Author: almakos

Gazetar: Adnan Qaili Për të mos i lënë qytetarët pa ngrohje termike në pik të dimrit, Ngrohtorja “Shkup-Veri” lidhi kontratë me Elektranat e Maqedonisë për ndihmë financiare, të cilën do të duhet t’i kthejë pas sezonit. Paratë nga buxheti i shtetit, përmes EMV-së do të investohen ne blerjen e gazit natyror, në mënyrë që qytetarët e zonës së veriut të Shkupit, të kenë ngrohje në shtëpitë, në shkolla dhe ambulantët e tyre. “Që sot në mëngjes Ngrohtorja ‘Shkup-Veri’ rifilloi së funksionuari me gaz natyror, e cila u garantua nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, por borxhi mbetet akoma i lartë.…

Lexo më Shumë

Pas dëshmive të dy grave të dhunuara nga Tetova që u publikuan në Programin 200, në Alsat, dhe senzibilizimit të rastit lidhur me gjendjen e rëndë të viktimave në rajonin e Pollogut ku nuk ka as strehimore për gratë që janë në rrezik për jetën, Qendra për Gratë në Tetovë ka grumbulluar një sërë ndihmash, vend strehim për viktimat, pako me ndihma për fëmijët në rrezik social si dhe ushqime falas për 3 muaj për viktimat e dhunës dhe familjet e tyre./Alsat.mk

Lexo më Shumë

E diela mbetet ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve në vend. Kështu ka vendosur shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Zëdhënësja e shkallës më të lartë gjyqësore në vend, Kika Belovska, në një konferencë për media tha se Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur që të mos iniciojë procedurë për shqyrtimin e vendimit ligjor që e shpalli të dielën ditë jo-pune për shumicën e punëtorëve. Në fakt, gjyqtarët kushtetues vendosën të mos e pranojnë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, të cilën ata e…

Lexo më Shumë

Trupi koordinativ i transportuesve privat ka njoftuar se nesër nga ora 06:00 do të bllokohet rruga Ilindenska, do të bllokohet vetëm njëra korsi. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz”, shkruan Alsat. Sipas tij përveç rrugës Ilindenska do të bllokohet edhe Kuvendi i Qytetit të Shkupit me afro 200 autobus. Ndonëse i pyetur, Jovanovski nuk kishte përgjigje rreth asaj se sa do të zgjasin bllokadat, por nuk përjashtoi mundësin që ato të vazhdojnë edhe gjatë uikendit. “Varësisht nga ajo se si do të zhvillohen çështjet, por në rast se protestat do të vazhdojnë të…

Lexo më Shumë

Ne 365 ditet kalendarike te vitit i bije qe cdo njeri ne kete planet ta kete diten e vecant te tije dhe ta festoj ditelindjen e tije. Jo te gjithe jemi te lumtur dhe festojme diten e lindjes, ndokush edhe merzitet qe vitet po kalojne dhe po plakemi dhe per dike eshte dita me e vecant e jetes se tije. Ne boten e civilizuar cdo njeri perkujdeset per me te dashurit e tyre qe ne diten e vecant te tyre ti beje urimet me te perzemerta, por jo cdokush edhe di ti zgjedhe fjalet me te mira per ta uruar…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski tha se në vitin 2015 ndonjëri nga zyrtarët ka përdorur të drejtën e diskrecionit për të lejuar që shumë studentë, në mesin e të cilëve edhe djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, të kalojnë provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet e nevojshme për këtë. Ai megjithatë nuk përmendi emra dhe nuk drejtoi gishtin nga askush konkretisht edhe pse një pjesë e madhe e këtyre studentëve potencialisht do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të vendit. “E gjithë situata duhet të kontrollohet, ashtu siç mësova nga mediet, nuk bëhet fjalë për një rast, por për ushtrimin…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Korrupsioni është arsyeja kryesore që të rinjtë largohen nga vendi dhe bëhen të suksesshëm në vendet e huaja. Kështu vlerëson kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo thotë se shoqëria në vendin tonë është e ndotur nga korrupsioni dhe urgjentisht duhet të krijohet klimë dhe sistem i shëndoshë kundër korrupsionit, që të gjithë ata që ikën jashtë shtetit tonë, të kthehen. “Ne kemi bërë eksport më të madh të mendjes. Mendjet më të mëdha jashtë shtetit funksionojnë dhe janë punëtor më të mëdhenj, ndërsa këtu nuk mund të kenë sukses sepse ka ndikime më…

Lexo më Shumë

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami kërkon më shumë kompetenca për komunat, sidomos në fushë e urbanizmit. Kasami pas takimit me ministrin e pushtetit lokal tha se është i patjetërsueshëm një decentralizim i mirëfilltë, me theks të veçantë fiskal. Ndërkohë Penov tha se për një Ligj të ri të decentralizimit, nuk është momenti i duhur, sidomos tani kur ka zhvillime të shumta politike sidomos me ndryshimet kushtetuese. Kasami dhe Penov firmosën marrëveshje për financim në rrugën e butiqeve, e cila duhet të rikonstruohet, shkruan Alsat. “Fatkeqësisht tek në për gjithçka dhe me gjithçka bëhet politikë, në këtë rast, unë vlerësoj se…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot u shpall aktvendimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi të natës në Parkun e qytetit në Shkup. Në këtë proces, Prokuroria themelore publike – Shkup shpalli fajtor të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për vepër penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal dhe i dënoi me gjithsejtë 52 vjet burg. Kështu që Anxhelo Gjorgjievski shpallet fajtor dhe dënohet me 18 vjet burgim. Klementina Levkovska shpallet fajtore dhe dënohet me 18 vjet burgim, dhe Andrej Kostovski…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur rreth rastit me djalin e një funksionari të lartë të MPB-së i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë, tha se do të ketë përgjegjësi për gjithsecilin që shkel ligjin. “Më së miri është që t’i presim argumentet dhe faktet që kanë të bëjnë me këtë proces dhe më pas ato argumente dhe fakte t’i plasojmë në opinion. Kështu gjatë ditës ne do të dalim me informata rreth këtij rasti. Besoni se do të ketë përgjegjësi për secilin që shkel ligjin, këtu nuk ka dilema, kushdo qoftë, ministre, qytetar apo…

Lexo më Shumë

Disa nga furrat e bukës bëjnë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë. Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind. Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori. Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar,…

Lexo më Shumë

Prej sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon debati i amendamenteve për Propozim buxhetin për vitin 2023. Janë parashtruar 263 amendamente, prej të cilave 199 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Ditën e hënë përfundoi diskutimi i përgjithshëm, ku qeveria dhe opozita paraqitën qëndrimet e tyre. Sipas mazhorancës parlamentare, zërat e parashikuar të buxhetit do të mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe përballimin e pasojave të krizës energjetike dhe opozita mendon se është një buxhet historikisht më i lartë dhe shpërdorues.

Lexo më Shumë