Author: almakos

Sot në sheshin e Shkupit “Maqedonia” një kamion ka rënë në fontanë.Kjo është hera e parë që një kamion bie në fontanën e cila nuk është në funksion, ndërsa nuk u respektuan as apelet e institucioneve të cilët kishin bërë thirrje që mos kalohet me automjete në këtë pjesë. Policia ka dal në terren dhe po bën hetime për rastin.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Për të do të debatojë Komisioni amë për financim dhe buxhet. Rreth propozim Buxhetit janë parashtruar mbi 250 amendamente. Projektbuxheti është përgatitur në përputhje me Ligjin e ri për Buxhet dhe me të duhet të mbahet rritja ekonomike, të kryhen rregullisht të gjitha obligimet e shtetit, të mbështeten reformat dhe proceset integruese evropiane të vendit.

Lexo më Shumë

Duhet vullnet politik për implementimin e këtyre reformave për energji të rinovueshme dhe se ky vullnet ekziston, tha profesori  Dragan Minovski njëherit edhe ekspert i energjetikës, sonte në Programi 200 në Alsat M. Ai theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve ligjore, pasi që, sipas tijë do të mundësojnë jetesë më cilësore për qytetarët. “Gjithsesi se mundet por nevojitet vullnet politik që e gjithë kjo të bëhet dhe vlerësoj se vullnet i tillë politik në vendin tonë tani ekziston dhe se gjithnjë e më shumë ndryshimet e këtilla ligjore që mundësojnë jetesë më cilësore për qytetarët, punë më cilësore e kështu me…

Lexo më Shumë

Sonte në Programi 200, në Alsat M, të udhëhequr nga Nazim Rashidi, temë diskutimi ishte energjia e rinovueshme. Për të folur për këtë temë të ftuar ishin:  Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër dhe Dragan Minovski, profesor universitar. I pyetur për atë se shumë shpesh kemi dëgjuar për diçka inovative në lidhje me energjinë, kryetari i komunës Goran Gerasimovski tha se Komuna Qendër pas fillimit të krizës ashtu edhe si gjithë komunat tjera në vend, filluan me politikat për kursimin e energjisë elektrike dhe përdërimin e fotovolltaikëve. Prandaj kanë paraparë formimin e Ndërmarrjeve Publike për prodhim dhe shitje të rrymës.…

Lexo më Shumë

Reshjet e rrëmbyeshme të  shiut vërshuan bodrumet e disa shtëpive në Tetovë Një pjesë e rrugëve të Tetovës ngjajnë si liqene, derisa situata momentale më e vështirë paraqitet tek shkolla bujqësore dhe tek kazerma e qytetit, shkruan Alsat.

Lexo më Shumë

Në Shkup u zhvilluan aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Alfabetit. Manifestimi qendror ishte nën patronazhin e zv/kryeministrit Artan Grubi, ku dhe u promovua këngë e posaçme për këtë ditë. Në këtë manifestim nuk u tha asnjë fjalë e vetme për shpërfilljen e shpeshtë të shqipes nga institucionet. Nuk u tha asgjë as për nxënësit shqiptarë të Çashkës që edhe sot ishin në shkollë duke mësuar në maqedonisht, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre festonin në shtëpi. Por i pyetur pas përfundimit të ngjarjes, kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, por tha se gardianë të mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka uruar Ditën e Alfabetit duke u shprehur se bashkëjetesa në një shoqëri multietnike dhe shumë-gjuhësore është vlerë e pakontestueshme dhe si e tillë duhet respektuar dhe vlerësuar. Ai nëpërmjet urimit të tij për 22 nëntorin uron shqiptarët për ditën e alfabetit dhe stimulon qytetarët për respekt të ndërsjellë. “Bashkëjetesa është fryt i besimit, e cila zë rrënjë kur njerëzit respektojnë dhe mbështesin identitetin e tjetrit. Ky lloj besimi është i domosdoshëm për t’i përballuar më me sukses sfidat tona të përbashkëta dhe për të ndërtuat një shoqëri të drejtë me mundësi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat. Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së. Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se qytetarët dëshirojnë të shohin vendin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që përkujtoi deputetët se janë të zgjedhur pikërisht me votat e qytetarëve, andaj duhet të tregohen burrë-shtetas dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese. “Deputetët në Kuvend duhet të kenë parasysh se i përfaqësojnë qytetarët, ndërsa qytetarët dëshirojnë të jetojnë në shtet anëtare të plotfuqishme të BE-së, ndërsa një nga vendit që duhet ta miratojmë deri në anëtarësimin e plotë të vendit janë ndryshimet Kushtetuese”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar 146 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 15 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për makina të paregjistruara, Sipas njoftimit të MPB-së janë regjistruar edhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk

Lexo më Shumë