VMRO-DPMNE është parti përgjegjëse dhe shtetformuese dhe ju njoftoj se do të marr pjesë në mbledhjen e liderëve të paralajmëruar për të hënën, sepse ne kemi pikëpamje dhe jemi të gatshëm t’i mbrojmë kudo në botë, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan. Mickoski. – Do të vij në mbledhjen e lidershipit, do ta them qartë dhe me zë të lartë, jo me njoftime apo brifingje të shkurtra përmes të cilave qeveria e shpall këtë mbledhje, se arsyeja më kryesore për të cilën një mbledhje të liderëve është biseda për problemet reale të njerëzve që janë të uritur dhe rrugëdalja nga…
Author: almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi për sot se do ta bëj të ditur qëndrimin e tij nëse do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Mickoski theksoi se vendimi do të pasoj pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, grupin parlamentar dhe organet e larta partiake. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka dërguar ftesë për takim liderësh të hënën me kryetarët e të gjitha partive parlamentare, ku në fokus do të jetë rruga evropiane e vendit si dhe vendimet që siç thuhet në të ardhmen…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Nga fundi i ditës e sidomos gjatë natës reshjet do të përhapen kudo dhe në disa vende do të jenë më të shumta. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë edhe mbi 65 kilometra në orë nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 22 gradë. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë…
Frontex, Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, u bashkua me 28 vende, Europol, INTERPOL dhe Eurojust për të luftuar trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit, kontrabandën e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Pothuajse 16 000 oficerë u përfshinë në operacionin, i njohur si Dita e Veprimit të Përbashkët (JAD) në Evropën Juglindore, që u zhvillua midis 26 dhe 29 tetorit, kryesisht në Ballkan dhe Evropën Juglindore. Operacioni u koordinua nga Spanja dhe Europol dhe bashkë-drejtuar nga Frontex. Ai ishte planifikuar bazuar në një qasje të udhëhequr nga inteligjenca dhe përfshinte kontrolle të intensifikuara në kufijtë e jashtëm…
Është shuar zjarri që ka rënë pasditen e sotme në ish-objektin e “Technometal Vardar” në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave informuan MPB-në se një objekt i braktisur ishte në flakë. Siç tha për MIA, komandanti i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit, Zvonko Tomeski, zjarrin e kanë shuar një veturë dhe pesë zjarrfikës, ndërsa shkaku do të përcaktohet më tej nga shërbimet kompetente. Zjarri është raportuar nga qiramarrësit e pallateve përreth.
Shoqata “Klubi Maqedonas për Tolerancë Etnike”, e cila u ndalua nga autoritetet gjyqësore bullgare, ka paraqitur ankesë kundër Bullgarisë në Komisionin Evropian (KE), për shkelje të së drejtës së bashkimit. Shoqata pret raport pozitiv nga Komisioni për rastin e tyre, pas së cilës Sofja zyrtare, siç thonë ata, do të ishte e detyruar të paguajë gjoba të rënda. Kjo shoqatë, e cila qëndron pas hapjes së klubit “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad, më herët ka marrë aktvendim kundër Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut, por tani kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë në institucionet evropiane në Bruksel, shkruan Alsat. “Komisioni Evropian…
Gazetar: Lluka Andreev Për Sofjen zyrtare ndryshimet e miratuara në Ligjin për Shoqatat pengojnë zbatimin efektiv të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të ditur se ekziston një shqetësim i fortë sepse, siç thekson, ekziston rreziku i kufizimit të së drejtës së bashkimit të bullgarëve në vend. “Ne presim që autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të garantojnë të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, përfshirë ata që e identifikojnë veten si bullgarë. Kjo i referohet shprehjes së lirë të pikëpamjeve dhe besimeve të tyre historike në…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se pas konsultimeve me organet partiake dhe partnerëve të koalicionit do të mund të bëj publik qëndrimin nëse do të merr apo jo pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Kovaçevski për të hënën më 7 nëntor. “Po unë kam thënë se gjatë këtyre dy ditëve jam në teren me qytetarët, dje isha në Prilep, sot jam në Manastir ku do të promovojmë projekte, në mbrëmje kam takim me komitetin komunal këtu në Manastir, kthehem sonte, nesër kemi tjetër ngjarje, shpresoj se në ndërkohë do të mund të konsultohem me partnerët e…
Panair i mjaltit në sheshin “Maqedonia” në Shkup A104.11.2022 323 Less than a minute Në sheshin “Maqedonia” në Shkup nga sot deri të dielën do të mbahet “Panairi i katërt i bletarisë së Maqedonisë”, ku pritet që bletarët nga i gjithë vendi t’i prezantojnë produktet e tyre. A104.11.2022 323 Less than a minute
Një copë e madhe e mbeturinave hapësinore nga një raketë kineze parashikohet të kthehet në Tokë këtë premte. Pjesa e raketës prej 23 tonësh është përforcuesi i fazës bazë nga raketa e Kinës Long March 5B, e cila dërgoi pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor të saj, Tiangong më 31 tetor. Sipas ekspertëve të sigurisë hapësinore, nuk duhet të shqetësohemi pasi sado që gjasat e një incidenti nuk mund të përjashtohen plotësisht, pjesa më e madhe e zonës ku mbeturinat hapësinore mund të bien janë në oqean të hapur ose tokë të pabanuar. Megjithatë, liderët e industrisë…
I pyetur në lidhje me takimin e Kovaçevskit i cili ka ftuar liderët politik që të bisedojnë për rrugën eurointegruese të Maqedonisë, si dhe ndryshimet kushtetuese, deputeti i VMRO-së, Mile Levkov tha se kemi probleme më të rëndësishme si ato ekonimike, por nëse vjen puna tek ndryshimet kushtetuese VMRO-ja, e ka qëndrimin e saj. “Do të konsultohemi, por ne jemi që të flasim për problemet ekonomike, por nëse duhet të flasim për këto ndryshime kushtetuese, ne do të vijmë në atë takim për t’i shprehur qëndrimet tona, se në këto rrethana nuk mundë të flasim për ndryshime kushtetuese”, tha Mile…
Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Mile Levkov, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat M, tha se ata si parti do të mbështesin ndryshimet në kodin zgjedhor, domethënë mbështesin iniciativën për një Njësi zgjedore. “Ndryshimet në kodin zgjedhor, për të cilat po flasin partitë e vogla, ndoshta këto janë kushtet ideale për të krijuar modelin më të mirë në të cilin do të përfaqësohen në mënyrë adekuate interesat e qytetarëve në kuvend”, tha Mile Levkov. Ai shtoi se ndoshta pikërisht tani është mirë të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Alsat.mk

