgjodh me unanimitet në prill të vitit 2021.
Gjatë ditës së sotme për shkak se ngrohtorja “Shkup Veri”, nuk furnizon me ngrohje shkollat dhe çerdhet është ndërpre mësimi në disa shkolla, përfshi edhe gjimnazin Zef Lush Marku. Alsat mëson gjithashtu se pa ngrohje kanë ngelur edhe çerdhet, kështu që prindërit janë të detyruar para kohe t’i marrin fëmijët e tyre nga kopshtet. Tani për tani nuk ka informatë se sa kohë do të zgjas mungesa e ngrohjes qendrore.
Transportuesit privatë nuk do të bllokojnë udhëkryqin tek Mavrovasja nga e marta deri të enjten për shkak të vizitës së presidentit gjerman Frank-Walter Shtajnmaer. Nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshje me Qytetin e Shkupit dhe NQP-në, të premten do të dalin sërish në rrugë, tha drejtori i “Sloboda Vravoz”, Lenin Jovanovski.
Gazetar: Adnan Qaili Pacientët me sëmundje të veshkave përveç hemo-dializës që e kanë të mbuluar nga fondi, një pjesë të terapisë tabletare duhet ta paguajnë privatisht nga që disa barna të domosdoshëm nuk janë në listën pozitive. Kjo sëmundje kronike që ka prekur çdo të 10-tin person në vend, sipas nefrologëve ka ardhur si pasojë e diabetit dhe hipertensionit, por që në fazën finale për filtrim të gjakut janë rreth 1,500 pacientë të cilët janë të varur prej aparateve. Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë tha se kanë siguruar një fond të posaçëm prej 7 milion den. në vit për të…

