Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski edhe njëherë ka ripërsëritur premtimin e tij se ushqim, ngrohje dhe rrymë do të ketë për çdo familje, shkruan Alsat. Sipas tij qeveria është fokusuar në investimet në sektorin energjetik, që më lehtë të përballet me krizën energjetike. “Kam premtuar dhe do ta realizojmë këtë premtim, se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për çdo familje. Qeveria është e fokusuar në investimet në sektorin energjetik. Kemi rritur prodhimin e energjisë elektrike që të plotësojmë nevojat e konsumatorëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Author: almakos
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov foli me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu rreth kushteve për rifillimin e pjesëmarrjes së saj në një marrëveshje kritike të grurit. Lavrov i tha homologut të tij turk se rifillimi i anijeve që transportojnë grurë përmes korridorit të eksportit të grurit do të jetë i mundur vetëm me “garancitë e nevojshme” nga Kievi. Lavrov i tha Çavuşoğlu se Kievi duhet të garantojë se nuk do të përdorë korridorin humanitar dhe portet e Ukrainës për veprime kundër Rusisë, raportuan mediat shtetërore. Rusia njoftoi të shtunën se do të pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen…
Ministria për punë të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 186 gjoba, prej të cilave: 17 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, gjashtë gjoba për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit. Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba ndaj automjeteve të transportit publik me defekte teknike, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, shtatë për automjete të paregjistruara dhe 7 të tjera për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.
Po lëviz 25 herë më shpejt se plumbi, NASA paralajmëron për asteroidin që do t’i afrohet Tokës nesër. NASA po vëzhgon një asteroid që do të kalojë afër Tokës nesër. Shkëmbi hapësinor 2022 RM4 është deri në 739 metra i gjatë, duke e bërë atë pothuajse dyfishin e madhësisë së Empire State Building. Për fat të mirë, pritet të kalojë në një distancë të sigurt dhe nuk përbën kërcënim për planetin tonë. Asteroidi është shtuar në bazën e të dhënave “Close Approaches” të NASA-s, e cila gjurmon mijëra të ashtuquajtura objekte afër Tokës (NEO). Sipas Laboratorit Jet Propulsion të NASA-s,…
Sot filloi pagesa në etapa e pensioneve për tetorin, të cilët vazhdojnë të paguhen para kohe, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit. Për ata të cilët kanë pension deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet sot, ndërsa nesër do të bëhet pagesa e pensioneve me vlerë prej 11.001 deri 14.000 denarë. Të mërkurën do të bëhet pagesa e pensioneve me vlerë 14.001 deri 18.000 denarë, ndërsa të enjten do të ketë pagesë…
Gazetar: Mefail Ismaili Autobusët privatë të Linjave 19, 20, 22, 52 dhe 54 prej sot janë në grevë dhe nuk qarkullojnë në linjat e tyre. Kjo për shkak se Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik i ka borxh kompanisë “Makekspres trans”, rreth 500 mijë euro, ose 30 milion denarë. Drejtori i Kompanisë Millorad Dimitrievski deklaron se për tre muaj nuk kanë marrë asnjë pagë nga Qyteti i Shkupit dhe nuk mund të vazhdojnë të punojnë. Ai tha se që nga java e kaluar kanë kërkuar takim me Qytetin e Shkupit dhe NQP-në por, kërkesa e tyre nuk është…
Gazetar: Ile Petreski Prodhuesit e produkteve ushqimore do të ulin çmimet të paktën për 10 për qind, nga dhjetori, shkruan Alsat. Në periudhën e ardhshme do të nisin përllogaritjet e kompanive, por përveç rrymës së shtrenjtë, biznesmenët thonë se ka edhe kosto të tjera që e kanë bërë kaq të lartë çmimin aktual të ushqimeve. Megjithatë, biznesmenët shpresojnë se do të ketë korrigjim në rënie të çmimit. “Në masën që do të jetë e mundur, sigurisht të gjithë shpresojmë që të ndodhë, megjithatë, të mos harrojmë këtu se çmimet e lëndëve të para dhe lëvizja e tyre, janë një faktor…
Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo është bërë e mundur sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyçje ndër-sistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet SHA GA-MA dhe Buglartransgaz EAD. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e…
Profesori universitar dhe ish zëvendësministri i Arsimit, Hasan Jashari vlerëson se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është vetëm përkthim. Sipas tij çështja e 20 përqindëshit është e treta me radhë për kah rëndësia. “Po shoh se debatet për përdorimin e gjuhësh shqipe në RMV po shkojnë gabim. Të gjithë janë kap për nocionin 20%. Po, ai është problem por, për kah rëndësia, është i treti me radhë. 1. Problemi i parë është se në Kushtetutë gjuha shqipe përdoret vetëm si përkthim, pra njëherë të shkruajsh maqedonisht e pastaj shqip. Pra, e gjithë vëmendja duhet…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 52 vjeçarin D.A. nga një fshati i Tetovës i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nëna e tij për dhunë fizike, shkruan Alsat. “Mbrëmë (31-tetor), dhjetëra minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 52-vjeçarin D.A. nga një fshati Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga nëna e tij 72-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. Sipas raportit të policisë D.A. e kishte lënduar nënën e tij me një mjet prej druri. Rasti po zbardhet…
Më shumë se 65 milionë gaforre në Australi nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve dhe pushtuan rrugët. Reshjet e mëdha të shiut të ditës së shtunë i paraprinë lëvizjes së madhe të gaforreve, të cilat mund të zhvendosen deri në 20 kilometra në ishuj. “Kanë kaluar vetëm pak ditë, por tashmë ka nisur migrimi i madh. Ne po i vëzhgojmë dhe do ta bëjmë këtë gjatë javëve të ardhshme. Kemi një numër shumë më të lartë të gaforreve gjatë këtij viti, krahasuar me vitet e shkuara”, tha menaxheri i specieve, Derek…
Për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit sot nuk janë duke qarkulluar linjat e autobusëve me numër 19, 20, 22, 52 dhe 54. Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit. ”Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress transport është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë”, deklaroi një ditë më pare Milorad Dimitrijevski. Ai kërkon pagesën e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor…

