Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për vozitësit fillestar, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka miratuar buxhetin për vitin 2023. Rreth saj dje kanë debatuar këshilltarët e Qytetit të Shkupit, ndërsa janë dorëzuar një numër i madh amendamentesh nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja. Nga pushteti lokal informojnë se është miratuar një buxhet zhvillimor me komponentë sociale dhe masa për funksionim ekonomik të qytetit. “Falë Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe konstruktivitetit të të gjitha grupeve të këshilltarëve, qytetarët e Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm 2023 kanë diçka më shumë se shtatë miliardë denarë (7.094.386.000 denarë) për realizimin e projekteve që nënkuptojnë përmbushjen e programit ‘Për një Shkup modern’”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të dy mbledhjeve plenare, 74 dhe 84. Në kuadër të mbledhjes 74, deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim ligjet për plotësime të Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe për plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtër. Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe të Propozim ligjit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot do ta kumtojë çmimin e rrymës që do të vlejë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Tre kompanitë energjetike kanë dorëzuar kërkesat e tyre në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe nëse kërkesat e tyre pranohen, çmimi i energjisë elektrike do të rritet nga 3.5 deri në 4 për qind, por në koston përfundimtare do të përfshihet edhe rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 5 në 10 për qind.

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e tij sonte në Programi 200, Avokati i Popullit Naser Zyberi vlerëson se zërat sy ky i “grupit të zjarrit”, nuk i bëjnë dëm BDI-së dhe se deri dikund mbajnë kritikat e këtij grupi, pasi që sipas Zyberit, jo secili funsionarë mund të vlerësohet me nota positive. “Nuk besoj se mund të ketë zhvillime tektonike të kësaj natyre, një gjë mendoj se ia vlen të diskutohet, qoftë edhe për të mbajtur në tension aktivitetin e partisë në pushtet. Që mos bie në letargji sepse shpeshherë pushteti di të akomodojë, prandaj zërat e këtilla herë pas here japin shkëndija…

Lexo më Shumë

A ndjehet i manipuluar nga BDI-ja, pasi që i është premtuar pozita e kryeministrit ndërsa përfundoi në postin e Avokatit të Popullit, Naser Zyberi tha se i’u është afruar posti i zv/kryeministrit, ministër Drejtësie, e shumë poste tjera, por që ka qenë vendim i tij të mos përfshihet në egzekutiv. Këto deklarata ai i bëri sonte në Programi 200, në Alsat M. “Në ato rrethana nuk është mundur të bëhet diçka më tepër. Ka qenë vendimi im nëse do të doja të bëhesha pjesë e egzekutivit me një post tjetër, ose të mbetem jasht. Për hir të realitetit, lideri, kryetari…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev BESA mbetet partia e vetme politike nga blloku shqiptar që kushtëzon ndryshimet kushtetuese me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kërkesa e Bilal Kasamit, nuk u mbështet as nga Aleanca për Shqiptarët në opozitë. Nga ASH thonë se nuk janë kundër zgjedhjeve, por procesi i integrimit evropian duhet të jetë prioritet dhe të mos përdoret për pikë politike. “Çdo kalkulim me partitë e tjera politike që nuk ia duan të mirën të ardhmes së këtij vendi, dhe duke komentuar publikisht kalkulime të ndryshme politike, mendoj se nuk i sjell asgjë të mirë partisë së tyre politike dhe natyrisht vendit”,…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Pavarësisht se data shënon 27 dhjetor, këtë vit rrugët e kryeqytetit pothuajse nuk janë dekoruar aspak. Në arkivin e televizionit shohim se si ndër vite rrugët kryesore në kryeqytet, bulevardet dhe sheshi janë të zbukuruar me dekorime, drita shumëngjyrëshe, babagjysh që dëgjon dëshirat e fëmijëve e koncerte me publik prej qindra personash. Këtë fund vit, për dallim nga vitet e kaluara në rrugë ka vetëm makina dhe qytetarë. “Edhe pse vetëm pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i moteve, atmosfera festive në kryeqytet lë shumë për të dëshiruar. I vetmi tregues se së shpejti do të jetë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Në raportet nga kontrollet e jashtëzakonshme financiare të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në gjithsej 33 Klinika, janë evidentuar shumë parregullsi në konfigurimin e pagave të disa drejtorëve. Nga kontrollet rezulton se përveç ish-drejtorit organizativ të Klinikës së Fëmijëve, Alajdin Memedi, pagë më të lartë kanë marrë edhe katër drejtorë të klinikave të tjera për shkak të përdorimit të një koeficienti më të lartë në llogaritjen e pagës. Për shkak të koeficientit të fryrë, drejtori Osmani, për shembull, merrte 5000 denarë bruto pagë më shumë në muaj për shkak të dallimit mes koeficientit të aplikuar saktë dhe të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Në mungesë të mysafirëve vendas dhe të huaj në numër të madh, sezonin e Vitit të Ri në Strugë do ta shpëtojnë mërgimtarët. Ata janë kthyer këto ditë në vendlindje për të kaluar pushimet me të afërmit e tyre. “Jemi nga Italia. Do të qëndrojmë për dy javë. Ku do ta prisni Vitin e Ri? Në shtëpi, e dini se ku vijnë mërgimtarët, në shtëpi, dhe nga shtëpia përsëri në të njëjtin vend ku e fitojnë bukën e gojës…”. Dyqanet e Strugës janë duke punuar me kapacitet të plotë. Aktiviteti i shtuar ndihet në të gjithë Çarshinë.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Me lot në sy dhe brohoritje për drejtësi sot para dyerve të gjykatës protestuan shokët dhe shoqet e klasës së 16 vjeçarit të vrarë në afërsi të Banjave të Tetovës nga 17 vjeçarja nga Novosella e Zhelinës. “Kërkojmë drejtësi për shokun tonë. E kemi pasur më shumë se shokë ka qenë djalë shumë i mirë. Na ka djegur shpirtin. Duam që e drejta të zbardhet sepse nuk është e drejtë të heshtim të gjithë dhe kjo të mbetet pa u dënuar”. “Drejtësi për vëllain tonë Beharin. Kjo nuk na tronditi vetëm neve, por heshtja është bashkëpunim në…

Lexo më Shumë

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie nga ata që kanë marrë përgjegjësi në ekzekutiv, kështu deklaroi nënkryetari i kësaj partie dhe njëherit deputet, Izet Mexhiti. “Pas kërkesës tonë të para tre muajve filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi për llogaridhënie, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në kryesi. Vërejtjet tona për mosrealizimin e premtimeve programore për zgjedhjet e vitit 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe nuk u murrën në shqyrtim, dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim. Prandaj ne vendosëm që t’i drejtohemi anëtarësisë, votuesve…

Lexo më Shumë