Author: almakos

Gazetar: Adrian Kerimi Sopoti. Fshati i dy tragjedive të mëdha në dy shekujt e fundit. 3 dhe 4 nëntori përkujton masakrën çnjerëzore të strukturave partizane dhe çetnike të vitit 1944. E vërteta që u fsheh për shtatë dekada, u zbulua në këtë vend. “Pikërisht në këtë vend, në vitin 1944, 65 fëmijë, djem dhe burra nga fshati Sopot, u lidhën, u keqtrajtuan dhe u masakruan në mënyrë çnjerëzore nga forcat partizane të asaj kohe. Për t’u vërtetuar se ata kanë vdekur, pas pushkatimit në kokat e tyre kishin vendosur gurë të rëndë, për të dëshmuar se ata kanë vdekur përfundimisht”,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se ministri Bekim Sali ka emëruar dy ushtruesit e detyrës drejtor në Klinikën për Fëmijë dhe në Onkologji, të cilët gjatë ditës së djeshme ishin shkarkuar nga detyra. “Për u.d. Drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve është emëruar Stojka Naçeva Fushtiq, ndërsa për u.d. drejtor në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji është emëruar Violeta Klisarovska. Drejtorët janë emëruar si ushtrues detyre deri në emërimin e drejtorëve medicinal, pas shpallje së konkursit, por jo më gjatë se gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Është zvogëluar borxhi i komunës së Tetovës për rreth një milion euro. Këtë sot e bëri të ditur kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili shtoi se, edhe përkundër krizës ka arritur të ulë borxhin e përbërjes së kaluar, nga 24 në 23 milion euro. Kasami tha se shkollat e vendit tashmë nuk janë në borxhe, ndërsa rrogat e mbetura të punëtorëve në disa ndërmarrje komunale, janë paguar tërësisht. “Shkollat që i gjetëm me rreth 80 000 euro borxh, tashmë janë shlyer dhe funksionojnë me normalitet. NP Parkingu i qytetit përveç borxhit që publikuam, kishte…

Lexo më Shumë

Alarmohen pasagjerët, kabina mbushet plot me tym në mes të fluturimit. Pati panik në një fluturim Delta nga Atlanta në Los Angeles kur kabina u mbush me tym. Ngjarja ka ndodhur të martën e kaluar, në fluturimin 2846 të Delta. Për shkak të incidentit, avioni bëri një ulje emergjente në Albuquerque, New Mexico. Në një video të regjistruar nga një prej pasagjerëve, kabina shihet duke u mbushur me tym nga përpara. Dukshmëria brenda ishte e kufizuar. Dëshmitari okular tha se piloti u tha 193 pasagjerëve se presioni i vajit në motorin e duhur kishte rënë dhe avioni kishte humbur fuqinë.…

Lexo më Shumë

Pas dhjetë orë marrje në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili u ndalua dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat e Shkupit. Nga MPB thonë se i kanë kontrolluar edhe shtëpinë. “Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. Nikolla Naumovski, i cili u ndalua, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, i cili mbrëmë në Facebook ka njoftuar se nuk ka të bëjë me kërcënimet me bombë…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot duhet të vazhdojë me seancën e 79-të, të 88-të dhe të 82-të. Deputetët gjatë seancës së 79-të dje debatuan për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar. Votimi për këtë pikë do të caktohet më vonë. Në rendin e ditës të kësaj seance janë disa projekt-zgjidhje ligjore, duke përfshirë projektligjin për inspektimin financiar në sektorin publik dhe projektligjin për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin e konformitetit, si dhe draft llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2021.

Lexo më Shumë

Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi i ftuar sonte në Magazina Ekonomike, në Alsat, ka thënë se derisa nuk ka ndonjë ndalesë për përdorimin e gazit rus, sipas tij, nëse do të jetë më i lirë për tregun vendor, sigurisht që do të shfrytëzohet edhe ai. Mirëpo, Rexhepi ka bërë me dije se në BE, sivjet sasia e gazit rus aktualisht është vetëm 8 apo 9 për qind. “Përderisa nuk kemi një ndalesë për përdorimin e gazit rus, nëse ai do të jetë më i lirë për tregun tonë, sigurisht që ne do të shfrytëzojmë edhe atë. Por, duhet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi i ftuar sonte në Magazina Ekonomike, në Alsat, ka treguar se çfarë të mirë sjellë marrëveshja e nënshkruar ditën e hënë në Sofje. Ai ka thënë se tashmë përfundimisht kjo marrëveshje prish monopolin që deri tash e ka shfrytëzuar kompania GazProm. “Marrëveshjen që ditën e hënë e nënshkruam në Sofje, përfundimisht pamundëson dhe prishë monopolin që deri tash e ka shfrytëzuar kompania e furnizimit me gaz rus Gaz Prom, dhe do të mundëosj që edhe furnizuesit tjetër do të kenë çasje edhe në tregun e furnizimit por edhe në tregun e transmisionit të…

Lexo më Shumë

Policia në Shkup, sot më (02.11.2022) kanë ndaluar N.N. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat ​​e Shkupit. Në koordinim me prokurorinë kompetente po merren masa për zbardhjen e rastit. “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se kanë përfunduar kontrollet antiterroriste në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh me kërcënim për bombë në adresat e tyre elektronike dhe është konstatuar se këto janë false”, thuhet ndër të tjera në njoftim./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani Një ndër arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi është edhe për arsim më cilësor. Naser Veliu aktualisht student në Londër është një nga të shumtët që është larguar, ai është vetëm 19 vjeçar. Ai tha për Alsat se është detyruar të largohet nga vendi në kërkim të një arsimi më cilësor. “Ka dy arsye primare, e para është për shkak se shteti ynë nuk na jep arsim efikas dhe të barabartë. Ne jemi të detyruar të largohemi nga shteti jonë, arsyeja e dytë e cila është edhe më valide është sepse neve na hapen dyer të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Një numër i madh i gastronomëve të Ohrit do të mbyllin bizneset e tyre deri në fund të këtij viti, në pamundësi për të përballuar krizën energjetike dhe ekonomike, shkruan Alsat. Rritja drastike e kostove, thonë, e bën funksionimin e tyre gjithnjë e më të padobishëm. “Disa thjesht do të reduktojnë biznesin e tyre dhe disa do të mbyllen plotësisht. Varet nga vëllimi i punës dhe parametra të tjerë. Por diskutohet shumë për mbylljen e sektorit. Çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm dhe kjo ndikon shumë në punë. Kërkojmë zgjidhje për alternativa ose masën më të papëlqyer,…

Lexo më Shumë

Ende pa u mbushur 24 orë nga paralajmërimi se do të ketë shkarkime në drejtoritë e klinikave, Nino Vasev vetë deponoi dorëheqjen nga pozita drejtor i Klinikës së Onkologjisë. Pas raportimeve të vazhdueshme të Tv Alsat për skandale të terapive, kreu i spitalit ku trajtohen pacientët me kancer hoqi dorë nga detyra e tij, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë. I Pyetur nga TV Alsat, dje Kryeministri tha se nuk do të toleroj keqpërdorime të tilla dhe kërkoi afat 48 orë që të merren vendime për shkarkim. Gjithashtu, dorëheqje sot dha edhe drejtoresha e Pediatrisë Aspazija Sofjanova për keqpërdorime të vet…

Lexo më Shumë