Author: almakos

Gazetar: Ile Petrevski Kompanitë nga sektori i ushqimit nuk mund të arsyetohen dhe do të duhet t’i ulin çmimet e produkteve të tyre prej minimum 10 për qind. Ky është mesazhi që ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u ka dërguar sot kompanive që do të përdorin energjinë elektrike të subvencionuar nga shteti. Informacionet e tij janë se edhe lëndët e para që i blejnë nga jashtë kanë shënuar rënie dukshëm dhe për këtë, Bekteshi beson se qytetarët duhet ta ndjejnë dallimin e çmimeve nga 1 dhjetori. Deri në fund të javës së parë të dhjetorit, çmimet e ushqimeve duhet të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Disa ditë pas raportimit në Alsat për mungesën e insulinës, zgjidhet problemi administrativ. Nga Lidhja e shoqatave të diabetikëve thonë se janë informuar se janë tejkaluar të gjitha pengesat dhe janë proceduar njësitë e insulinës nëpër gjitha qytetet. Kjo ka shtuar turmat e pacientëve nëpër qendrat, për të marr ilaçin. “Që sot, insulinën e kemi në të gjitha barnatoret e qendrave spitalore dhe ambulantore, janë tejkaluar të gjitha pengesat dhe nga sot ka nisur shpërndarja nëpër gjithë vendin. Ndonëse bëhej fjalë për një lloj që sasi të vogla mungonin, tani gjithë ata pacientë që e përdorin insulinën…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ageler në një prononcim për 360 gradë shpreh hapur pakënaqësinë për mënyrën sesi Islam Abazi u zgjodh në krye të Prokurorisë, e cila duhet të udhëheqë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Ambasadës së SHBA-së rezultatet i duken të çuditshme, veçanërisht pasi kemi shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sistem të pavarur të drejtësisë…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së, Arben Taravari menjëherë pas mbarimit të takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski deklaroi se në takim nuk është diskutuar për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Sipas tij fokusi i bisedës është vënë në integrimin e vendit në BE. “Në vazhdën e takimeve, konstatuam se rruga evropiane e Maqedonisë patjetër të vazhdoj. Ne si ASH do të jemi mbështetës të këtij procesi, biseduam dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Për ligjet që janë të bllokuara në Kuvendin e Maqedonisë, siç janë dhe ligjet që ndihmojnë që Maqedonia të afrohet në BE. Nuk kemi marrë ofertë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tre persona nga fshatrat e Tetovës, pasi gjatë kontrollit pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë. “Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë”. “Të tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tre persona nga fshatrat e Tetovës, pasi gjatë kontrollit pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë. “Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë. Të tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do…

Lexo më Shumë

Një automjet ka goditur çiklistët, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri është dërguar me plagë në spital. Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në unazën afër Shkupit, në të cilin sipas informacioneve fillestare jozyrtare ka një viktimë. Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur rreth orës 16:00 pas çelësit Radishani në drejtim të Tetovës. Një automjet “Mazda” me targa Shkupi ka goditur dy biçiklistë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime dhe me autoambulancë është transportuar në Qendrën Emergjente në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Ekipet policore janë ende…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Kuvendi miratoi Ligjin për shpifje dhe fyerje, për të cilin pushteti dhe opozita për një kohë të gjatë nuk mundën të gjejnë gjuhë të përbashkët. Edhe pse e mbështetën ligjin, nga VMRO-DPMNE thonë se Ligji ka një sërë mangësish të cilat nuk e parandalojnë shpifjen dhe fyerjen si fenomen. Deputeti i opozitës Zdravko Trajanov tha se për ligjin nuk kishte debat të gjerë publik dhe akuzoi pushtetin se tentoi ta përpiloj ligjin pa u konsultuar me të gjitha palët. “Mangësi e ligjit, të cilin është çështje kohe se kur do e hapim përsëri, është se shumë çështje…

Lexo më Shumë

E rrallë, lind një foshnje me flokë gri, ja çfarë thonë ekspertët. Në Hungari ka lindur një foshnje e rrallë. I quajtur “Princi i Vogël”, djaloshi i quajtur Bence ka lindur me ngjyrë gri të flokëve. Në momentin e lindjes, ai peshonte rreth 5400 gram dhe ishte i gjatë rreth 54 cm, shkruan Indeksonline. Në fillim mjekët menduan se foshnja ishte alpinist, por më pas doli e kundërta.Ekspertët thonë se flokët e tij thjesht nuk kanë pigment. Mjekët thonë se flokët e tij dalngadalë do të fillojnë të marrin ngjyrë.

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Autoritetet lokale në Strugë kanë shpenzuar më shumë se 800 mijë euro për katër vjet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e deponive. Por, në vend të sanimit të hapësirës dhe dislokimit të deponisë ilegale ekzistuese në hyrje të qytetit, siç premtoi kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është shpenzuar një shumë e madhe prej 820.000 eurove, akuzon VMRO-DPMNE. “Unë dyshoj se këto para janë shpenzuar realisht për mirëmbajtjen e deponisë. E njëjta kompani e mirëmban deponinë dhe fondet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e deponisë transferohen me atë normë”, tha Alen Dereban-këshilltar nga VMRO DPMNE. Kryetari i komunës…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Komuna e Tetovës, subvencionon me 25 milion denarë ndërmarrjen publike komunale “Tetova”. Paratë dedikohen për pagat e rreth 200 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, të cilët për herë të fundit rrogë kanë marrë para katër muajsh. Vendimi u miratua në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kreu i këshillit të Tetovës. Ndërkohë u vendos që rroga e këtij muaji e kreut të komunës, kryetarit të këshillit por edhe drejtorit të dedikohen për pagat e punonjësve të ndërmarrjes “Tetova” “Është një zgjidhje afatshkurta deri për vit të ri, ku komuna apo këshillit si organ themelues i ndërmarrjes do mbulojë…

Lexo më Shumë

Nëpunës të policisë nga njësiti special antiterrorist “Tigrat” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot dhe nesër do të bëjnë stërvitje taktike – demonstruese në shtrirjen nga kanali “Studençishtë” drejt shtegut të këmbësorëve në Ohër, njoftoi SPB Ohër. Zëdhënësi Stefan Dimoski sqaroi se bëhet fjalë për aktivitet të rregullt stërvitës të Njësitit në të cilin do të përfshihet edhe Njësiti i Helikopterëve të MPB-së. “Qëllimi është përforcimi i kompetencave profesionale të pjesëtarëve të Njësitit për efikasitet dhe efektivitet të rritur në luftën kundër krimit dhe ngritjes së sigurisë së qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Dimoski. Para fillimit të stërvitjes, shtoi, ekipet…

Lexo më Shumë