Author: almakos

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot filloi gjykimi për rastin “Besa Trans”, në të cilin në nëntor të vitit të kaluar në aksidentin e autobusit humbën jetën 45 persona. Në këtë rast, një person fizik dhe një person juridik akuzohen për veprën penale “falsifikim dokumentesh”. Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.

Lexo më Shumë

Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se partia “E Majta” dhe lideri i saj Dimitar Apasiev janë rreziku më i madh për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me euro-deputeten Irace Garcia Perez, Kovaçevski tha: “Rreziku më i madh për rrugën tonë drejt së ardhmes evropiane qëndron tek një parti politike, e cila ka një politikë anti-evropiane, anti-NATO dhe anti-integruese. Është “E Majta” dhe presidenti i saj, Dimitar Apasiev, që njëherit po mbajë peng edhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Euro-deputetja Iraçe Garsija Perez gjatë qëndrimit të saj në Shkup theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i takon familjes evropiane. Megjithatë u shprehë e prerë se është koha që interesat partiake të lihen anësh dhe të arrihet kompromis për të realizuar reformat e nevojshme. “Kam ardhur në një moment të rëndësishëm, hapja e negociatave dhe procesi i skriningut. Një punë duhet të jetë e qartë, RMV-ja i takon Evropës ajo është  pjesë e familjes evropiane. Por ardhmëria është në duart e juaja dhe në vullnetin e  Kuvendit dhe qytetarëve. Është e rëndësishme që interesat partiake të lihen anësh dhe…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 23 vjeçarin E.K. nga fshati Kalishtë. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit ndaj personit në fjalë është gjetur dhe konfiskuar heroinë. “Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (14-nëntor) rreth orës 13:15, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin E.K. nga Kalishti i Gostivarit, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse”, njoftojnë…

Lexo më Shumë

Njëzimi po vazhdon të rritet në Botë. Tetë miliardë njerëz jetojnë në planetin Tokë – një moment historik i madh i parashikuar zyrtarisht ditë më parë. Popullsia njerëzore mund të arrijë në 8.5 miliardë deri në vitin 2030, 9.7 miliardë deri në vitin 2050 dhe të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë gjatë viteve 2080 dhe të mbetet në atë nivel deri në vitin 2100, vlerësoi ditë më parë OKB.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Tearcës, sot organizojnë ngjarjen “Çdo plumb ka një objektiv” në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin e opinionit për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. Siç kanë njoftuar nga UNDP-ja, fjalim do të kenë kryetari i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri, kreu i SPB-Tetovë Amir Dalipi dhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së Sanja Bojaniq.

Lexo më Shumë

Armenia ka lëshuar akuza ndaj Azerbajxhanit se ushtria e saj ka sulmuar pozicionet armene në kufirin me Bakun. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. “Në orën 20:00, njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr me armë të vogla të kalibrave të ndryshëm në drejtim të pozicioneve armene të vendosura në pjesën lindore të kufirit armeno-azerbajxhan. Nuk pati humbje nga pala armene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Armensisë, sipas së cilës për momentin situata është kthyer relativisht e qëndrueshme. Dy vendet kanë luftuar dy luftëra…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale janë shpërndarë këto pamje të cilat i referohen orëve të para pas mesnate (14.11.2022). Në lagjen “Orta Bunarë” në Kumanovë mësohet se dy të rinjë shqiptar ishin cak i një sulmi, motivi i të cilit nuk dihet. Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për 12-14 persona të maskuar, të organizuar dhe të armatosur me armë të ftohta. Rasti është denoncuar në polici dhe po punohet për zbardhjen. Të rinjët që ishin cak i sulmit kanë deklaruar se nuk kanë pasur zënka paraprake më ndonjë person ose grup të caktuar. Në atmosferën e kamerave të sigurisë dëgjohen fyerje në gjuhën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Shfrytëzuesit e ngrohjes në Shkup-Veri kanë dy ditë që nuk kanë ngrohje. Kjo ngrohtore ishte e para që ndezi ngrohjen qendrore, dhjetë ditë para afatit ligjor, por tashmë nuk ka para për të blerë gaz natyror për prodhimin e energjisë termike. Qytetarët janë të revoltuar dhe thonë se po i paguajnë kot faturat, pasi edhe kur ka pasur radiatorët kanë qenë të vakët dhe kjo u ndodh çdo vit. “Nuk kemi që nga mëngjesi i djeshëm, në shtëpi është ftohtë. Ne paguajmë gjatë tërë vitit çdo muaj, varet nga sa kemi shpenzuar. Lëviz nga 2500 deri në…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi 21 memorandume dhe marrëveshje bashkëpunimi u firmosën mes funksionarëve të ekzekutivit të qeverisë së vendit dhe asaj shqiptare në kuadër të seancës së dytë të përbashkët ndërqeveritare. Dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama thanë se marrëveshjet mes tjerash përfshinë ndërtimin e infrastrukturës së përbashkët për gaz natyror dhe energji të rinovueshme, lidhje rrugore përmes Korridorit 8, ndërtimin e një Porti të thatë në Strugë dhe hapjen e një vendkalimi të ri kufitar Strugë-Pogradec. Rama tha se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve s’kanë qenë kurrë më mirë dhe se vendet tashmë janë në një fazë të re…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Situata ekonomike, lufta në Ukrainë, mosmarrëveshjet e pazgjidhura në rajon, e bëjnë Ballkanin Perëndimor një vend të pasigurt për të rinjtë, të cilët e shohin të ardhmen jashtë vendeve të tyre. Të rinjtë shqiptarë dhe serbë thonë se është e nevojshme që elitat politike t’i tejkalojnë problemet, në mënyrë që të vazhdojnë të jetojnë në paqe. “Më shqetëson situata. Çështja e Kosovës dhe Serbisë, më shumë është çështje politike, dhe çështje propaganduese e mediave, ajo që ata e publikojnë. Po ashtu është çështje edhe e kishës. Ne të rinjtë mundemi më shumë të bashkëpunojmë, ti vizitojmë vendet…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Shtyhet hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë. Pas më shumë se një orë negociata mes komunës së Tetovës dhe pronarit të shtëpisë, u arrit marrëveshje që sipas pronarit prishja e shtëpisë për hapjen e bulevardit të shtyhet për dy javë. Ndërkohë brenda kësaj kohe pronari i objektit Islam Rushiti thotë se komuna duhet të lejojë ndërtimin e shtëpisë për këtë familje në një pjesë të oborrit që ka mbetur. “Për dy javë ditë është vendosur që të rijmë pra edhe dy javë këtu. Brenda dy javësh ne duhet ta lirojmë shtëpinë dhe ata të na japin…

Lexo më Shumë