Nuk ka akoma asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët, por, nga kjo parti presin që ushtruesi i detyrës kryetar, Arben Taravari, të dorëzojë kandidaturën e tij. Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 28 nëntor kurse nga partia opozitare thonë se të drejtën e kandidimit e kanë edhe anëtarë të tjerë. “Është e vërtetë se deri tani, përveç ushtruesit të detyrës z. Taravari, i cili edhe ai nuk e ka shprehur në mënyrë eksplicite kandidimin e tij por normalisht ne mendojmë që ai do të jetë dhe kandidati, ndonjë kandidaturë tjetër, ndonjë emër tjetër,…
Author: almakos
Ka përfunduar pa miratimin e raportit, takimi i mbrëmshëm në BDI. Mbledhja e kryesisë ka zgjatur deri në orët pas mesnate në të cilat është folur për llogaridhënien e tre javëve më parë nga ministrat e BDI-së. Sipas burimeve të Alsat, në takim ka pasur qëndrime të ndryshme rreth realizimit të tij dhe madje Grupi i Zjarrit ka kërkuar revizion të raportit dhe pas përputhjes së dy drafteve të mund të miratohet raporti final. Mbledhja e mbrëmshme pa konkluzion pritet të vazhdojë në javët në vazhdim, edhe pse nuk është caktuar një datë. Sipas informacioneve nga burime të tjera po…
Moti sot do të jetë me vranësira me reshje shiu, të cilat do të jenë të shumta në shumë vende pasdite dhe gjatë natës (mbi 25 l/m2 në 24 orë). Lokalisht do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme më intensive dhe bubullima (mbi 30 l/m2 në 12 orë), veçanërisht në zonat juglindore dhe lindore të vendit. Herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Në Shkup vranësira me reshje shiu, të cilat pasdite dhe gjatë natës do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, herë…
Gazetar: Adrian Kerimi “Me urdhrin tonë policia ka siguruar personat e dyshuar sot nën Prokurori ku edhe janë marr në pyetje. Nga mëngjesi deri në orën 17:00 prokurori kujdestar ka marr në pyetje 10 persona dhe për të gjithë ka propozuar masa për siguri të cilat i ka pranuar gjykata. Të hënën do të vazhdohet me personat e tjerë”, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë. Ministria e Brendshme gjatë ditës njoftoi për Alsat se polici praktikant nga SPB në Kumanovë i dyshuar për dhunë është suspenduar nga detyra deri në përfundimin e procedurës penale. “Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për…
Tash e sa kohë janë festat ato të cilat bashkojnë çdo tryezë të familjeve shqiptare. Ndonëse jeta në distancë vazhdon të praktikohet më shumë, një mesazh i bukur nga ana e ndonjë personi te dashur përçon një emocion të pakushtëzuar. Në një festë si kjo është familja dhe miqtë e juaj të zemrës, ata që behën më të dashur, ndaj edhe meritojnë një mesazh të bukur nga ana e juaj për Vitin e Ri. Tash koha është për të uruar e festuar në mënyrën me të mirë me njerëzit e dashur, si familja, miqtë, kolegët… , prandaj gëzuar vitin e…
Alsat jo zyrtarisht mëson se në këto momente është duke u zbatuar dëgjimi i huliganëve të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë. Prokurori kujdestar siç mësojmë jo zyrtarisht është edhe duke i njoftuar të dyshuarit me provat kundër tyre. Nuk dihet nëse do të ketë masa kujdesi (paraburgim) për të dyshuarit, arrest shtepiak apo do t’i konfiskohen pasaportat dhe so të obligohen me paraqitje. Adrian Kerimi
Nga janari deri në nëntor, Komisioni Rregullator i Energjetikës ka lëshuar licenca për prodhimin e energjisë elektrike, nga burime të rinovueshme për rreth 200 elektrocentrale. Sipas informacioneve, qytetarët kanë interesin më të madh për prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët. Deri më tani janë dhënë licenca për 87 megavat orë kapacitet të instaluar. Mbi gjashtëdhjetë megavat janë për hidrocentrale të vogla dhe 2.5 megavat janë termocentrale me biogaz. Kjo sasi e energjisë elektrike prej më shumë se 95 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, parë në terma absolutë, është më e lartë se prodhimi i TEC Kozjak dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.11.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 188 masa, nga të cilat 18 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tri masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për automjetet e paregjistruara…Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e…
Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë sot vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së re të Kryesisë Qendrore të partisë në selinë e partisë në Mala Reçicë. BDI në seancën konstituive të filluar më 30 tetor, e cila zgjati gati 12 orë, iu kushtua vlerësimit të punës së anëtarëve të partisë që janë zyrtarë në pushtetin ekzekutiv. Në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së të mbajtur më 15 tetor në Tetovë, nënkryetarë të kësaj partie janë zgjedhur Izet Mexhiiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholi. Sekretar organizativ u zgjodh Blerim Bexheti, sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe sekretare…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë dhe herë pas here me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri në 21 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i vranët dhe me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë juglindore. Gjatë natës do të ketë reshje të dobëta shiu.…
Aleanca për Shqiptarët thotë se nuk ka qenë në takimin në Zajaz me kreun e Bdi dhe me kryeministrin Kovaçevski. Në një reagim, ata thonë se lajmi nuk ppërmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret. Sipas reagimit, Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë.
Për Darko Avramovskin, nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, modeli zgjedhor për njeriun e parë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i keq, edhe pse siç thotë ai në emisionin “360” në Alsat, mund të precizohen disa dispozita. “Modeli në thelb është i mirë, ajo që duhet punuar është që të precizohen disa dispozita. Fakt është se vetë institucionet në veprimet e tyre duhet të dëshmojnë integritet dhe zbatim të atyre parimeve të mirëqeverisjes dhe menaxhimit të mirë që jo gjithmonë duhet të jenë të shkruara”, thotë Avramovski./Alsat.mkThe post Avramovski: Modeli për…

