Author: almakos

Në Prokurorinë Themelore Publike gjatë ditës janë marrë në pyetje edhe 4 të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit të 16 personave ishin dy të rinj shqiptar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj një personi Gjykata Themelore ka shqiptuar masën e kujdesit, konfiskim i dokumenteve dhe obligim me paraqitje, ndërsa për tre të tjerët vendimi i ngjashëm pritet të mërkurën për shkak se policia nuk ka arritur ti mbledh dokumentet e tyre. Paraprakisht të shtunën ndaj 10 personave gjykata caktoi masa kujdesi: konfiskim të dokumenteve dhe obligim me paraqitje. Për dhunën e 14 nëntorit në…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Për ti mbijetuar sëmundjes së fibrozës cistike, një pacient duhet të merr 30 tableta në ditë, 6 inhalime të konsumoj 5 vakte dhe çdo ditë të bëj terapi fizikale. Por, këto janë vetëm rrethana lehtësuese nga që terapia vitale për këtë sëmundje të rrallë kushton qindra mijëra euro. Nga Asociacioni për fibrozë cistike thonë se mbi 130 pacientë vuajnë nga kjo sëmundje që vështirëson frymëmarrjen dhe organet e tretjes. “Në Maqedoni momentalisht ka rreth 130 pacientë me fibrozë cistike, ky numër ndryshon sepse disa prej familjeve për shkak të kushteve në vend kanë vendosur të dalin jashtë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Kryeministri Dimitar Kovaçevski pranon se zhvillon negociata me Aleancën për Shqiptarët dhe se mund të ketë zgjerim të shumicës parlamentare. Ai tha se është normale që partia opozitare shqiptare të ketë kushte, për të cilat do të bisedojnë. “Nuk kemi biseduar konkretisht për resorë dhe për marrjen e përgjegjësive konkrete në resorë por sigurisht se negociatat do të vazhdojnë dhe nëse pajtohemi tërësisht për këto parime bazë për të ardhmen e shtetit dhe për këtë nuk kam dyshime sepse Aleanca për Shqiptarët gjithmonë, edhe në periudhën e kaluar ka dëshmuar se i ka mbështetur të gjitha vendimet…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,82% në raport me vendimin e datës 18.11.2022.Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 3,00 den/litër deri sa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër. Nga data 22.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)EURODIZEL BS (D-E V) 90,00…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel do të hapë skriningun dypalësh treditor për kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), në takim anëtarët e Grupit Punues do të prezantojnë qëndrimin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut me përfaqësuesit e drejtorive të përgjithshme përkatëse të Komisionit Evropian në lidhje me migracionin, azilin, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile, bashkëpunimin në fushën e luftës kundër drogës, bashkëpunimin në fushën e doganave, politikën e vizave, bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërmjet njësive për inteligjencën…

Lexo më Shumë

Nga Qyteti i Shkupit thonë se autobusët e linjës 9,12, 22, 23 dhe 45 po qarkullojnë me rregull dhe pa vonesa. Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, transportuesi privat ”Slloboda Prevoz” ka për detyrë t’i respektojë detyrimet që dalin nga marrëveshja. “Apelojmë qytetarët që të mos besojnë lajmet e rreme dhe manipulimet që grupe të ndryshme politike bëjnë në opinion. Autobusët e JSP Shkup në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45 qarkullojnë rregullisht dhe pa vonesa. Transportuesi privat “Slloboda Prevoz” është i detyruar të respektojë detyrimet e dakorduara me interes publik”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 131 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 27 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makinë të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 6 masa të tjera për vozitës fillestar. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Treni është ndalur në Bogomillë, për shkak se në fshatin Slepçe ka një tren mallrash të dëmtuar, për shkak të të cilit është bllokuar shina dhe treni i udhëtarëve nuk mund të kalojë, dhe si pasojë e bllokadës udhëtarët presin me orë të tëra në stacionin hekurudhor. , ka raportuar portali Plusinfo. Treni u nis në orën 14:30 dhe portali shkruan gjithashtu se pasagjerët që jozyrtarisht janë rreth 120, ndajnë në rrjetet sociale se nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe konduktori u ka thënë se mund të presin deri sa mesnatë. Ata thonë se nuk kanë marrë…

Lexo më Shumë

foto: ilustrim – Çifti nga fshati Mokrievë, të moshës 70 dhe 69 vjeçare, kanë vdekur sot pasdite në një aksident të rëndë trafiku në dalje nga fshati Koleshino, afër Strumicës. Sipas informacioneve nga MPB Strumica, vetura “Volkswagen Passat” me shenja regjistrimi Strumicë, e cila drejtohej nga T.N. dhe në të cilën pasagjere ishte bashkëshortja e tij NN, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin buzë rrugës. Nga plagët e marra të dy kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Për shkak të dëmtimit të madh të veturës, në nxjerrjen…

Lexo më Shumë

Pushteti bën thirrje për bashkim në emër të integrimit evropian. Të pyetur se sa bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në pushtet me LSDM-në është i rrezikshëm në të ardhmen kur dihet që jemi në pluralizëm dhe në zgjedhje mund të ndryshojë realiteti, nuk ka përgjigje të prerë. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se partive shqiptare nuk u bëhet thirrje për të hyrë në Qeveri për unifikim në aspektin ekonomik, por për tu unifikuar drejt krijimit të strategjisë për anëtarësim në BE. “Nën një është ndryshimi i kushtetutës. Ndryshimi i kushtetutës i cili duhet të ndodh në 12…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Bankat i bëjnë analizat dhe përllogaritjet përfundimtare për korrigjimin e normave të interesit për linjat bankare. Pas rritjes së normës bazë të interesit të Bankës Popullore, do të jetë e pashmangshme që të rriten edhe normat e interesit për kreditë dhe depozitat. Shoqata e bankave për Alsat thotë se bankat dhe kursimoret ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare dhe secila prej tyre merr vlerësim dhe vendim për lartësinë e ndryshimit të normave të interesit. “Disa anëtarë tashmë kanë bërë korrigjimin e normave të interesit, ndërsa me fillimin e vitit të ri qytetarët mund të presin rritje…

Lexo më Shumë