Gazetar: Bashkim Sulejmani Komuna e Tetovës ankohet se nuk ka koordinim me policinë. Sipas kreut të këshillit komunal Besar Durmishi, policia nuk përgjigjet në kërkesat e komunës, kur ka të bëjë me intervenimet në rrugët e Tetovës, sidomos parkimet e dyfishta, kur edhe pamundësohet ndërhyrja e shërbimit merimangë. “Në vend parkimet e caktuara për parkim makinash, ndodh që nuk dërgojnë sms apo nuk parkohen si duhet dhe ka vetura që janë në anën dytësore. Pra me këtë rregullore, do autorizohet ndërmarrja që të mund ato vetura t`i largon nga rruga. Kjo për arsye se shpesh e kemi thirr policinë dhe…
Author: almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së derisa komentoi çështjen heqjes e 20 përqindëshit nga kushtetuta dhe zëvendësimin e saj me “gjuha shqipe”, deklaroi se është një hap i gabuar dhe paraqet rrënim të karakterit unitar të Maqedonisë, shkruan Alsat. “Më e tmerrshme ishte ajo që e thanë si sqarim, përfaqësuesit dhe liderët e partive shqiptare a ajo është formimi i parlamentit dy-dhomësh që nënkuptonte de fakto dhe de jure federalizim, dhe mendoj se ky është një hap shumë shumë i gabuar, gjegjësisht rrënim i karakterit unitar të Maqedonisë, sepse mendoj se as Evropës e as Botës nuk i nevojitet dhe një Bosnjë tjetër…
Qeveria shqyrton propozim buxhetin për vitin 2023 A102.11.2022 320 Less than a minute Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot më 02.11.2022 (e mërkurë) do ta mbajë mbledhjen e 98-të. Në mbledhjen do të shqyrtohet propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. A102.11.2022 320 Less than a minute
Gazetar: Adrian Kerimi Televizioni Alsat ka siguruar ftesën e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami drejtuar krerëve të partive politike shqiptare për tryezën e thirrur mbi bazën e Deklaratës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare. “Një nga pikat kryesore që jemi zotuar është zyrtarizmi i gjuhës shqipe në RMV, ndërsa me Kushtetutën e vendit kemi definicionin nënçmues për gjuhën shqipe, andaj inicimi i takimit të Tryezës së përbashkët ka për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptar që të heqim nocionet nënçmuese si rasti i “20%”dhe të definojmë gjuhën shqipe në kushtetutë konfrom zotimeve tona të përbashkëta”, thuhet në thirrjen e…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 171 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për mos regjistrim të veturave si dhe 3 gjoba të tjera për motoçiklistët…/Alsat.mk
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot u caktua vazhdimi i seancës së 88-të, ku në rend të ditës mes tjerash, janë edhe ndryshimet e ligjeve për shoqata dhe parti politike. Në kuadër të kësaj seance dje deputetët diskutuan edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë si dhe për plotësimin e Ligjit për rezervat e detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar.
E pyetur për qëndrimin e BDI-së, në lidhje me 20%-shin dhe ndryshimet kushtetuese, deputetja e BDI-së tha është më mirë të pritet pak, të konsultohemi, sepse një veprim i tillë nëse na e rrezikon rrugën euro-integruse të vendit, është shumë i dëmshëm. “Duhet një konsolidim dhe konsesus, pasi që ndryshimit të 20%-shit, nuk duhet t’i jepet një frymë monoetnike, një frymë dominante e shqiptarëve ndaj maqedonasve dhe pupujve tjerë”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së. Ajo shtoi se maqedonasit kanë një kontest të madh me Bullgarinë dhe ne nuk duhet të u biejmë në qafë, pasi që ata do…
Kryeministri Dimitar Kovaçeski do të ftojë në një takim liderët e partive politike parlamentare, i cili pritet të mbahet më 7.11.2022 (e hënë ) në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit. Nga Qeveria njoftojnë se takimi i thirrur nga kryeministri Kovaçevski, ka për qëllim diskutimin për ardhmërinë evropiane të vendit, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror./Alsat.mk
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk ka qenë i informuar për prokurimet për të cilat tash e disa muaj akuzohet ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores, potencoi se nuk i kujtohet se në ndonjë seancë qeveritare ishte diskutuar për këtë. “Nuk është diskutuar në seancë qeveritare. Në përputhje me punët e sekretariatit të përgjithshëm të qeverisë dhe sekretarit të përgjithshëm, në qoftë se ka pasur plan për një sistem të tillë, vendimet i sjellë vetë sekretariati”, tha Oliver Spasovski, Ministër për Punë të Brendshme. Spasovski shtoi se ky…
Gazetare: Ajnur Bafqari Llogaritë e të gjitha kompanive që kanë borxh ndaj MEPSO-s janë bllokuar, ndërsa çdo të hyrë në llogarinë e tyre do të përfundojë në MEPSO. Bëhet fjalë për kompani që merren me tregti të energjisë elektrike e që gjatë vitit të kaluar kanë tërhequr energji elektrike nga sistemi i transmetimit të MEPSO-s dhe për këtë nuk kanë paguar. “KRRE është drejt fundit të miratimit të rregullave të reja të tregut, ku ne si MEPSO do të kemi pasqyrë në baza ditore midis konsumit të shpallur dhe atij të realizuar. Në rast luhatjeje do të kemi mundësi të…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Ambasadorja e Zvicrës shteti i së cilës është edhe donator për deponinë Rusino, sot e shoqëruar edhe nga Ministri i ekologjisë dhe krerët e komunave të Pollogut, inspektuan punimet në këtë deponi rajonale. Nga ajo që panë, mbetën të kënaqur, sidomos krerët e komunave të Pollogut, edhe pse borxhin ndaj Ndërmarrjes nuk e kanë shlyer Gostivari dhe Tetova. “Ne tashmë i kemi njoftuar me shkrim komunat se kanë borxh të tejkaluar për tre muaj. Shpresojmë që ky borxh shpejt të shlyhet, e nëse jo atëherë do ulemi bashkë me krerët e komunave sepse ata janë themelues, dhe…
Gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për furnizimin e paligjshëm të softuerit, vazhdon më 8 nëntor, pasi në seancën e sotme gjyqësore janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, mes tyre edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër teknik në vitin 2020, nuk ka qenë në dijeni për blerjen e softuerit për identifikim biometrik dhe sistemit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të lëvizjes së automjeteve, e as që ka qenë në dijeni se…

