Agjencia e Zbulimit këto dy vitet e fundit nuk është pyetur fare për personat e huaj që kërkojnë shtetësi, theksoi sonte në “Rruga drejt”, presidenti Stevo Pendarovski. “Këto dy vitet e fundit Agjencia e Zbulimit nuk është pyetur fare, për qytetarët e huaj që kërkojnë shtetësi. Për fat të keq edhe me rastin e Onishçenkos, nuk është pyetur fare, megjithëse kanë patur informacione për Onishçenkon dhe persona të tjerë”, tha Pendarovski./Alsat.mk
Author: almakos
Policia në lagjen Hipodrom të Shkupit ka ndaluar E.L.(31) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale të kryera nga neni 236 dhe neni 242 të Kodit Penal dhe me urdhër qendror kërkohej me urdhër të burgut në Idrizovë për vuajtje të dënimit me burgim prej pesë vjet e pesë muaj. Personi do të dorëzohet në burgun Idrizovës për vuajtje të pjesës tjetër të dënimit.
Gazetare: Fatlume Dervishi Aleanca për Shqiptarët kërkon miratimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh për të luftuar korrupsionin në disa nivele dhe thotë se gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohet për zbatimin e tyre. Në mesin e tyre janë: – Ligji për veting të gjykatësve dhe prokurorëve,– Ligj për themelimin e një zyrë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë kriminale,– Ligj për vetingun e integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike,– Ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat dhe drejtorët dhe– Dyfishimin e investimeve publike në gjyqësor dhe prokurori. “Jemi në…
Pas një mbledhjeje të realizuar sot, shoferët e autobusëve privatë vendosën të tërhiqen nga udhëkryqet tek Qendra Tregtare “Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq dhe autobusët nesër në orën 10:00 do të dislokohen tek barakat e Qytetit të Shkupit ku do bllokojnë të gjitha korsitë në Bulevardin “Ilinden”. Pas disa ditëve që kur ata janë vendosur në udhëkryqin më të frekuentuar në qytet, tek qendra tregtare “Mavrovasja” sot vendosën që të lirojnë nga një korsi nga të gjitha anët, vendim ky që i ndihmuar edhe nga numri i vogël i makinave në qarkullim për shkak të festës shtetërore, zbuti dukshëm kaosin…
Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkanin Perëndimor – Mesdheu Lindor, si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore trans/evropiane. Vendimi i Komisionit Evropian, që këtë propozim ta vendosë në rend dite para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave është rezultat i nismave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Italinë, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) mund të ndalojë dhe protestat dhe bllokadat e transportuesve privatë në Shkup vetëm nëse rrezikohet siguria dhe jeta e qytetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se deri më tani protestat po zhvillohen në përputhje me Ligjin për Tubime Publike, përkatësisht është raportuar në mënyrë të rregullt nga organizatori dhe nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore. “Sipas nenit 6 të këtij Ligji, Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërpresë mbajtjen e tubimeve publike në rastet kur rrezikohet jeta, shëndeti, siguria, siguria personale dhe prona e qytetarëve, respektivisht nëse nxitet kryerja e…
Protestat e transportuesve privatë me bllokada do të vazhdojnë derisa nuk ka progres në situatën, deklaroi Kemal Muriç nga “Slloboda prevoz”. Ai shtoi se gjithçka mbetet e njëjtë, gjegjësisht derisa nuk ka ndonjë lëvizje në situatën do të ketë bllokada të disa rrugëve në kryeqytet. Drejtori i “Makekspres prevoz” Millorad Dimitrijevski dje përmes një kumtese me shkrim tha se ndërmarrja nuk është organizatore e protestave dhe ju bëri thirrje partive politike që të mos i keqpërdorin transportuesit për zënka dhe pikë. “Makekspres transport” nuk është organizator i protestave dhe nuk e dimë deri kur do të zgjasin protestat, nëse do…
Një studente britanike është pezulluar për dy javë nga universiteti për shkak se mori foshnjën e saj me vete në klasë. Nëna 35 vjeçare Leah Foster, e cila ndjek Universitetin e Derbit theksoi se profesori i saj kishte rënë dakord ta merrte djalin e saj në klasë, por kjo masë është ndryshuar. Pas një paralajmërimi fillestar, gruaja pranoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të mbante fëmijën, por më pas iu tha se nuk mund të shkonte më në kampus. Tutori i saj i ka bërë thirrje universitetit të rishqyrtojë masën, por zyrtarët thanë se ishte një “çështje…
Shkencëtarët kanë gjurmuar një shpërthim rrezatimi, të quajtur shpërthim i rrezeve gama (GRB), pas bashkimit të dy yjeve neutronë. Shpërthimi që ndodh nga kjo përplasje kozmike quhet “kilanova”. Ky shpërthim i rrezeve gama mund të ndryshojë mënyrën sesi ne i kemi kuptuar deri më sot shpërthimet më të fuqishme në univers. Dikur besohej se GRB-të mund të ndodhnin vetëm nga shkatërrimi i yjeve masivë, por astronomët tani besojnë se shpërthime të tilla mund të ndodhin edhe nga bashkimi i dy yjeve neutronë. Me zbulimin e një shpërthimi të rrezeve gama prej 50 sekondash në dhjetor të vitit 2021, shkencëtarët kërkuan…
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash tha se buxheti 2023 është peng i politikave ekonomike, peng i krizës Kovid-19, është pasoj e luftës në Ukrainë, shkruan Alsat. Megjithatë sipas tij në propozim/buxhetin për vitin 2023 duhet të ketë dhe një plan “B”, në rast të përkeqësimit të situatës me luftën në Ukrainë. “Buxheti duket zhvillimorë në letër…mirëpo meqë është peng i krejt dukurive të mëparshme, aty hyjnë edhe huaja që është marr në Shkupi 2014 që u trashëgua, madje kriza që pasoj në Kovid-19, kriza që erdh në bazë të luftës…
Gazetar: Lluka Andreev Për herë të parë Maqedonia dhe Bullgaria nderuan zyrtarisht një person historik – Shën Klimentin e Ohrit, për të cilin historianët paraprakisht kishin rënë dakord për një tekst të përbashkët. Në prag të festës së nesërme, shefat e diplomacisë, Bujar Osmani dhe Nikolaj Milkov, vendosën lule para bibliotekës kombëtare në Shkup, e cila mban emrin e shenjtorit, por mediat nuk ishin të ftuar. Në konferencën për shtyp më herët, ministri bullgar Milkov, tha se për këtë festë të përbashkët të të dyja vendeve është meritë e Komisionit të Përbashkët i Historisë, puna e të cilit, shtoi ai,…
Gazetare: Evi Shkopi Tre ditë pasi bllokimit të rrugëve në Shkup, para mediave doli sekretari i përgjithshëm i Qytetit. Sipas tij, kjo situatë është krijuar nga politika. Zoran Gligorov vendosi të ikë, atëherë kur duhej të dëgjonte pyetjet e gazetarëve se si do të zgjidhet kjo çështje, a do t’u jepen para transportuesve që shoferët të marrin rrogat dhe kur komunikacioni në kryeqytet do t’i rikthehet normalitetit. “Që në fillim të momentin për zgjidhjen e kësaj çështje nga ana e qyteti u ofruan zgjidhje adekuate. Megjithatë, dikujt këto zgjidhje nuk i leverdisin. A është kjo për shkak të keqpërdorimit apo…

