Sonte është “Nata e Shtrigave”, apo siç njihet edhe si Halloween. Pos argëtimeve të shumta në këtë natë, një gjë shumë argëtuese mund të jetë edhe seksi me konstume të Halloweenit. Atmosfera dhe pamja e kësaj feste bën që të krijohet një skenë e përsosur për seks, shkruan Womens Health, transmeton Klankosova. Preferohet që veshja juaj të përmbajë ndonjë zinxhir, mirëpo mund të visheni edhe me modele të copëtuara, sepse kjo formë krijon intimitet. Pastaj, akoma më atraktive e bën ndonjë maskë apo edhe grim i dedikuar për këtë festë
Author: almakos
Për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë sot do të jenë disa pjesë të komunës Butel dhe fshatit Batincë. Në Butel prej orës 9:00 ujë nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Petar Manxhukov”, “Natanail Kuçevishki”, “Aleksandar Bujnov”, “Tome Pure” dhe “Betovenova”. Në Batincë, pa ujë prej orës 09:00 janë shfrytëzuesit e rrugëve 6 dhe 7. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defekteve.
Në Sofje sot do të nënshkruhet Marrëveshje për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në Pikën interkonektive, Qustendill-Zhidillovë. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë “GA-MA” dhe “Bullgartransgaz”, me ç’rastë do të merr pjesë ehe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Krahas Bekteshit do të marrin pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Burimeve Nacionale Energjetike SHA Shkup, Bajram Rexhepi dhe drejtori ekzekutiv i GA-MA, Aleksandar Arsiq.
GAZETARE: AJNUR BAFQARI Kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë do të paguajnë energji elektrike me çmim më të lirë, me çmim fiks 80 euro për megavat orë dhe me këtë pritet që çmimi final I produkteve bazë të ulet për më sa paku 10 përqind. Kjo është një prej masave që Qeveria I miratoi në seancën e sotme, e që I shpalosi kryeministri Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat. “Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ku bëjnë pjesë prodhuesit e vajit për gatim, bukës dhe prodhimeve të miellit, prodhuesve të miellit, qumështit dhe produkteve qumështore,…
GAZETARE: AJNUR BAFQARI Në atmosferë të tensionuar, me protesta nga ku përçoheshin mesazhe nxitëse dhe me pjesëmarrje të forcave të shtuara policore, u hap klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad të Bullgarisë.Nuk munguan incidentet verbale.Menjëherë pas përfundimit të solemnitetit, erdhi deri tek incidenti verbal mes kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe një qytetari bullgar, në kohën kur mysafirët dhe nikoqirët u drejtuan drejt përmendores së Goce Dellçevit. Për shkaqe sigurie, policia bullgare nuk lejoi që krerët e VMRO-DPMNE-së dhe “Të majtës” të vendosin lule para përmendoreve, shkruan Alsat. “Të mbështesim popullin tonë, maqedonasit, në këtë anë të kufirit. Le…
GAZETAR: MIKI TRAJKOVSKI Në vetëm tre muaj deri në afatin e fundit në shkurt deri kur Maqedonia duhet të dorëzojë raportin në UNESCO për progresin e arritur në realizimin e vërejtjeve, rajoni i Ohrit vazhdon të ketë problem me ndërtimet pa leje, paralajmëron Shoqata Ekologjike e Maqedonisë. Zgjidhja e këtij problemi është një nga problemet kryesore të paralajmëruara nga Organizata Botërore për Mbrojtjen e monumenteve Natyrore dhe Kulturore, shkruan Alsat. “Kjo nuk i ngjan një vendi si Maqedonia, që ndodhet në kontinentin evropian, të ketë qindra objekte ilegale të ndërtuara në zona shumë të rëndësishme, siç është parku kombëtar “Galiçica”.…
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi vlerëson se Kosova duhet të marrë shembullin e shtetit tij në mbylljen e çështjeve të hapura dhe rrugën për të ardhmen evropiane. Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, derisa shton që ky është përfundimi të cilin e mbështet dhe e pranon Maqedonia e Veriut. Në një intervistë për KosovaPress, ndër të tjera Grubi flet edhe për nismën e kryeministrit të Shqipërisë që lidhet me akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe ndikimin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut. Grubi thotë se duhet marrë…
Unë kam qenë ai që kam thënë se paga minimale për punëtorët duhet të jetë 18.000 denarë, tha mbrëmë kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në forumin “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes” që u mbajt në Kriva Pallankë. “Krijuesit e politikave ekonomike të VMRO- DPMNE-së dolën dhe thanë se paga minimale prej 18.000 denarë ishte shumë e lartë, ndërsa në kohën e tyre paga minimale ishte 9.000 denarë. Dhe kush e thotë këtë? Trajko Slavevski, një ekonomist që thotë se e ka realizuar ëndrrën maqedonase. Le të vijë këtu në Kriva Pallankë, le t’i përshëndesë këta…
Një traktorist ka humbur jetën në një aksident mes një traktori dhe një veture në Negotine. Lajmin për MPB-në e ka konfirmuar Toni Angelovski, ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme për marrëdhënie me publikun. Rreth orës 17:00 është raportuar se në rrugën lokale fshati Lipa – fshati Kaljanevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një traktori i drejtuar nga S.A. (1943) nga Negotina dhe PMV “Suzuki” i drejtuar nga D. F. (1967) nga Negotina. Në vendngjarje S.A. iu nënshtrua plagëve të marra, vdekja u konstatua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe D. G është transportuar në Shtëpinë…
Akrepat e orës kthehen 60 minuta prapa Natën ndërmjet të shtunës së 29 tetorit dhe të dielës së 30 tetorit mbaron edhe periudha verore. Në orën 3 të mëngjesit, pas shtatë muajsh, u kthyen akrepat e orës prapa duke u pozicionuar në orën 02:00. Ne do të flemë një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite. Debatit ende të gjallë në nivel europian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.…
30 vite pas fillimit të ndërtimit të hekurudhës deri në Bullgari, sot shënohet fillimi i ndërtimit të pjesës lindore të korridorit 8 nga Kumanova deri në Kriva Pallankë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se është I vetëdijshëm për skepticizmin tek qytetarët se asnjëherë nuk do të ndërtohet hekurudha deri në Bullgari, por premtoi se do të dyfishojë përpjekjet me qëllim përfundimin e projektit së bashku me Bullgarinë. Kryeministri Bullgar foli për rëndësinë e kësaj hekurudhe, ndërsa drejtori I NP ”Hekurudhat e RMV-së” tha se hekurudha deri në Bullgari do të jetë gati deri në fund të kësaj dekade. “E di se…
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një deklaratë për media tregoi emërimet e reja të drejtuesve të sekretariateve të partisë. Për shef kabineti është riemëruar Artan Grubi Sekretariati i Mbrojtjes – Ilmi Selami Sekretariati për Siguri-Zemri Qamili Sekretariati i Punëve të Jashtme-Arta Bilali Sekretariati i Sistemit Politik-Ali Musliu Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave-Avni Saliu Sekretariati i Shëndetësisë-Haris Karaxhenemi Sekretariati i drejtësisë-Valdet Xhaferi Sekretariati i transportit dhe Lidhjeve-Nebi Rexhepi Sekretariati i Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural-Besir Jashari Sekretariati i Shoqërisë informatike dhe Administratë-Avni Rustemi Sekretariati i punës dhe politikës sociale-Armend Asllani Sekretariati i Arsimit dhe Shkencës-Teuta Arifi Sekretariati i Vetëqeverisjes Lokale-Nevzat Bejta…

