Stabilizimi i çmimeve të produkteve primare, zvogëlimi i mëtejmë në furnizimin, por edhe kushtet e shtrënguara financiare ndërkombëtare që do të zvogëlojnë kërkesën duhet të kontribuojnë në stabilizimin e normave të inflacionit këtë vit, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska. Në intervistën për “Deutsche Welle”, guvernatorja thekson se ulja e presionit nga çmimet e importit, veçanërisht të energjensave dhe ushqimit, do të jetë më e rëndësishmja për inflacionin e brendshëm. Angellovska-Bezhoska vlerëson se masat e ndërmarra nga Banka Popullore duhet të kontribuojnë në stabilizimin e pritjeve të inflacionit, si faktor i rëndësishëm që ndikon në inflacion, si dhe do…
Author: almakos
Ndërron jetë 14-vjeçarja, dyshohet se shkak u bë helmimi nga deodorant. Një 14-vjeçare ka ndërruar jetë pasi spërkati dhomën e saj të gjumit me deodorant. Babai i të miturës tregoi se vajza e tij, e cila ishte autike, nuk mund të flinte pa hedhur aromën tek jastëku i saj. “Era e saj i dha asaj një ndjenjë relaksim, nëse ajo do të ndihej paksa e shqetësuar në ndonjë mënyrë, ajo do ta spërkaste këtë spraj dhe do t’i jepte një ndjenjë harmonie sepse është një deodorant që përdorte gruaja ime”, deklaroi ai. Vëllai më i madh i Giorgia Green e…
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov, mund të kthehet në Shkup, në momentin kur do të krijohen kushte adekuate, ka deklaruar sot ministri për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, raporton SHENJA.Nëse fillon dialogu në nivel të lartë, në të cilin duhet të merr pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment, ka shtuar Millkov në konferencën për aktivitetet e MPJ-së.Duke e komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë Bujar Osmani se vendimi për tërheqjen e ambasadorit Angellov për konsultime në Sofje, është i pabazuar, i paargumentuar dhe joproporcional, Milkov tha se një procedurë e tillë…
Grupi i Zjarrit brenda BDI-së, sot në Shkup ka mbajtur takim me Forumin e Gruas. Siç thuhet në komunikatën e tyre, qëllimi i takimit ka qenë shprehja e revoltës së akumuluar vitet e fundit ndaj ekzekutivit të dirigjuar nga zëvendës – kryeministri Artan Grubi, ndaj siç thanë anashkalimi i gruas nga politikbërja, përfaqësimi adekuat në nivel qëndror dhe lokal.Kryetarja e Forumit të Gruas së BDI-së Mukades Hajdari tha se injorimi i rolit të gruas në politikëbërje duhet të marr fund dhe asaj duhet ti jepet pjesa e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes. Forumi tha se funksionon në tre parime, të cilave gjithmonë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte takoi gratë tetovare në eventin e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI në qytetin e Tetovës. Përveç kryetarit Ahmeti, fjalë rasti patën edhe nënkryetarja e BDI-së Arbana Pasholli, sekretari gjeneral Faton Ahmeti, deputetet Rina Ajdari dhe Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe kryetarja e Forumit të Gruas në Tetovë Merita Mustafai.“Unë jam i mendimit që burra e gra kanë luftuar bashkë për të pasur paqe, andaj përfaqësimi i grave duhet të jetë sa më i madh e jo bazuar vetëm në ato ndarjet proporcionale që janë shkruar.…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se planprogrami do të zbatohet plotësisht dhe gjithçka që është paraparë në datat për provimin e maturës shtetërore dhe në rubrikën për provimet e planifikuara të provimit të maturës do të zbatohet plotësisht.Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Beti Stamenkoska Trajkoska nga OBRM-PDUKM në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, ka rikujtuar të drejtën në arsim dhe ligjet për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm. Ministri Shaqiri theksoi se janë bërë analiza nga Departamenti i Arsimit fillor, duke sqaruar se Ligji për Arsimin fillor parasheh saktësisht se sa ditë pune duhet…
