Author: almakos

Mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina. Me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë. Në Shkup temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë. Nga e diela nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore do të mbajë mot kryesisht i vranët me rënie të temperaturës së ajrit. Do të ketë reshje të herëpashershme, të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksdandar Nikollovski i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat tha se zgjedhjet e parakohshme do të ishte më mirë të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm, sepse, siç u shpreh ai, dimri i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë, ndërkohë që pushteti aktual, mes tjerash, nuk di të menaxhoj me prodhimin energjetik vendor, shkruan Alsat. “Dimri 2023 do të jetë më i vështirë nga dimri 2022, sepse lufta në Ukrainë nuk do të përfundojnë së shpejti. Pritet që çmimet e energensëve të shkojnë përpjetë, a me një ekip të paaftë që…

Lexo më Shumë

Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “Lui Viton” tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit, reagon Aleanca për Shqiptarët, pas vendimit të Apelit për Mijallkovin. Në reagimin e ASh-së thuhet se Mijallkovi shpëtoi tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend. “Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku Gjykatat Thenelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështutë zvarriten proceset pafundësisht. Kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i dënuar me 8 vite burg në rastin “Thesari”. Bashkë me Mijallkovin nga vendimi i Gjykatës Penale ka shpëtuar edhe ish shefi i kabinetit, Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri Nebojsha Stajkoviq, ish shefi i Drejtorisë së pesë, Goran Grujovski. Ky i fundit ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg. Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se bazë për kthimin e lëndës në rigjykim është shkelja që sipas tyre i ka bërë Gjykata Penale dispozitave të Ligjit për…

Lexo më Shumë

Shkrimtari i mirënjohur dhe i nominuar 15 herë për çmim Nobel, Ismail Kadale, sot është shpallur “Qytetar Nderi” i Tetovës nga kryetari i komunës Bilall Kasami. Ai përpara lexuesve të tij theksoi rëndësinë që ky titull paraqet për të duke e përshkruar atë si ëndërr të çdo shkrimtari, sado i famshëm të jetë në vend apo në botë. Kadare falënderoi lexuesit në Tetovë, që kishin shkuar ta takonin një njeri që nuk e kanë takuar kurrë, siç thotë ai, por për fatin e tij të mirë, e kanë lexuar. Kadare theksoi se kur dëgjon fjalët e mira të lexuesve, harron…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm dhe pranim i kërkesave të VMRO-DPMNE-së për rimëkëmbje ekonomike, janë dy nga kërkesat e partisë opozitare nga mbledhja e Komitetit qendror. Megjithatë përsëri, ata nuk kanë strategji më rigoroze për ta detyruar pushtetin të pranojë kërkesat e tyre. “Nëse ka pak racio në këtë qeveri dhe nëse ajo mirë i ndjek të gjitha deklaratat e VMRO-DPMNE-së gjatë viteve të shkuara do ta shohë se të gjitha propozimet e VMRO-DPMNE-së janë të mira për përparimin e vendit. Ata mund të ikin sa të duan nga realiteti por për…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e transportuesve privatë arritën në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku presin zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen. Për të pestën ditë këto transportues nuk qarkullojnë për shkak të borxhit të papaguar nga Kompania e Transportit Publik ndaj tyre. Paraprakisht, para selisë së Ndërmarrjes së Transportit Publik, ata zhvilluan një protestë paqësore duke kërkuar takim me drejtorin e kompanisë.

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se pas iniciativës së zv. kryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 103-të e GFCE (Global Forum on Cyber Expertise) – Forumi Global për Ekspertizën Kibernetike, në të cilin janë anëtare qeveritë e vendeve më të zhvilluara në botë dhe bashkëpunojnë në temën e sigurisë kibernetike, organizata të tilla si OSBE, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Interpoli dhe shumë të tjera. Nga Qeveria e RMV-së thonë se me të gjitha ministritë dhe institucionet që i janë përkushtuar kësaj fushe…

Lexo më Shumë

Ajo ishte një murgeshë e italianit “ The Voice ”, e cila disa vite më parë bëri bujë botërore me fitoren e saj në kompeticionin muzikor italian. Vajza që arriti të bëhej virale, si me përkushtimin ndaj Zotit, ashtu edhe me interpretimin e pjesës së famshme të Alicia Keys, “No One”, është sërish në lajme, për vendimin e saj për të ndryshuar jetën e saj, për të hequr mbulesën e murgeshës dhe duke u bërë kameriere në Spanjë. Motra Kristina, siç e quanin në vitin 2014, tani thjesht mban emrin Cristina dhe në daljen e saj të parë pas ndryshimit…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshëm-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria dy persona nga fshati Senakos i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. “Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (24-nëntor) rreth orës 20:00, në Senokos të Gostivarit, kanë privuar nga liria personat I.J. (26) dhe A.A. (28) nga ky fshat, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Marihuana është gjetur edhe pak më vonë gjatë bastisjes së kryer në në objektin e I.J., i cili është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar…

Lexo më Shumë

Transportuesit privat për të pestën ditë me radhë nuk po qarkullojnë për shkak të borxhit të papaguar të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) ndaj tyre dhe sot do të zhvillojnë një protestë paqësore para selisë së NQP-së dhe më pas do të mbajnë një takim me të gjithë përfaqësuesit e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen.

Lexo më Shumë

Një djalë i ri po bën xhiron e rrjetit, pasi veprimi i tij është kthyer në qendrën e të gjitha bisedave, ai i dërgoi një faturë për tre takimet që doli me vajzën Alex Colboth, pasi herën e katërt ajo e refuzoi. Alex postoi mesazhet e tij në Twitter: “Përshëndetje, Alex, shpresoj të jesh mirë ne nuk do ta shohim përsëri njëri-tjetrin, kështu që mendoj se është e drejtë të ndajmë koston e takimeve që kemi qenë”. “Unë mendoj se kemi dalë në restorante dhe kafene tre herë ku kam paguar gjithçka për të dy. Unë mendoj se janë 35…

Lexo më Shumë