Author: almakos

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nesër vjen për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vizita e Steinmeier , sipas ueb-faqes zyrtare të presidentit gjerman, duhet të fokusohet në situatën në rajon, ndikimin e luftës agresive të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për perspektivat e vendit për anëtarësim në BE. Kjo është vizita e parë e presidentit federal Steinmeier në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Shkup, siç është paralajmëruar, më 29 dhe 30 nëntor, mes tjerash janë planifikuar bisedime politike me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa Steinmeier…

Lexo më Shumë

Vëllezërit Ramadan dhe Imer Azizi (ish ushtar i dy luftërave të UÇK-së) nga Kumanova për të cilët javën e kaluar ALSAT raportoi se për 40 vite jetojnë në Kumanovë dhe nuk kanë shtetësi, mësohet se përfundimisht kanë fituar statusin shtetas. Informacionin për ALSAT e kanë konfirmuar vetë vëllezërit Azizi por edhe zyrtarë të MPB-së, shkruan Alsat. Në procedurë për të fituar këtë të drejtë janë edhe motrat e tyre, të cilat gjithashtu janë të lindura dhe të rritura në Kumanovë por që nuk posedojnë shtetësi. /Adrian Kerimi

Lexo më Shumë

953 shoferë janë gjobitur gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Prej tyre, 64 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Ministria e Brendshme njoftoi sot se 500 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 453 jashtë vendbanimit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo më Shumë

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 80 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 21 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.Janë vendosur katër masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tre sanksione për automjete të paregjistruara…Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në…

Lexo më Shumë

Në ora 13:41 në MPB Shkup është raportuar se në stacionin hekurudhor Maxhari, mbi një vagon, ka ardhur në ndesh me rrymën elektrike, ku është lënduar një vajzë e moshës 17 vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë efektivët e policisë, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe E mitura është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore. Nga aty kanë thënë se vajza është në gjendje stabile, por me shkallë dhe përqindje të lartë të djegies në trup. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo po regjistronte një video Tik-Tok, u tha vajza autoriteteve hetimore.

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Temperatura të ulëta dhe reshje të shiut dhe borës paralajmërojnë sinoptikët për ditët në vazhdim. Temperaturat më të ulëta do të shënohen të martën, ku në të gjitha qytetet termometri do të shënojë temperatura nën zero. Sinoptikët vlerësojnë se këto temperatura të ulëta janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Mot i ngjashëm edhe në Shkup, gjatë mbrëmjes priten reshje të shiut ndërsa në malet përreth do të ketë edhe reshje të borës. Ngritje të lehta të temperaturave dhe mot më të qëndrueshëm pritet që nga dita e premte. “Do të ketë reshje të kohë pas…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.11.2022) ka vazhduar me kontrollet  e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 48 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësi të lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 18 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për automjetet e paregjistruara… Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore. Reshjet do të jenë më të shumta në orët e pasdites dhe në mbrëmje, ku për shkak të ftohjes do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa nga ato më të ulëta. Në zonat malore mbulesa e borës do të rritet, ndërsa në vendet më të larta do të formohet mbulesë bore, sidomos në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, njoftojnë sinoptikët.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Të reshurat e fundit në Pollog shtuan kokëdhimbjet për banorët e Reçicës, Porojit dhe të Shipkovicës, vendbanime të cilët në të kaluarën më së shumti janë goditur nga vërshimet. Pas vërshimeve, autoritetet kthejnë rrugët në gjendje normale, por nuk ajo që i shqetëson banorët është mos zgjidhja afatgjatë e problemit. “Rreziku sërish është këtu. Neve rrugën na e ndreqen po pak po u shtunë reshjet ujërat do dalin bekatonat sërish. Ishte kreu i komunës, kishte projekt por tha se kushton 600 000 euro s’ka, sepse duhet të bëhet shtrati i lumit. Problemi është i njëjtë sërish ka…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Të shprehurit më mirë në gjuhë të huaja sesa në gjuhën amtare po shqetëson mësimdhënësit në shkolla. Mexhait Ameti, mësues i gjuhë angleze tha për Alsat se janë të shumta vërejtjet e mësimdhënësve të lëndëve tjera për shprehje jo të duhur dhe me gabime të mëdha në gjuhën amtare, posaçërisht nga filloristët. Sipas Ametit, gjendja e krijuar vjen si rezultat i kontaktit të vazhdueshëm me telefonat e mençur dhe programet për fëmijë dhe të rritur në gjuhë të huaja, në veçanti në gjuhën angleze. “Sidomos te filloristët, ata që vijnë në klasë të pare, ata më lehtë…

Lexo më Shumë

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore konfiskuan 26 mijë tableta ekstazi me peshë totale rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, në vlerë të llogaritur prej 200 mijë euro, të cilat do të shpërndaheshin në vend. Janë bërë kontrolle shtesë në disa lokacione dhe kundër tre personave është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike. Gjegjësisht, lënda narkotike është gjetur më 25.11.2022 në orët e hershme të mëngjesit në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, pasi është kryer kontroll doganor me skaner mobil në veturën e pasagjerëve me targa të huaja e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat 11 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 13 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Gjashtë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për parakalim dhe parakalim të paligjshëm. Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe…

Lexo më Shumë