Me moton “BASHKË PËR EUROPË”, Bashkimi Demokratik për Integrim, në krye me Ali Ahmetin dhe disa ministra, zv.ministra dhe drejtorë, kanë vazhduar takimet e tyre me qytetarët në rajonin e pollogut. Kësaj radhe, BDI ishte në Shipkovicë të Tetovës. Kreu i integristëve, Ali Ahmeti , nga atje numëroi disa punë të bëra nga subjekti që ai e drejtonë. Ai tha se kanë shpallur, malin Sharr park kombëtar, dhe i njejti do të shfrytëzohet si pikë turistike. Ahmeti gjithashtu tha se ata si parti, mision e kanë Bashkimin Europian, pasi vetëm ashtu ngritet standardi jetësor dhe sigurohen paga më të larta…
Me 15 vota “pro”, një “kundër” dhe 18 “të përmbajtur”, këshilltarët e Qytetit të Shkupit nuk e përkrahën propozimin e Kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për marjen e kredisë prej 10 milionë euro për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë. Në debat u ngritën shumë pyetje, ndër to se nga do të blihen autobusët dhe sa automjete të reja do të sigurohen, edhe pse të gjithë u pajtuan që parku i autobusëve të Ndërmarjes së Transportit Publik Shkup duhet të rinovohet, por vetëm pasi të publikohen më shumë detaje rreth planit të furnizimit. SHPËRNDAJE
Euroambasadori Dejvid Gir e dënoi deklaratën e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski lidhur me pretendimet territoriale dhe e vlerësoi si të papranueshme. Lidhur me deklaratat e paradokohshme të eurodeputetit Xhambaski për pretendimet territoriale, ambasadori Gir përkujtoi se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ-ja bullgare u distancuan nga këto deklarata. Ai nënvizoi se pohimet e tilla nuk e përfaqësojnë dhe nuk mund ta përfaqësojnë BE-në. Për vërejtjet e djeshme ndaj presidentit Pendarovski, të cilët mund të intepretohen si kërcënim, ambasadori Gir tha se kjo absolutisht nuk e përfaqëson qëndrimin e BE-së. “Kjo nuk i shpreh vlerat, në të cilat u themelua BE-ja. E…
Me vonesë prej gjysmë ore filloi mbledhja parlamentare kushtuar parashtrimit të pyetjeve të deputetëve, në të cilën gjithsej dhjetë deputetë janë paraqitur për të marrë fjalën. Në fillim të mbledhjes koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski me vërejtje procedurale reagoi se në mbledhje nuk janë të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të Qeverisë. “Pyetja ime është ku është gjysma e Qeverisë? Mbledhja fillon me 35 minuta vonesë sepse përfaqësuesit e Qeverisë nuk ishin këtu. Është mirë që para fillimit të mbledhjes të numëroheni. Nuk e di nëse kjo sjellje që e keni ndaj qytetarëve do të…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin dypalësh me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk tha se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele për sukses njëjtë janë të nevojshme edhe për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet të cilat janë në rrugën që të bëhen anëtare të BE-së, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. “Respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë i ndërtuar mbi vlerat evropiane është modeli i vetëm për sukses për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. E dimë se gjithnjë do të ekzistojnë faktorë nga të dyja anët…
Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, i akuzuar në rastin “Softuerë”, ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër prokurores Ivana Trajçevska, e cila e udhëheq rastin, dhe kundër bashkëpunëtorit ekspert në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të moskryerjes së detyrave të punës, fshehjes dhe montimit të lëndëve penale, me qëllim të krijimit të perceptimit të gabuar në opinion. “Me qëllim për të shkaktuar urrejtje në opinion, prokurori kryesor publik që e udhëhoqi dhe e udhëheq ende rastin “Softuerë” ka gënjyer dhe po e gënjen mbarë opinionin maqedonas. Kallëzim penal është…

