Alarme për bomba sot u dërguan në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ), Qendrën Tregtare të Qytetit dhe në disa shkolla të Shkupit. “Njoftojmë se deri tek Ministria për Punë të Jashtme përmes postës elektronike ka arritur një informatë se në godinën e këtij institucioni është vendosur mjet shpërthyes. Ministria menjëherë ka njoftuar shërbimet përkatëse në MPB, me ç’rast janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim. Në bazë të protokolleve të sigurisë, sapo të krijohen kushte adekuate, të punësuarit do të kthehen në vendet e tyre të punës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Alarm për bombë është dërguar edhe në…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 74 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 12 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për makina të paregjistruara si dhe 3 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. /Alsat.mk
Binjakët Lea dhe Ava u bënë të famshme pasi nëna e tyre, Jaqi Clements, krijoi një profil në Instagram për ta Ava Marie dhe Leah Rose janë dy binjake identike që kanë lindur më 7 korrik 2007 në Kaliforni, Nëna e tyre vendosi të publikonte fotot e tyre në internet dhe, në një kohë të shkurtër, mori një pafundësi me komente shumë të hijshme, pasi bukuria e tyre është e padiskutueshme. Kur ata ishin vetëm gjashtë muajshe, Jaqi nënshkroi një kontratë me një agjensi, e cila menjëherë i bëri binjakët të famshëm; megjithatë, për gruan gjërat u bënë shumë të…
Lojërat në futboll për kupën e botës po marrin vëmendjen e të gjithëve, e një pyetje lidhur me këtë iu bë qytetarëve në sheshin e Prishtines. ”Cili është shteti që ka marrë pjesë në cdo edicion të kupës së botës” ishte pyetje që iu parashtrua qytetarëe. Tre djem të rinjë në moshë u përgjigjen saktë duke thënë se ky shtet është Brazili ku për këtë fituan një shpërblim prej 25 euro për të shkuar në një market dhe për të marrë gjësende në këtë vlerë. Mirëpo këta djem befasuan të gjithë kur thanë se nuk kanë kohë për shpërblin pasi…
Gazetar: Ardit Ramadani Performancë e zakonshme dhe komike mes dy bandave, tha lideri i VMRO DPMNE-së, Hirstijan Mickovski duke komentuar përplasjen e djeshme të prokurorit publik Ljubomir Joveski me zëvendëskryeministren për qeverisje të mirë, Sllavica Gërgovska në lidhje me kritikat e kësaj të fundit për gjyqësorin në vend. “Kjo përballje më duket si përballje kriminale e dy bandave të qeverisë në një skenë të hapur, të cilët zihen në mes vete për shkak se nuk munden ta ndajnë plaçkën apo atë që kanë vjedhur dhe t’i kënaqin interesat personale. Kjo u tregua qartë në zgjedhjet e fundit të kuadrove në…
Gazetar: Miki Trajkovski Nuk ka kush t’u tregojë turistëve të huaj për bukuritë natyrore dhe kulturore të Strugës. Qendra e dytë turistike më e madhe në vend, pothuajse nuk ka ciceronë turistik, pra numri i tyre është vetëm dy, ndryshe nga Ohri fqinj, ku ka një hiperprodhim të këtij lloj stafi. Në nivel shtetëror, ky numër është më shumë se 1000, por 99% janë nga Shkupi dhe Ohri. “Ka kërkesa të shtuara për ciceronë në rajon dhe kjo do të thotë se ata do kenë më shumë të ardhura, veçanërisht ata që dinë gjuhë ku ciceronët janë deficitar. Por në…
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.12.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 127 kundërvajtje, prej të cilave shtatëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dhjetë sanskione për ngasjen e automjetit nën dikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për automjete të paregjistruara… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të…
Gazetar: Ardit Ramadani Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit nuk ka përfunduar dhe deri në vendosjen e saj në funksion ka ende punë, konfirmon ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Konfirmimi i Salit vjen një ditë pasi zv/kryeministri i parë Artan Grubi u lavdërua në Facebook se ndërtimi kishte përfunduar kurse ky njoftim i Grubit u përgënjeshtrua nga bashkëpartiaku i tij, kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Sali shtoi se askujt nuk i takojnë meritat ekskluzive për këtë poliklinikë, pasi që siç tha, ky projekt po realizohet në bashkëpunim mes disa institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Sarajit dhe Shtëpisë…
Gazetar: Ardit Ramadani Danela Arsovska nuk ndjehet përgjegjëse për kaosin e krijuar me komunikacionin në Shkup dhe se Qyteti i Shkupit deri para bllokadës në mënyrë të rregullt ka kryer të gjitha obligimet ndaj transportuesve privat. Në emisionin 360 gradë, Arsovska siguroi se të gjithë shoferët dhe protestuesit që fitojnë bukën me nder, nuk do të ngelin në rrugë dhe ju bëri thirrje që të mos lejojnë që dikush të bëje politikë dhe të manipulojë në emër të tyre. “Që në ditët e para ishim transparent lidhur me shumat që janë paguar. Unë dje pash njerëz që në televizion thanë…
Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski i vlerëson si të pabaza, paushalle dhe të pasakta vlerësimet personale lidhur me punën e tij dhe të Prokurorisë Publike, nga zëvendëskryetarja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska. Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Gërkovska ka thënë se duhet të bëhet një koalicion i njerëzve me integritet në të gjitha fushat. Ajo kritikoi edhe e zgjedhjen kreut të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duke thënë se është shkatërruese që prokurorët nuk kanë integritet që vet të marrin vendime. Këto pretendimet Jovevski i quan ndërhyurje në punën…
Gazetar: Mefail Ismaili Transport publik pa pagesë, “Bus Rapid” ose transport i shpejtë, metro, tramvaj, tunele e transport publik modern, autobus të shpejtë dhe ekologjik. Të gjitha këto janë premtime parazgjedhore që bëhen me dekada nga kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit. Por sot e kësaj dite nuk ka asnjë investim dhe projekt konkret të realizuar. Madje, për momentin, transporti publik në kryeqytet ndodhet në kolaps. Ekspertët e komunikacionit në vend, thonë se premtimeve bëhen pa u analizuar infrastruktura e Shkupit. “Premtimet parazgjedhore mendoj se jepen shumë shpejtë, pa u bërë ndonjë analizë e mirëfilltë… Për çdo ndryshim eventual…

