Gazetar: Adrian Kerimi Policia ka bastisur gjashtë lokacione në Shkup dhe ka arrestuar katër persona mbi dyshimet për vepra penale “vrasje” dhe “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”. Dy prej të kërkuarve mbeten të pakapshëm për policinë dhe po kërkohen me urdhër arresti. Gjatë bastisjes janë konfiskuar armë zjarri dhe pajisje të cilat sipas policisë mund të jenë prova për të dëshmuar veprat penale. “Gjatë bastisjes në Vizbeg të Shkupit dhe tre bastisje të tjera në Çair të Shkupit, një bastisje në Bit Pazar dhe një bastisje tjetër në Aerodrom janë gjetur dhe konfiskuar: pistoletë dhe karikatorë me 14 plumba, pistolet…
Author: almakos
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe akuzoi sot Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në seancë n e 44 pa ndonjë raport paraprak i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus Aleksandar Unishchenko i cili kërkohet nga Ukraina për pastrim parash dhe është në listën e zezë të SHBA-së. “Një politikan rus i arratisur dhe i kërkuar nga Ukraina dhe që është në listën e sanksioneve të SHBA-së, ka fituar shtetësinë e Maqedonisë së Veriut përmes një vendimi plotësisht jo transparent nga ana e qeverisë. Aleksandar Unishchenko është një ish deputet i parlamentit të Ukrainës i afërt me ish…
Gazetar: Adrian Kerimi Në fund muajit mars 2023 uniformat dhe emblemat e policisë do të jenë në dy gjuhë. Këtë e tha vetë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski gjatë intervistës së tij në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Dekreti i miratuar nga Qeveria është miratuar në mars të këtij viti. “Dekreti ishte miratuar nga Qeveria dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare më 18 mars 2022. Ka hyrë në fuqi 8 ditë pas sjelljes, ndërsa fillon së zbatuari më së voni 1 vit nga dita e hyrjes në fuqi, përkatësisht më së voni deri më 26 mars 2023. Jemi duke i…
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka vlerësuar si vit të suksesshëm vitin e parë të drejtimit të komunës nga an e tij. Kasami para mediave me rastin e një vjetorit të udhëheqjes së komunës nga ana e tij, u lavdërua se ka bërë shumë punë, megjithatë pranon se nuk ka realizuar atë që e ka premtuar dhe se mbeten edhe shumë punë për tu bërë. “Gjatë kësaj kohe, ne kemi arritur të shlyejmë një pjesë të borxhit dhe kemi realizuar edhe projekte të reja. Shlyerja e borxhit ishte ndër prioritet kryesore tonat. Të kthejmë një pjesë borxhi…
Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisionet për Financim dhe Buxhet dhe ai për Mbrojtje e Siguri. Projektligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike, pas një procedure të shkurtuar, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për Financim dhe Buxhet. Anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë do të diskutojnë tre propozim-vendime, për dërgimin e një pjesëtari të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë, për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin e…
I pyetur për përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin TIGRAT, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se nuk ka rëndësi përkatësia etnike, por që kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për në këtë njësit elitar. “Nga të gjithë kandidatët që janë paraqitur ka qenë vetëm një shqiptar. I cili i filloi testimet dhe arriti deri te kontrollet preliminare, ngaqë nuk dinte not nuk mundi të vazhdojë tutje”, tha Spasovski. Ai shtoi se këtu nuk mund të ketë improvizime, pra nuk mund të bëni asnjë lëshim./Alsat.mk
Njësitit i Zjarrfikësve-Ohër njofton se në orët e vona të pasdites së sotme kanë intervenuar në një aksident trafiku ku janë përplasur tri vetura në afërsi të “Shën Erzamo”. Ata thonë se ekipi i shërbimit bëri përpjekje për të nxjerrë të lënduarit sa më shpejt që ishte e mundur. “Katër persona kanë mbetur të lënduar, një person ka ndërruar jetë”, shtojnë nga atje.
Gazetar: Mefail Ismaili Sindikata e kontrollorëve të fluturimit, akuzon drejtorët e M-NAV-it se dëshirojnë të prishin procedurat për shkollimin e tetë kontrollorëve në Danimarkë, për shkak se fëmijët e dy prej drejtorëve nuk i kanë kaluar testet filtruese për t’u shkolluar si kontrollues në fluturime. Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski thotë se drejtorët për një kohë të gjatë po e zvarrisin nënshkrimin e listës me tetë studentët më të mirë të cilët kanë kaluar testet dhe filtrat në një shkollë daneze. “Do të thotë nga tre drejtorë dy janë që kanë fëmijët e tyre që kanë konkurruar në këtë konkurs…
Gazetar: Ile Petrevski Biznesmenët dhe kryetarët e komunave që manipuluan me Ligjin për Energjetikë dhe kaluan nga tregu i lirë në atë të rregulluar, kanë obligim që deri në fund të këtij muaji ta korrigjojnë gabimin. Përndryshe, Furnizuesi Universal do t’i heqë ato nga rrjeti. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për qindra kompani nga sektori privat, si dhe komunat dhe shoqëritë publike, por informacionet jozyrtare janë se në këtë skemë janë përfshirë rreth 2500 kompani nga pothuajse të gjithë sektorët. “Këto keqpërdorime i kemi vërejtur në muajin mars kur komunat kanë filluar t’i transferojnë prokurimet e ndriçimit publik dhe blerjet e…
Gazetar: Ile Petrevski Nëse tregtarët nuk ulin çmimet e produkteve ushqimore në dhjetë ditët e ardhshme, qytetarët duhet t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se buka, brumërat, qumështi dhe produktet e qumështit, mishi, vezët duhet të shiten për 5 deri në 12% më lirë. Kompanitë e industrisë ushqimore nga sot kanë lidhur marrëveshje me EMV për shfrytëzimin e energjisë elektrike më të lirë. Këtë privilegj do ta kenë rreth 1000 kompani, nga të cilat gati 600 janë furra buke. “Pritet që në tre deri në katër ditët në vijim të ketë ulje të çmimeve…
Gazetar: Ardit Ramadani Edhe pse ndryshimet e fundit në Ligjin për Prokurorë, të cilat mundësuan që shefi i Prokurorisë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të zgjidhet drejtpërdrejt nga prokurorët e vendit u proklamuan si zgjidhje përfundimtare e ndikimeve të mundshme politike në këtë proces, organizata joqeveritare, akademikë, Komisioni Antikorrupsion si dhe Ministria e Drejtësisë tani vlerësojnë që as ky model nuk është i duhuri. Akademiku Vllado Kambovski potencoi se ndoshta në të ardhmen do të duhet të bëhen ndryshime në procesin e zgjedhjes dhe shefi i kësaj prokurorie të zgjidhet me shumicë absolute të votave. Ai i…
Në të gjitha gjashtë institucionet shëndetësore në Shkup ku mund të bëhet mamografi nuk ka terminë në tre muajt e ardhshëm. Kjo informatë mund të kontrollohet edhe në pjesën për termine në ueb-faqen e “Termini im”. Të pyetur nga MIA përse nuk ka terminë dhe nëse po punohet në rregullimin e kësaj çështje të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë nuk dha përgjigje konkrete dhe fokusin e vendosi në Programin nacional të skriningut për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Në mungesë të termineve, ndërkaq me qëllim të kontrolleve me kohë, gratë janë të detyruara zgjidhjen ta kërkojnë në klinikat private.

