Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski tha se po hetohen tri pista të mundshme lidhur me paralajmërimet për vendosjen e bombave në shkollat e mesme në Shkup. Spasovski tha se organet e rendit janë afër zbulimit të njërit rast, por nuk dha detaje për shkak të zhvillimit të hetimeve. Kreu i policisë tha se kërcënimet deri më tani nuk është cenuar rendin dhe siguria e qytetarëve, megjithatë, kanë shkaktuar panikë në gjithë kryeqytetin. “ Po hetojmë në disa drejtime dhe e kam patjetër të them se në një nga rastet jemi shumë afër zbulimit të plotë të rastit. Ka disa indicie…
Author: almakos
Gazetar: Adnan Qaili Derisa qytetarë të huaj me precedentë penal dhe me fletarrest ndërkombëtar marrin lirshëm shtetësinë e Maqedonisë, duke shfrytëzuar nene të ndryshme ligjore, shumë qytetar të lindur e rritur në Maqedoni janë akoma pa shtetësi. Ndër vite, Alsat ka përcjell rrëfime të qytetarëve, të cilët në mungesë të shtetësisë nuk gëzojnë të drejtat e tyre themelore për shërbime shëndetësore dhe pensionale. Disa familje thonë se përmbushin të gjitha kriteret për tu pajisur me certifikatë të nënshtetësisë, por se ende dosjet e tyre mbeten nëpër sirtarët e MPB-së. Edhe ato që janë martuar këtu akoma u refuzohet kërkesa nga…
Konkursi për kontrollorë në kompaninë e Navinagionit të Maqedonisë nuk do të anulohet, sigurojnë nga qeveria. Sipas tyre, kjo është procedurë tashmë e mbyllur. Ditë më parë, sindikata e kontrollorëve të fluturimit, akuzoi drejtorët e M-NAV-it se dëshirojnë të prishin procedurat për shkollimin e tetë kontrollorëve në Danimarkë, për shkak se fëmijët e dy prej drejtorëve nuk i kanë kaluar testet filtruese për t’u shkolluar si kontrollues në fluturime. Të gjitha kontrollet bëhen nga ekspertë danezë. “Aty nuk guxon të ketë asnjëfarë manipulim në cilëndo procedurë dhe pikërisht për këtë edhe dje qeveria por edhe kompania njoftoi se ka përfunduar…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Para më shumë një viti, gjatë djegies së spitalit modular këtu në Tetovë ku humbën jetët katërmbëdhjetë persona, u vështirësua tej mase ndërhyrja e zjarrfikësve. Arsyeja ishte, parkimi vend e pa vend i makinave që bllokonin rrugën për të intervenuar zjarrfikësit. Edhe pse këtë memorie e kemi ende të freskët, vazhdon e njëjta rutinë e parkimit të makinave për rreth spitalit të Tetovës. Kontaktuam edhe Policinë e Tetovës, nga ku apeluan që, të kihet kujdes maksimal me parkimin e makinave, sidomos në pjesët ku bllokohen rrugët, sepse dënimet do të jenë të ashpra. “Edhe përkundër numrit të…
VMRO-DPMNE ka paralajmëruar për sot publikimin e një afere, të quajtur “Parazitët”, që sipas tyre tregon për shumat marramendëse që arkëtojnë qeveritarët. “Populli mezi ia del mbanë. Shumica e pensioneve nuk janë as 1/3 e shportës së konsumit. Dy paga minimale nuk mjaftojnë për të ushqyer një familje, ndërsa zyrtarët e qeverisë regjistrojnë të ardhura gjashtëshifrore çdo muaj. Kush janë të pasur ndërsa njerëzit vuajnë? Cilët janë “parazitët” e shoqërisë? Ndërsa pagat e njerëzve po hahet nga inflacioni, të ardhurat e tyre janë shumë të mëdha për të ndjerë ndikimin”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE.
