Author: almakos

Gazetar: Adrian Kerimi Nëse nuk arrihen numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, nuk ia vlen të zgjerohet shumica parlamentare. Kështu deklaroi kreu i ASH-së, Arben Taravari para fillimit të Kuvendit Qendror të partisë në Kumanovë. Ai hodhi poshtë zërat për ndarje resorësh dhe tha se pnuk ka propozim konkret nga Kovaçevski. “Personalisht mendoj se nëse nuk ka numër 80 nuk ja vlen të zgjerohet Qeveria. Por them se ka gjëra të cilat mund të ndihmojnë edhe duke u zgjeruar Qeveria. Mendoj se para anëtarëve të Kuvendit do t’i shpalosi të gjitha faktet dhe argumentet të cilat i kam, ta bisedojmë,…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët nuk kanë pasur takime dhe nuk ka hapa konkrete dhe as bisedime konkrete për hyrje në qeveri, apo zgjidhje programore dhe kadrovike. Kështu thonë në partinë e kryeministrit Kovaçevski nga ku shtojnë se partitë që janë për ardhmëri evropiane mund të bëhen pjesë e Qeverisë. “Secila parti politike e cila është për ardhmërinë evropiane të shtetit është e mirëseardhur, gjithsesi ja vlen të bisedohet si parti politike, por për hapa konkretë, për hyrje konkrete në Qeveri, nevojiten bisedime konkrete për harmonizim të politikave programore dhe kadrovike për çka Akoma nuk ka bisedime.…

Lexo më Shumë

Një 25 vjeçare nga Tetova është vënë nën pranga nga policia, pasi i është gjetur lëndë narkotike e tipit marihuanë. “Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (20-janar) rreth orës 21:00, në afërsi të një lokali në Tetovë, e kanë privuar nga liria 25-vjeçaren A.M. nga Reçica e Vogël e Tetovës tek e cila gjatë kontrollit të kryer është gjetur marihuanë. Ajo është ndaluar në Komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të çështjes, kundër saj do të përgatitet parashtresa përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga policia.

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit ku është matur -5 gradë celsius, Lazaropole me -4 dhe Berovë me -3 gradë. Më  ngrohtë ka qenë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Shtip, Gjevgjeli, Demir Kapi me 3 gradë dhe Dojran me 4 gradë Celsius. Lartësia e mbulesës së borës në orën shtatë ishte 37 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 centimetra në Lazaropole, 12 centimetra në Pozharanë, 7 centimetra në Mavrovi Anovi dhe 4 centimetra në Krushevë. Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje shiu, bore në zonat malore dhe më të larta. Në orët…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje shiu, borë në male dhe në zonat më të larta. Në orët e paradites në pjesët perëndimore reshjet do të kalojnë në borë në disa zona më të ulëta. Në pjesët juglindore reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Timço Mucunski thotë se është i befasuar nga qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për hyrje në Qeveri. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët që nga zgjedhjet e fundit parlamentare vepron si opozitë në lidhje me partinë në pushtet, BDI, shkruan Alsat. “Ai qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petreski Me ligjin e ri të propozuar për pagat në sektorin publik, sindikatat nuk do të mund të marrin pjesë në vendimmarrjen e Qeverisë ndërsa teksti është diskriminues dhe antikushtetues. Ky është reagimi i Sindikatës së arsimit, ku kërkuan tërheqjen e ndryshimeve. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, beson se po iu mohohet e drejta për të negociuar për shumën e pagave, kontratat kolektive nuk do të vlejnë, dhe kjo do të thotë se me rritjen e pagës minimale, shumë paga do të jenë pothuajse identike dhe kjo do të jetë një problem. “Vlera e pikës është pikë tjetër…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Përkundër pretendimeve të Komisionit Kundër Korrupsionit se makinat e MPJ-së, janë përdorur për qëllime partiake, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, e mohon. Nga antikorrupsioni i bazuan qëndrimet e tyre në një raport të revizionit të brendshëm të Ministrisë, sipas të cilit u konstatua se gjatë periudhës zgjedhore Ministria e Punëve të Jashtme kishte 15 automjete të veta dhe dy të marra hua nga Agjencia e Inteligjencës, por nuk ishin mbajtur evidencë për to, dhe nuk mund të vërtetohet se sa karburant kanë harxhuar. Mirëpo, versioni i Osmanit është i kundërt. “Në rastin tonë, në MPJ nuk ka…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup nuk komenton vendimet e partive politike nëse do të jenë ose jo pjesë e qeverisë. Të pyetur nga Alsat se cili është qëndrimi misionit të BE-së për zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe si i komenton deklaratat e politikanëve, përfshirë edhe Arben Taravarin se për këtë çështje është në konsultim edhe më faktorët ndërkombëtar, nga zyra e BE-së thonë se bëhet fjalë për çështje sovrane andaj edhe nuk komentojnë punët e brendshme të partive politike. “Delegacioni Evropian po ndjek nga afër zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut. Duke e ditur se këto…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se deklarata e liderit të opozitës që “struktura gjysmë kriminale brenda LSDM-së po i bëjnë presion deputetëve socialdemokrat” është alibi për të mbuluar dështimin e tij për të rrëzuar Qeverinë. Kovaçevski tha se Mickoski duhet ta di se shumica do të zgjerohet edhe më shumë. “Dua ta porosis zotin Mickoski se jo vetëm që nuk i ka 61 deputet, jo vetëm që deputetët tanë janë të lirë të vendosin sipas bindjeve të tyre dhe përcaktimeve programore dhe partiake, por dua t’i them se shumica parlamentare do të zgjerohet edhe më shumë”, deklaroi Dimitar…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Që prej tre vitesh, Tefik Abdili nga fshati Bogovinë kërkon vajzën e tij. Ajo nga shtëpia është larguar në 7 janar të vitit 2020 kur ishte 19 vjeçe, duke marrë me vete vetëm pasaportën. Një ditë pas largimit nga shtëpia, sipas babait të saj ka fikur telefonin dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë. Rastin e ka denoncuar edhe në Polici, por rezultate nuk ka. “Rastin e kam lajmëruar edhe në Polici, por nuk kam asnjë informatë kthyese nëse është e gjallë apo e vdekur. Për atë erdha që ta bëjmë publike që në rast…

Lexo më Shumë

Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur në banesë me qira në Bujanoc, konfirmon Prokuroria e Lartë Publike nga Vranja. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Shkupi. “Policia në Bujanoc e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë se në Bujanoc është gjetur trupi i pajetë i N.N. Pas hetimit nga ekipi inspektues i Stacionit Policor Bujanoc, në prani të mjekut ligjor, është konstatuar se bëhet fjalë për A.R (30) nga Shkupi”. “Nga ana e ekspertit mjeko-ligjor është kryer hetimi dhe ekspertiza e trupit dhe është konstatuar se nuk ka gjurmë që të tregojnë se…

Lexo më Shumë