Anulohet gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që pritej të mbahej sot, për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve. Sipas Gjykatës Themelore në Tetovë, gjykimi pritet të vazhdojë me 31 janar në orë 10:00. Për zjarrin në spitalin modular, i cili ndodhi më 8 shtator 2021, ku 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, të akuzuar janë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku Boban Vuçeski, por edhe Spitali Klinik Tetovë, si person juridik.
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 53 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës në gjendje të d ehur. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre të tjera për makina të paregjistruara…/Alsat.mk
Sot në ora 10:00 vazhdon seanca gjyqësore për të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona. Gjykimi për rastin në fjalë filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë gjykimi u shty disa herë. Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajësinë dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat…
Një automjet ka shpërthyer në bulevardin “Koço Racin” sonte në ora 20:05, në afërsi të gjimnazit “Korçagin” të Shkupit. Në momentin kur automjeti ka marrë flakë, aty pranë ka qenë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska. Në një prononcim për “A1on”, Petrovska ka konfirmuar se e ka vërejtur ngjarjen, por mohon se i është kërcënuar siguria. “Gjithçka është në rregull, një rastësi e pastër. Unë po ecja në anën e kundërt të bulevardit dhe në atë moment mjeti shpërtheu. Nuk ka të bëjë me mua, dhe me sa di unë nuk ka të lënduar, drejtuesi i mjetit është mirë”, tha Petrovska.…
VMRO-DPMNE vlerëson se përbërja aktuale e Kuvendit nuk ka mandat nga populli për të bërë ndryshimet kushtetuese. Zëdhënësi i partisë, Naum Stiollkovski deklaron se e ardhmja evropiane me koalicionin qeverisës LSDM-BDI është e kërcënuar, ndërsa këtë e thonë edhe sondazhet. Andaj thekson sipas tij se e vetmja gjë që duhet të diskutohet është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur. “Kërcënohet e ardhmja evropiane me koalicionin qeverisës të krimit dhe korrupsionit dhe këtë e thonë faktet dhe sondazhet, sipas të cilave vetëm 13% e qytetarëve besojnë se shteti po ecën në drejtimin e…
Gazetar: Miki Trajkovski Gjyqi për deponinë ilegale në Strugë, pas ndërprerjes njëvjeçare, rifillon të martën, më 17 janar. Pothuajse dy vite nga fillimi i procesit gjyqësor, gjykimi është rikthyer nga fillimi sepse Gjykata e Apelit në Manastir e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore të Strugës. Përfaqësuesi ligjor dyshon në synimet e gjykatës së Manastirit. “Është simptomatike që Gjykatës së Apelit në Manastir i është dashur gati një vit për të konstatuar paqartësi në kërkesën e padisë. Në këtë kontekst, dua të përmend se vetë padia konsiston në marrjen e masave të menjëhershme dhe urgjente për të parandaluar dëmtimin e…
Gazetar: Mefail Ismaili Kuvendi vazhdon të mbetet gjysmë funksional dhe jo efikas në punën e tij. Në javën e parë të punës pas festave, institucioni ligjëvëns u përball me problemin e vjetër, atë të mungesës së kuorumit. Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së thonë se shumica parlamentare nuk është e aftë të vetë organizohet. “Ajo që është shumë interesante se edhe këto ditë e shohim se nuk ka seanca të caktuara të komisioneve dhe plenare caktuara dhe e pret momentin kur përsëri do të dalin dhe do ta akuzojnë opozitën se bllokon, e jo që ata nuk dinë të organizohen. Fakti…
Për shkak të problemeve teknike në rrjet, nesër nga ora 9:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbeten përdoruesit nga një pjesë e rrugës “Milan Markoviq” në Komunën e Karposhit. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, nesër nga ora 11:00 deri në orën 14:00 do të jenë pa energji elektrike 73b, 71a, 71b, 69a dhe 69b, në komunën Butel.
Në pikën kufitare Tabanocë, pritja për hyrje dhe dalje është rreth 40 minuta, njofton LAMM. Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se sa kryerja e formaliteteve doganore. “Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa në akset jashtë urbane, intensiteti i qarkullimit është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje pritet 30-40 minuta, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM-së, nga ku rekomandojnë respektimi i sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe drejtim të…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme, në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 170 kundërvajtje, prej të cilave 31 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 16 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, 35 për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri masa për automjete të paregjistruara. Poashtu janë shqiptuar edhe pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë sanksione për shoferët fillestarë…informojnë nga MPB.
Gazetare: Evi ShkopiTelevizioni Alsat ka siguruar pamjet ku shihet se si një person qëllimisht një natë më parë u vë zjarrin dy objekteve, magazinës dhe arkivit të ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Në incizimin nga kamerat e sigurisë shihet se si personi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ndez fillimisht zjarrin në magazinën e ndërmarrjes, më pas i vë flakën arkivit dhe largohet qetësisht. Ka qenë ndërhyrja e sigurimit të kësaj ndërmarrje që ka vënë nën kontroll flakët dhe më pas kanë mbërritur edhe zjarrfikësit. Drejtori i “ Parqeve dhe Gjelbërimeve” Suhejr Rexhepi, zjarr vënien e sheh si tentim…
Gazetar: Mefail Ismaili Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare të nënshkruar në Tiranë në dhjetor të vitit 2016 vazhdon të mbetet e parealizuar. Madje, këtë deklaratë s’mund ta gjesh as edhe në uebfaqet e partive shqiptare të cilat u zotuan se do ta zbatonin atë. Nga pikat që përmban Deklarata mund të thuhet se vetëm paragrafi i dytë i pikës së parë është realizuar përgjysmë, në të cilin kërkohet që gjuha shqipe në Kushtetutë të jetë zyrtare. Por Kushtetuta ende i referohet gjuhës shqipe si 20%. Arritja e barazisë së plotë…

