Author: almakos

Ermis Arra është në klasë të 8-të, në shkollën 9-vjeçare “Shaqir Lleja”. Lënda e tij e preferuar është matematika, aq sa në shumë raste përgjigjet e ushtrimeve i gjen më shpejtë se makina llogaritëse. “Kur bleva tabelën e shumëzimit dhe vazhdova që të mësoj numrat e vegjël dhe më pas fillova të rikuperoj numrat e mëdhenj, arrita që të shumëzoj shifra edhe më të mëdha se 10-ta”, thotë Ermisi. Mënyrën e të vepruarit nuk ka arritur ta zbulojë as vetë profesori i tij. “Unë si mësues veprimet që kryen Ernisi jam i detyruar që t’i kryej me makinë llogaritëse për…

Lexo më Shumë

Pas incidentit në stadium policia ka arestuar të paktën 4 persona. Ndërkohë behet e ditur se punohet në indentifikimin e mëshum personave të përfshirë në këtë incident. Nga ministria e brendshme thonë se në bashkupumin edhe me Prokurorinë do të ndëshkohen të gjitha paregullsitë ndersa personat qe jane futur ne fushë dhe kanë sulmuar fizikisht lojateret do të ndëshkohen dhe ndaj tyre do të ngritet padi penale./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët Ditëve të fundit i gjithë opinioni është dëshmitar se si gjyqësori në vend është vënë kryekëput në shërbim të pushtetit ekzekutiv dhe bashkëpunëtorëve të tyre, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët. “Brenda pak ditësh, për herë të tretë anulohet seanca gjyqësore për spitalin modular në Tetovë me arsyetime banale për mosprezencë të avokatëve. Nga ana tjetër, kur duhet të lirohen dhe lehtësohen bashkëpunëtorët e këtij pushteti, gjykatat bëhen super ekspeditive dhe “kreative”. Sot, Gjykata Penale përmes bashkimit të dy dënimeve, ia zvogëloi dënimin me burg për katër muaj, bashkëpunëtorit të regjimit të kaluar dhe atij aktual, Orce Kamçevit,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është kryer bisedë informative me një 67-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me pushkë ajrore në drejtim të një maceje, nën pronësi të një 22-vjeçari nga Shkupi. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. “Më datë 08.11.2022 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga Sektori për Çështje Kriminale në Gjorçe Petrov, pranë SPB-Shkup, kanë zhvilluar intervistë zyrtare me M.T.(67) nga Shkupi pasi rreth orës 14:30 me pushkë ajrore ka qëlluar me armë në një mace shtëpiake në pronësi të F.LL. (22) nga Shkupi”, thonë…

Lexo më Shumë

Videolotaria” Cazinos Austria” ofron mbështetje për Federatën e Basketbollit të Maqedonisë në  para-kualifikimet për “Eurobasket 2025”. Nga Videolotaria theksojnë se ky nuk është bashkëpunimi i parë. Kryetari i federatës, Pero Antiq në emër të ekipit shprehu falënderime për mbështetjen duke theksuar se po mundësohen kushte më të mira për dy ndeshjet e ardhshme të cilat janë shumë të rëndësishme. “Nën moton ‘Luaj me më të mirët ’ Videolotaria tregon se tregon përkushtimin ndaj sportit dhe mbështetjen e më të mirëve në sport. Në këtë drejtim sot kemi arsye të mirë që e ndajmë me ju, sponsorizimin për federatën e basketbollit…

Lexo më Shumë

Zgjedhja e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsiot, sipas liderit të opozitës, Hristijan Mickoski ka qenë marrëveshje e partive politike në pushtet. Ai theksoi se këto praktika ulin besueshmërinë e qytetarëve në gjyqësor. “Është sekret publik se kjo përfaqëson një marrëveshje partiake-politike të Qeverisë. Gjithashtu është sekret publik se aty ka pasur dy rryma, dikush ishte për dikë dhe tjerët për dikë tjetër por fitoi ky. Vazhdon partizimi, andaj në anketën e radhës për besueshmërinë në gjyqësor 8 për qind por do të jetë 1 apo 3 për qind. Supozoj nga familjarët…

Lexo më Shumë

Alarme të reja për bomba në shkollat e mesme të Shkupit. Në mëngjes kanë mbërritur kërcënime në 4 shkolla të mesme. Policia ka evakuuar nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ka kryer kontrollet e nevojshme. “Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarra masat për evakuim në të gjitha 4 shkollat. Janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. Alarmet e tilla për bomba janë bërë përditshmëri në shkollat e mesme të Shkupit. Autoritetet theksojnë se kërcënimet janë pjesë e strategjisë për sulme hibride, me çka po përballen edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Lexo më Shumë

Policia dhe Qendra për Menaxhim me Kriza kanë lokalizuar dhe tërhequr trupin e pajetë të shtetasit belg, i cili mbrëmë ra në humnerën prej 700 metrave gjatë ngjitjes në majën “Titov Vërv” mbi Malin Sharr. Bëhet fjalë për shtetas belg me prejardhje nga Algjeria, ndërsa në shoqëri të tij ka qenë 24 vjeçari nga Kumanova me iniciale F.N i cili ka denoncuar rastin në linjën emergjente. 24 vjeçari është pranuar për kurim dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nga QMK njoftojnë se terreni ku janë aksidentuar dy të rinjtë banues në Belgjikë përbën terren të vështirë, me të reshura…

Lexo më Shumë

Janë gjetur dy personat e paraqitur si të zhdukur një natë më parë gjatë ngjitjes në “Titov Vërv”. Sipas informacioneve të para mësohet se njëri prej tyre është nga Kumanova (F.N. 23vjeç) banues në Belgjikë dhe tjetri shtetas belg me prejardhje nga Algjeria. Ky i fundit është gjetur pa shenja jete, derisa 23 vjeçari me prejardhje nga Kumanova është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me ca lëndime të lehta trupore, shkruan Alsat. Sipas versionit të QMK-së deri te zhdukja ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes në një humnerë në Malin Sharr, rrugës për destinacionin “Titov Vërv”./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në njërën nga Klinikat e Shkupit, ka ndodhur përleshje mes dy kolegeve. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria për Punë të Brendshme, nga ku theksojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit. “Me datë 07.11.2022 në ora 13:35 në Stacionin Policor Qendër, S.M.(47) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:00 në vendin e saj të punës në njërën nga klinikat në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj. V.M. Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se është gjetur alpinisti i cili ishte në kërkim që nga mbrëmë pasi u raportua se ka rënë nga një shkëmb në zonën afër majës së Titos. Alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur që mbrëmë rreth orës 20:00 dhe i njëjti është dërguar në spital rreth orës 3 së bashku me kreun e SPB Tetovë i cili gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë aksion-shpëtimit. “Janë gjetur dy personat e zhdukur në shpatet e malit Sharr në zonën pranë majës së Titos. Njëri prej tyre është gjetur diku pas orës 20:00 dhe nga…

Lexo më Shumë