AD ESM ka siguruar sasinë e nevojshme të gazit natyror për funksionimin e termocentraleve Lindor dhe Perëndimor për periudhën 16-30 nëntor 2022. Gazin e siguron Makpetrol me çmim prej 1345 euro për 1000 nm3, thonë nga kompania. AD ESM, siç thuhet, do të vazhdojë të bëjë blerje të gazit për periudha më të shkurtra kohore për të përfituar nga përfitimi financiar nga ulja e vazhdueshme e çmimit të gazit në treg. – Siç informuam më parë, termocentralet do të vazhdojnë të punojnë me gaz natyror gjatë sezonit të ngrohjes si burimi bazë dhe më miqësor ndaj mjedisit. Ndërkohë, sistemi po…
Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski mbrëmë duke komentuar zgjedhjen e Islam Abazit në krye të PKOK-së tha se nuk e njeh personalisht dhe se për zgjedhjen kanë vendosur prokurorët, por se së shpejti do të të dihet nëse është zgjedhur personi i duhur për atë pozicion. Tupançevski paralajmëroi gjithashtu se deri në fund të nëntorit duhet të vihet në përdorim salla më e madhe e gjyqit në vend. – Në një interval të shkurtër kohor do të dihet nëse është zgjedhur personi i duhur. Kanë votuar 163 prokurorë. Ata e bënë zgjedhjen. Është një funksion serioz ku trajtohen tema komplekse.…
Ministria e Punëve të Brendshme vetëm dje ka sanksionuar 180 vozitës në territorin e qytetit të Shkupit. Këto aktivitete janë pjesë e kontrollit të intensifikuar në fushën e trafikut, të cilin MPB-ja e zbaton çdo ditë. – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për shofer fillestar, tetë masa për kalim sinjalizim të…
Foto: Ilustrim Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Në zonat malore, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, e vetëm në malet më të larta borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë. Në Shkup dhe rrethinë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe më…
Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, propozimin e ministrit të Jashtëm Bujar Osmani që Ligji për shoqatat dhe fondacionet të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, e sheh si hap i cili do ta mbronte shtetin, shkruan Alsat. “Nuk do të jetë hera e parë që ndonjë akt ligjor të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias. Unë atë më shumë e shoh si mbrojtje më të madhe të shtetit lidhur me atë që këto dispozita nesër ose pasnesër të mund të kontestohen. Në rast se Komisioni i Venecias jep mendimin e saj pozitiv lidhur me këto ndryshime, atëherë shteti…
Një djalë i lindur në orën 11:11 më 11 nëntor të vitit 2011, mbushi 11 vjeç. Daniel Saunders, nga Bishop’s Stortford, Herts, feston sot ditëlindjen, pasi ka qenë i lidhur ngushtë me numrin 11 që nga dita e lindjes. Ai tani do të shënojë një ditëlindje të veçantë, në të cilën do të marrë 11 dhurata. Daniel tha: “E kam pritur shumë këtë ditëlindje. Është më emocionuese se çdo ditëlindje tjetër që ka qenë ndonjëherë. 11 është një numër master në numerologji dhe do të thotë se kam potencial të mirë në të ardhmen. Është numri im me fat dhe…
Oleksandar Onishçenko, ish deputet ukrainas, biznesmen dhe sportist ka marrë shtetësi të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se vendi i tij e kërkon me fletarrest për korrupsion dhe se Shtetët e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar për ndikim rus në zgjedhjet presidenciale. Në verën e vitit 2016, ndërsa ishte deputet i partisë së ish presidentit prorus Viktor Janukoviq në parlamentin ukrainas, Onishçenko u largua nga Ukraina pasi Prokuroria e Përgjithshme shprehu synimin për ta arrestuar për shkak të akuzave për korrupsion dhe pastrim parash në vlerë prej më shumë se 100 milion eurosh. Ai pas largimit ka jetuar në Gjermani…

