Author: almakos

Në Kuvend vazhduan diskutimet në kuadër të procesit Zhan Mone për ndryshim apo sjellje të Rregullores së re dhe atë për miratim të ligjeve në procedurë të rregullt dhe për punën e komisioneve dhe mundësisë për ndryshime të caktuara në punën e tyre. Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe E Majta do t’i marrin vërejtjet nga takimi i djeshëm, sepse nuk morën pjesë në të.

Lexo më Shumë

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me nevojën për sjelljen e Programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për dhënien e mbështetjes financiare për promovimin dhe zhvillimin e trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për transportuesit e vendit dhe të huaj, për periudhën 2023-2025, si dhe e miratoi Programin. Gjithashtu u miratua Dekreti për mënyrën dhe kriteret e dhënies së mbështetjes financiare për transportuesit ajror të vendit dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga përfituesit e mbështetjes financiare. “Në përputhje me këto vendime, Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Më shumë tre rroga minimale janë të nevojshme që një familje katër anëtarëshe të arrij të siguroj shpenzimet që parasheh shporta konsumatore e cila ka arritur në mbi 51 mijë denarë. Qytetarët që u anketuan nga Alsat thanë se tashmë shporta e tyre është e përgjysmuar për shkak të krizës ekonomike. Sipas tyre, prioritet kanë produktet ushqimore bazë dhe ilaçet. “Mendoj se nuk ka njeri në Maqedoni që mund ta ketë atë mesatare që ta mbërrij shportën konsumatore, ti mbuloj shpenzimet. Tash është shumë e vështirë, si dikur në fëmijërinë time, të shkruash me laps se çfarë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Zhan Mitrev doli para mediave pesë muaj pas “bombës atomike mediatike” siç e quan ai skandalin me metodën e hemo-flitrimit të pacientëve të sëmurë nga kovid 19, të cilët u trajtuan në Klinikën e tij gjatë viteve 2020-2022. Mitrev hodhi poshtë akuzat duke thënë se mbi gjysma e pacientëve, të cilët iu kanë nënshtruar terapisë së hemofiltrimit nga 3,000 mijë euro, shpëtuan. “Kemi informacione te sakta, mendoj se mbi 50% kanë mbijetuar vetëm ata pacientë që iu është bërë hemo-filtrimi. Ata ishin pacientët me gjendjen më të rënduar shëndetësore. Nga 1,738 pacientë që janë trajtuar nga kovid-19,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Takimi i sotëm i procesit Zhan Mone, në të cilin deputetët diskutojnë për ndryshime të rregullores për punën e Kuvendit u mbajt pa përfaqësuesit e VMRO-së. Koordinatori i Grupit parlamentar të opozitës maqedonase, Nikolla Micevski deklaroi se nuk janë duke e bojkotuar punën e procesit “Zhan Mone”. Ai e ka akuzuar kreun e Kuvendit se e ka caktuar ditën e sotme për vazhdimin e takimeve, pa u konsultuar me opozitën, duke e ditur që deputetët e opozitës paraprakisht kanë pasur agjendë të caktuar për aktivitete të tjera dhe takime me euro deputetët. Sipas Micevskit, veprimi i këtillë…

Lexo më Shumë

Për të tretën herë me radhë është anuluar mbajtja e seancës së parë të gjykimit të tre të akuzuarve për modularin e djegur në Tetovë. Edhe sot, njëjtë si radhën e kaluar, mungonte njëri nga avokatët e mbrojtjes. Kësaj radhe i mjekut Boban Vuçevski, për çka edhe gjykatësi vendosi anulimin e seancës për në 7 dhjetor, por, me kushtin, që me ose pa avokatët mbrojtës seanca kryesore të mbahet. Ndërkohë avokatët mbrojtës të të akuzuarve Florin Besimi dhe Artan Etemi, u ankuan se prokuroria, nuk iu ka mundësuar qasje te materialet e dëshmisë mbi të cilat është përgatitur lënda, me…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 90% e popullsisë së botës jeton në zona ku ndotja e ajrit i kalon kufijtë. Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se PM 2.5 (grimcat e imta në ajër) shkaktojnë ndryshime epigjenetike në qelizat tona që mund të kërcënojnë shëndetin tonë. Me fillimin e periudhës së ajrit të ndotur, që këto ditë dhe si ndihet në Shkup, por edhe në qytete të tjera të vendit, banorët heqin sërish maskat mbrojtëse, por nuk i hapin dritaret. Stacionet matëse të instaluara në të gjithë qytetet tregojnë se përqendrimi i substancave të dëmshme në ajër,…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk mori pjesë në takimin e liderëve të partive parlamentare. Ai tha se ky takim është organizuar për të shpëtuar BDI-në nga përgjegjësia e premtimeve të parealizuara. Ky reagim i Besës erdhi pak ditë pasi ftesës për një takim tjetër mes partive shqiptare nuk ju përgjigjën të gjitha partitë pozitivisht. “Nuk e llogarisim si punë hakmarrje për shkak se ne paraprakisht thirrëm tryezën e partive shqiptare dhe ne vlerësojmë se edhe ftesa e kryeministrit menjëherë pas ftesës tonë mund të jetë një sabotim i takimit të partive shqiptare. Ne kërkojmë që në këtë hapje…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Takimi i liderëve të partive parlamentare përfundoi pa konkluzione dhe pa marrëveshje për asnjërën nga çështjet që ishin shtruar në tavolinë. Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tha se fokusi i pushtetit në këtë takim ishin ndryshimet kushtetuese dhe se janë shmangur temat për problemet reale të qytetarëve, siç është kriza ekonomike. “Ajo që erdha në përfundim nga ky takim është se shumica nuk ka shumicë për ndryshime kushtetuese. Duke u nisur nga ky përfundim, kahje e logjikshme e ngjarjeve është që Kuvendi të shpërndahet, të formojmë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.…

Lexo më Shumë

“Ajo që mund të konkludoj është se shumica nuk ka shumicën parlamentare për amendamentet kushtetuese dhe në bazë të këtij konkluzioni, pasoja logjike e ngjarjeve është shpërbërja e Kuvendit, formimi i qeverisë teknike dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi sot lideri i opozitës VMRO-DPMNE, pas takimit të liderëve në Kuvend. Ai kritikoi qeverinë për atë që u diskutua në mbledhjen e kryesisë. Ai theksoi se në vend të problemeve reale me të cilat po përballen qytetarët aktualisht, është diskutuar për hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimet kushtetuese të kërkuara. “E vetmja temë që ka qenë në fokus të tyre…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Javën e ardhshme, në të gjitha shkollat fillore të vendit do të nis distribuimi i teksteve shkollore për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Këto të fundit janë pjesë e Konceptit të ri mësimor që parashikon realizimin e procesit mësimor me libra digjital paralelisht me ato të shtypura. Nga Ministria e Arsimit thanë për Alsat se tashmë janë aprovuar 25 tekste shkollore ndërsa 9 të tjera janë në procedurë. “Një sfidë që do të vijojë më tutje është që jo gjithë tekstet shkollore për çdo lëndë mësimore janë të aprovuara. Kjo për arsye…

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%, qumështit për 5.9 %, djathi dhe gjizë për 5.7%, mishi për 3.6%, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 3.2%, peshku dhe ushqimet e detit për 2.8%, bukë dhe drithëra…

Lexo më Shumë