Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa komentoi ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëj Republika e Maqedonisë së Veriut, tha se edhe përkundër që Shqipëria ka një model tjetër, theksoi se ka njohur shumë minoritete përshi edhe atë bullgar. “Ndryshimet kushtetuese më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund ti kthejnë në arsye për tu përçarë mes vete dhe në hapësirë për të krijuar probleme në këtë vend, ndërkohë që ky vend ka nevojë për të vrapuar dhe anëtarësuar në BE. Kushtetuta e juaj është një model i njohur. Mund t’ju them se ne në Shqipëri kemi një…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton qytetarët se nga nesër hyn në fuqi rregulli për posedim të pajisjeve dimërore në automjete. “Informojmë qytetarët se nga nesër, 15 nëntor deri më 15 mars, duhet të kenë pajisje dimërore në automjete. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë obligimin ligjor për posedim të pajisjeve dimërore, sepse në këtë mënyrë mundësojmë qarkullim të qetë dhe të sigurt në rrugë në kushte dimërore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 142 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 63 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk
Një grup studentësh sot pasdite, gjegjësisht në ora 16:00 do të protestojë para Kuvendit për kushte më të mira studentore. Kjo protestë vjen pasi u paralajmërua dhe pastaj u tërhoq një ligj për heqjen e vaktit studentor. Organizatorët e protestës, nga shoqata “Rezistenca Studentore” thonë se kanë 4 kushte për të ndalur protestën: të rritet shuma financiare e vaktit ditor nga 120 në 150 denarë, të barazohen të gjitha bursat, studentët të mos të jenë pjesë e masave shtrënguese të qeverisë dhe të përmirësohen kushtet në konviktet e studentëve.
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do ta mbajë seancën e 70-të, ku në rend të ditës është miratimi i vendimit për emërimin e Islam Abazit për prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup. Në zgjedhjet për kryetar të Prokurorisë kundër Krimit të organizuar dhe korrupsioni më 7 nëntor më së shumti vota mori Islam Abazi – 66, i dyti nga katër kandidatët e regjistruar për nga numri i votave ishte Ermon Neziri me 64 vota, Vilma Ruskovska 14 dhe Dessa Paunovska dhjetë vota.
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se deri më tani asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë në përfaqësitë diplomatike, pas shpërthimit të tmerrshëm të sotëm në Stamboll. Ata kanë postuar numrat e linjës telefonike për mbështetje. “MPJ po e ndjek me shqetësim situatën pas shpërthimit të fundit tragjik dhe në shërbim emergjent janë vënë Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, si dhe Ambasada në Ankara. Në rast nevoje për ndihmë për qytetarët tanë, ata mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit të shërbimit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të ministrisë për mediat.
“Furnizimi me ngrohje ESM” është duke punuar intensivisht në përgatitjen e faturave-faturave për energjinë termike për muajin tetor, siç bëjnë me dije nga kompania, konsumatorët do t’i marrin faturat në periudhën e ardhshme me një vonesë të vogël, krahasuar me datën kur i kanë pranuar më parë. për shkak të, siç thonë ata, përgatitjeve të nevojshme teknike për prodhimin e tyre dhe do të kenë një afat të duhur për pagesën. – Në kuadër të përgatitjes së faturave janë duke u bërë përgatitje edhe për procedurën e transferimit të të dhënave të konsumatorit, të cilat do t’i bartin nga furnizuesi…
Gazetar: Adnan Qaili Për inspektimet e jashtëzakonshme revizore në klinikat e shtetit, Ministria e Shëndetësisë i raporton Qeverisë, se ka gjetje për keqpërdorime, por ato dosje ekzekutivi nuk i procedon në prokurori ku dyshimet janë të mëdha për tërheqje të miliona euro nga fundi përmes terapive kundër kancerit. Kryeministri Kovaçevski përveç leksioneve se kush çka duhet të ndërmerr, thotë se raportet janë të disponueshme për të gjitha ato organe që ju intereson, por ata nuk kanë bërë asnjë kallëzim penale. “Përderisa ka indicie për veprime të caktuara që janë të kundërligjshme, atëherë gjithë ato raporte janë në dispozicion për cilido…
Heshtin institucionet të cilat dhanë vlerësim pozitiv për dhënien e shtetësisë oligarkut dhe ish politikat ukrainas Oleksandar Onishçenko. Alsat drejtoi pyetje në Agjencinë për Siguri Kombëtare nëpër të cilën kalojnë të gjitha aplikimet për shtetësi. Nga atje nuk sqarojnë se si person i padëshiruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të ndikimit në zgjedhjet presidenciale, i përfshirë në rrjetin rus të ndikimit, i afërt me Moskën dhe i arratisur nga vendi i tij për shkak të dyshimeve për shpëlarje parash me vlerë prej mbi 100 milion euro, arriti të kalojë filtrat e këtij institucioni dhe të marrë vlerësim…
Gazetar: Ile Petrevski Komisioni Rregullator i Energjetikës së bashku me një grup ekspertësh ka nisur procedurën për hartimin e bllok tarifave për energjinë elektrike edhe në ekonomi. Rregullatori siguron se kompanitë do të kenë përfitime, por edhe ato duhet të kursejnë dhe të përdorin në mënyrë racionale energjinë elektrike në aktivitetet e tyre afariste. Parimi do të jetë i njëjtë si për familjet. “Në nëntor do të nisin analizat e reformës së re bllok-tarifore për konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar. Parimi do të jetë i njëjtë si për amvisëritë- kush shpenzon më pak, paguan më pak”, thonë nga…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për kontrabandë me migrantë. Në veturat e tyre janë kapur 6 emigrantë. “Me datë 12.11.2022 rreth orës 14:30 në rrugën Demir Kapi – Negotinë, në vendin e quajtur “Jella”, zyrtarë policor të stacionit policor Negotinë kanë ndaluar S.F.(26) nga Shkupi, i cili drejtonte veturën e pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, dhe A.Q.(20) nga Gjevgjelia, i cili drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve “Seat” me targa të Gjevgjelisë, pasi në vetura janë gjetur gjashtë emigrantë (pesë nga Siria dhe një nga Pakistani)”, thonë nga MPB.
“Studentë nga Maqedonia me dekada ka qenë viktimë e politikave të këqija dhe pasivitetit institucional. Është koha të ngrihemi kundër shkatërrimit të standardit studentor. Ndaj është koha e rezistencës studentore”. Kjo thirrje vjen nga një nismë studentore në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur për mbajtjen e një proteste studentore para Kuvendit republikan të hënën në orën 16.00. Studentët që thërrasin protestën kërkojnë tërheqjen e propozim-amandamenteve të Ligjit për ushqime të subvencionuara të studentëve dhe rritje e vaktit nga 120 në 150 denarë. Studentët kërkojnë barazimin e bursave me shumën më të lartë, përjashtimin e studentëve nga masat antikrizë të…

