Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:30 minuta policia ka privuar nga liria 20 vjeçarin K.M. nga Shkupi i cili kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Gjykata Penale-Shkup, për vuajtjen e dënimit prej një viti për veprën penale “vjedhje”. K.M. menjëherë pas arrestimit është dërguar në burg për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot pasdite do të arrijë për një vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilën do të fillojë turneun e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Shkup kryetarja e Komisionit Evropian pritet të prezantoj një paketë për mbështetje energjetike për rajonin. Ndërkohë SPB-Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. MPB gjithashtu apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

Lexo më Shumë

Koncepti i një makine fluturuese nuk është i ri, por një kompani ambicioze amerikane ka vendosur të jetë e para që do ta sjellë atë në treg. Alef Model A, i krijuar nga Alef Aeronautics në San Mateo, Kaliforni, është një automjet plotësisht elektrik me një trup të mbuluar me rrjetë që fsheh tetë helikë, shkruan dailymail.co.uk, transmeton klankosova .tv. Jim Dukhovny, themeluesi i Alef Aeronautics, tha se makina do të kushtojë 300 mijë dollarë dhe se prodhimi dhe dërgesat fillestare mund të fillojnë në vitin 2025. Dukhovny e përshkroi Alef Model A si ‘makina e parë e vërtetë fluturuese…

Lexo më Shumë

Filozofi Sead Zimeri, sonte në Programi 200 me Nazim Rashidin, ka folur edhe për ikjen e qytetarëve nga vendi, shkruan Alsat. Ai këtë ikje nuk e ka lidhur vetëm më çështjen ekonomike, por sipas tij, arsye edhe më e fortë është dëshpërimi dhe humbja e shpresës. “Çështja e ikjes së sqytetarëve të Maqedonisë, por edhe shqiptarëve në tërësi, është problem i madh. Por kjo nuk lidhet vetëm më çështjen e vjedhjes së shtetit, mendoj se aryse kryesore është vjedhja e të ardhmes së qytetarëve tonë. Pasi që, një qytetar që e mer valigjen e ikë nga shteti është i dëshpëruar,…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së opozitare, Naum Stoilkovski, sonte në Programi 200 me Nazim Rashidin në Alsat, tha se të gjithë emrat për të cilët partia thotë se kanë pasuri të padeklaruar, çojnë në Qeveri, gjegjësisht në LSDM dhe BDI, shkruan Alsat. “Të gjithë emrat çojnë te koka e oktapodit, dhe ju e dini ku është oktapodi, ai është në qeveri. Të gjitha aferat që arrita t’i fus në këtë intervistë, të gjitha të çojnë te LSDM dhe BDI-ja. Ky kombinim është katastrofik për Maqedoninë dhe për popullin e Maqedonisë, për të gjithë. Ne po zhytemi në varfëri, në krim dhe korrupsion…

Lexo më Shumë

Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE në Programi 200 me Nazim Rashidi, është shprehur se institucionet kompetente në vend kanë dështuar kur bëhet fjalë për aferën e shpallur nga kjo parti opozitare, e cila ka të bëjë me pasurinë e padeklaruar nga zyrtarë të caktuar, shkruan Alsat. Siç vlerëson Stoillkovski, komisioni anti- korrupsion nuk do të jetë në krye të detyrës as kësaj radhe. “Tani e tutje supozoj, shpresoj të gaboj, se Biljana Ivanovska do të dalë dhe do të thotë, se nuk ka kapacitet, së dyti – do t’i akuzojë sërish qytetarët për korrupsion, gjegjësisht për ekzistencë të një lloj…

Lexo më Shumë

Njerëzit mbi 65 vjeç, kanë një rrezik më të lartë të helmimit nga ushqimi. Në veçanti, ekspertët thonë se ekziston një lloj djathi që mund t’ju rrezikojë seriozisht nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi, pavarësisht se është krejtësisht i sigurt për ata nën 65 vjeç. Cilat lloje djathi duhet të shmangin të moshuarit? Ekspertët paralajmërojnë se në veçanti disa lloje të djathrave të butë, mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi tek të moshuarit dhe grupet e tjera të prekshme. Gjithashtu, myku i përdorur në këto këto lloje mund të paraqesi rrezik dhe duhet të shmanget nga njerëzit me sistem imunitar…

Lexo më Shumë

Një burrë i quajtur “më i pistëti në botë” pasi nuk lahej për dekada, ka vdekur në moshën 94 -vjeçare, sipas mediave shtetërore iraniane. Amou Haji nuk bëri dush për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika se një gjë e tillë do ta sëmurte. Fshatarët kohët e fundit e çuan atë në një banjë për t’u larë, pohoi një zyrtar lokal. Burri vdiq vetëm disa muaj më vonë. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA konfirmoi se ai vdiq të dielën në fshatin Dejgah në jug të vendit. Në një dokumentar për jetën e tij të çuditshme, Haji tha se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja filloi me publikimin e emrave të personave të cilët i konsideron të afërt me LSDM-në dhe Qeverinë dhe të cilët shmangin paraqitjen e pronës në Komisionin kundër korrupsionit. Sipas tyre, Albert Musliu, Ivica Jevtiq, Valentin Gruevski dhe Novica Peqinski, janë në mesin e gjithsej 123 funksionarëve ose bashkëpunëtorëve të pushtetit të cilët kanë bërë prona duke mos i deklaruar ato. Emrat e publikuar nga VMRO-DPMNE – Albert Musliu, përfaqësues i qeverisë në fondin e Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë (2017), – Ivica Jevtiq, ish anëtar i bordit mbikëqyrës të LSDM-së, anëtar i bordit në Qendrën e pranimit për kërkuesit…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Të shtunën organet e reja të BDI-së do të mblidhen për herë të parë pas themelimit më 15 tetor për të kërkuar llogaridhënien nga zv.kryeministri, ministrat dhe zv.ministrat nga radhët e BDI-së. Jo zyrtarisht mësohet se çdo ministër është duke përgatitur raport për punën e tij dhe zbatimin e programit Qeverisës dhe të partisë. Nuk dihet nëse raportet, ministrat do t’i dërgojnë për shqyrtimin zëvendëskryeministrit, Artan Grubi ose do të referohen drejtpërdrejtë në mbledhjen e llogaridhënies më 29 tetor. Llogaridhënia e zyrtarëve ishte njëra ndër kërkesat kyçe e grupit të zjarrit, të cilët në shkresën e tyre…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski vlerëson se duhet t’i jepet fund epokës së ruajtjes së lëndëve gjyqësore në sirtarë që vendi të futet në radiusin e vendeve me drejtësi Evropiane. Kjo sipas tij duhet të fillon me përgjegjësinë ndaj atyre që lënë lëndët e pazgjidhura edhe pse si udhëheqës i resorit të Drejtësisë, nuk ofron zgjidhje për rritjen e numrit të gjykatësve dhe mënjanimin e vërejtjeve të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian. “Romakët e vjetër kanë thënë se forma është në përmbajtjen. Lëndët janë të lidhura me afate dhe ato afate duhet respektuar. Derisa vërtetohet përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Sot në mesditë në rrugën “Iljo Vojvoda” në Shkup policia ka privuar nga liria 59 vjeçarin S.S. nga fshati Gërçec të Komunës së Sarajit. Ndaj personit në fjalë me urdhër të Gjykatës Penale ishte lëshuar fletarrestim qendror për vuajtjen e dënimit me burg. Nga MPB njoftojnë se i arrestuari do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk

Lexo më Shumë