Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka paralajmëruar intensifikimin e konsultimeve për ndryshimet kushtetuese për javën e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kreu i diplomacisë tha se procesi do të nisë në momentin që të krijohet një shumicë prej dy të tretash. Ai ka sqaruar se pikërisht për votimin e parë nga tre të parapara, sipas procedurës për ndryshime kushtetuese, pra për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës, nevojitet një shumicë prej 80 deputetësh. Osmani shprehu besimin se ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve do të votohen vitin e ardhshëm./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë ditës së djeshme ka marr një denoncim për dhunë në familje. Sipas njoftimit për media të SPB-Tetovë 55 vjeçari Sh.F. ka sulmuar me një mjetë të fortë bashkëshorten dhe djalin e tij. Policia heton rastin. “Më datë 25.12.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, 46- vjeçarja nga Tetova, ka raportuar se ajo dhe djali i saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.E. (55) nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit e dhe njëherë përkujtoi në rendësin e ndryshimeve kushtetuese, duke rikujtuar se ky nuk do të jetë vendimi i fundit që duhet ta miratojnë deputetët në rrugën e vendit drejtë BE-së. Sipas tij deputetët i presin edhe një sërë vendimesh të rënda. Ndërkohë që nënvizoi se çdo kundërshtim i këtyre vendimeve përfshi edhe ato kushtetuese nënkupton vendim kundër ardhmërisë evropiane të vendit. “Unë edhe njëherë do të theksoj dhe këtë e kamë vërtetuar deri më tani, së paku ju e dini se unë nën shantazhe nuk funksionoj dhe nën presion, ashtu ka qenë që nga dita e…

Lexo më Shumë

Gruaja ankohet se bashkëshorti në vend të dhuratës i dhuroi para kesh. Një grua u ankua në rrjetet sociale se bashkëshorti i saj, në vend të dhuratës për Krishtlindje, i dha para kesh, shkroi Mirror të dielën. Gruaja që nuk iu bë i ditur identiteti, shkroi në platformën Mumsnet, se me bashkëshortin është në lidhje tash e 8 vjet, por u mërzit shumë kur i dha vetëm para. “Ne jemi bashkë për 8 vjet dhe i kemi dy fëmijë të vegjël. Kam bërë blerjen e të gjitha dhuratave për ta. Ai po pretendon se nuk ka kohë, se nuk mund…

Lexo më Shumë

Lufta hibride do të jetë sfidë për Ministrinë për Punë të Brendshme edhe në vitin 2023, kështu deklaroi sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në takimin e fund-vitit me gazetarët, me çrrastë falënderoi mediat për informimin e drejtë dhe në kohë për alarmet me bomba. “Muajve të fundit të këtij viti ishim dëshmitarë të një fenomeni i cili përskaj shteteve  të rajonit, dhe vendeve tjera të Evropës përfshi edhe SHBA-n dhe Kanadan nuk e anashkaluan edhe vendin tonë. Evoluimi i krimit që tani vjen pa fytyrë dhe pa identitet i shlyen kufijtë dhe ka mundësinë që njëkohësisht të jetë në…

Lexo më Shumë

Lirohen nga mësimi nxënësit e shkollës Liria në Tetovë për shkak se ka pasur alarm për bombë. Më herët alarm për bombë ka pasur edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup, Gjevgjeli dhe Kavadar. Nga MPB më herët kanë njoftuar se kërcënime për bomba janë duke u hetuar, por se nuk mund të gjenden autorët për shkak se kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.

Lexo më Shumë

Temperatura më të ulta sot në mëngjes janë regjistruar në Berovë me -5 gradë, në Manastir -4, në Shkup afër Petrovecit dhe Demir Kapi -3, në Strumicë dhe Tetovë -2, në Prilep dhe Dibër -1. Zero gradë janë matur në Shkup, afër Zajçev Ridit, Shtip, Kriva Pallankë, Gjevgjeli, një gradë mbi zero janë regjistruar në Ohër, Pretor, Lazaropole, tre në Mavrovë , Krushevë, Vinicë, katër në Kodrën e Diellit, ndërsa temperatura maskimale janë matur në Dojran me gjashtë gradë celsius. Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm moti ishte i kthjellët dhe i ftohtë.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 148 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 11 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 60 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të paregjistruara, 6 për vozitës fillestar dhe 3 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të dy komisioneve, dhe atë të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionit për sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri duhet të mbajë seancën e 41-të me një pikë të vetme të rendit të ditës: Informacion për masat e ndërmarra dhe aktivitetet lidhur me raportimet e rreme për mjete shpërthyese të vendosura nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucione shtetërore.

Lexo më Shumë

alsat.mk Gazetar: Adrian Kerimi Ministria e Brendshme dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kanë zbatuar një aksion policorë pasditen e sotme në pikën kufitare “Tabanovc” me Republikën e Serbisë. Përveç bastisjes në godinën e pikës kufitare dhe kabinat për kontrollin dhe legjitimimin e pasagjerëve, jo zyrtarisht mësohet se bastisje ka pasur edhe nëpër shtëpi private të policëve të cilët janë të punësuar në pikën kufitare “Tabanovc”. Ndonëse Ministria e Brendshme nuk ndanë informacion se cili është motivi i aksionit, Alsat ka arritur të siguron informacione në rrethana jozyrtare brenda Prokurorisë për krim të organizuar. Në urdhëresat e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

 Gazetare: Ajnur Bafqari Në vitin 2022, vetëm në nëntë muajt e parë kanë hyrë 1 miliardë e 476 milionë euro para nga mërgimtarët, gjegjësisht remitenca. Kështu flasin të dhënat e Bankës Popullore. Por këto të hyra janë vetëm përmes kanaleve zyrtare pa përfshirë paratë kesh, apo shpenzimet që mërgimtarët i bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në vend. Njohësit e rrethanave ekonomike thonë se ky numër lëviz nga viti në vit dhe zakonisht deri në fund të vitit vlera e këtyre mjeteve arrin deri në një të katërtën e prodhimit bruto vendor. “Vlera e këtyre mjeteve financiare lëviz nga viti në…

Lexo më Shumë