GAZETAR: BASHKIM SULEJMANI Mungesa e rrjetave mbrojtëse të lumenjve, por edhe mos respektimi i shenjave të komunikacionit, në pjesën e urave mbi lumenj, ku edhe zakonisht ngushtohet rruga, bën që shpesh të ketë aksidente, madje edhe me pasoja tragjike, shkruan Alsat. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se disa herë u është kërkuar komunave që të marrin masa në pastrimin e lumenjve, por edhe vendosjen e rrjetave të ndalimit. Nga ky Institucion thonë se masa ka marrë vetëm komuna e Gostivarit, ndërsa në Komunat e tjera përgjatë vardarit nuk është ndërmarrë asgjë. “Nga ana e komunave është mirë që…
Author: almakos
GAZETAR: MIKI TRAJKOVSKI Më shumë se një vit, padia për ndotjen e mjedisit nga deponia e Strugës ka ngecur nëpër gjykata. Në prill të vitit 2021, shoqata maqedonase e Juristëve të rinj ka kërkuar nga Gjykata e Strugës që ta ndalojë grumbullimin e mëtejshëm të mbeturinave në hyrje të Strugës dhe të detyrojë komunën e Strugës, ndërmarrjen publike dhe Ministrinë e Mjedisit të pastrojnë dhe revitalizojnë hapësirën, shkruan Alsat. Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Manastir ka pranuar një pjesë të ankesës, por për detaje teknike, e jo për kërkesën themelore duke vendosur kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Strugë.…
Ora dimërore fillon sot, pra akrepat e orës do të kthehen një orë pas në orën 3 të mëngjesit. Qeveria vendosi të mbajë sistemin aktual të numërimit të kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë me numërimin veror. Ministria e Ekonomisë ishte ngarkuar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike dhe termocentralit nëse do të mbetej llogaritja verore. Nga llogaritja e treguar për nxehtësinë e kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme në nivel orar, u vu re se mbajtja e orës…
Para pak çastesh një zjarr ka shpërthyer në shitoren për auto pjesë Benfiko. Në një video të siguruar nga Alsat vërehet intervenimi i zjarrfikësve. Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit. Për momentin raportohet vetëm për dëme materiale./Alsat.mk
Sot në orën 14:30 pritet të fillojë Mbledhja e Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre. Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto: Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;Konstituimi i Sekretariateve te partisë;Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 24 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. E në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit gjatë fundjavës do të bjerë nën zero
Pas kërcënimeve të shumta që u bënë nëpër shkolla, MPB kreu kontrolle në të gjitha shkollat e mesme të Shkupit dhe u konstatua se raportimet ishin të rrejshme. “Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në të gjitha shkollat e mesme në Shkup janë kryer kontrolle anti-teroriste, ku janë kryer pas raportimit të sotëm ku në emailin e një shkolle kanë dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Pas kryerjes së kontrolleve u vërtetua se raporti është i rrejshëm, dhe gjithë kontrollet u kryen pa problem”, thonë nga MPB-ja./Alsat.mk
Profesori dhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke folur për situatën aktuale në vend, për mungesën e shumicës së nevojshme dy të tretash në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve në të, vlerëson se do të ketë një periudhë e pazareve politike dhe sipas tij, një prej tyre mund të jenë zgjedhjet e parakohshme për të marrë dritë jeshile nga opozita në Kuvend. “Ne e dimë se të gjitha partitë politike do të bëjnë pazare, megjithatë, nëse opozitës i ofrohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, hipotetikisht, në vitin 2023 dhe në…
Analisti politik, Aleksandar Krzhallovski, në emisionin “360 gradë” në Alsat ka komentuar deklaratat e kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, i cili e kushtëzoi mbështetjen për ndryshimet kushtetuese me fshirjen e kriterit kushtetues prej 20% dhe zëvendësimin e tij me gjuha shqipe, vlerëson se luajtja në kartën e nacionalizmit nuk tregon sukses, të paktën kur shihen shembujt e partive politike në fqinjësi. “Unë do të besoja në tezën se pikërisht për shkak të dështimit të zgjedhjeve lokale, ata tani kërkojnë mënyra për të qenë sërish në publik, kushtimisht thënë, me kërkesa më radikale, për të fituar sërish një pjesë të…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sonte në darkë pune në Tetovë ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Bomgartner. “Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Bomgartner kanë vlerësuar lartë procesin eurointegrues që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që vazhdon tashmë me procesin e skriningut. Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për ndryshimet kushtetuese dhe nevojën e përfundimit të këtij procesi si kusht për të vazhduar rrugën europiane që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur, ndërkohë…
Kryetari i Komunës së Çairi, Visar Ganiu ka thënë se nuk ka për obligim ligjor që të sigurojë arsimimin e nxënësve që nuk kanë shkolla në gjuhën amtare në vendbanimet e tyre. Duke u nisur nga fakti se edhe pse Komuna e Çairit nuk ka për obligim ligjor që të sigurojë arsimimin e nxënësve që nuk kanë shkolla në gjuhën amtare në vendbanimet e tyre, prapë se prapë si obligim moral asnjë fëmijë vite me radhë nuk e kemi lënë pa shkollim. Kësisoj afër 500 nxënës të shumë komunave të tjera po mësojnë në shkollat tona dhe transportin e të…
Vonë pas mesnate një banor i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku pasi automjeti është përmbysur dhe pastaj ka marrë flakë, njoftojnë nga MPB. “Me datë 28.10.2022 në ora 03:15 në SPB Shkup është raportuar se në udhëkryq nga rrugën 60 dhe rrugën 58 në fshatin Vollkovë të Shkupit, automjeti “Mini Cooper” me targa të Shkupit, në të cilin po udhëtonin A.S.(26) nga fshati Vollkovë dhe A.G.(28) nga Shkupi, kanë dalë nga rruga dhe kaa marr flakë. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit”, shtojnë nga MPB.

