Në Shkup u zhvilluan aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Alfabetit. Manifestimi qendror ishte nën patronazhin e zv/kryeministrit Artan Grubi, ku dhe u promovua këngë e posaçme për këtë ditë. Në këtë manifestim nuk u tha asnjë fjalë e vetme për shpërfilljen e shpeshtë të shqipes nga institucionet. Nuk u tha asgjë as për nxënësit shqiptarë të Çashkës që edhe sot ishin në shkollë duke mësuar në maqedonisht, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre festonin në shtëpi. Por i pyetur pas përfundimit të ngjarjes, kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, por tha se gardianë të mbrojtjes së gjuhës duhet të jemi të gjithë. Ndërkohë festa e sotme vuri në dukje ndarjet në Bashkimin Demokratik për Integrim. Ndërsa Grubi në Shkup recitonte vargjet e Gjergj Fishtës, Grupi i Zjarrit shkoi në Manastir, për të festuar në Shtëpinë e Alfabetit./Alsat.mk
Data 27.08.2026
Aktuale
- E harruan Hatixhen? Nusja e re në familjen e Jasharit iu mori zemrat
- “Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
- Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me murin e një banese dhe përfundon në kanal, humb jetën 62-vjeçari
- Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028
- Nga pastrimi i parave, te tenderat e AKSHI-t, jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin
- Tragjike në Farkë/ Përplasi aksidentalisht vajzën e mitur, ndërron jetë 1-vjeçarja. Arrestohet i riu
- BACK TO SCHOOL me UNIBank! Përfito CASHBACK me çdo blerje!



