Author: almakos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, do të ketë takim me Këshillin Ekzekutiv të partisë, ku duhet të prezantojë se çfarë është biseduar dhe për ndarjen e resorëve, kanë bifruar nga LSDM për “Slloboden Peçat”.Takimi i Komitetit Ekzekutiv, do të pasoj pas takimit që është caktuar të mbahet në orën 13:00 në Qeveri, në të cilën përpos zgjidhjeve programore, të dy liderët do të bisedojnë edhe për ofertën për pozicionet ministrore me të cilat do të udhëheq Aleanca nëse bëhet pjesë e Qeverisë.Në takimin pritet që Kovaçevski t’i informojë bashkpartiakët edhe për pozitën e Alternativës…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (30.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 masa, nga të cilat shtatë masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për parakalime dhe parakalime të paligjshme, tre masa për automjete të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”, Maqedonia është në vendin e 85-të nga 180 vende.Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është në shoqërinë e Surinamit, Indisë, Maldiveve, Guajanës dhe Tunizisë. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101). “Bota ka nevojë për veprim urgjent,” thotë titulli i Transparency International mbi Indeksin Botëror të Korrupsionit. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin. Indeksi rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe anëtarët e kryesisë së ngushtë, kanë takuar sot kryetarët e degëve të ASH-së nga të gjitha zonat e vendit. Në takim është biseduar për organizimin e brendshëm, anëtarësimet e reja, aktivitetet në terren, ristrukturimin lokal dhe sfidat e reja që e presin partinë periudhën në vijim. Kryetarët e degëve të ASh-së, janë njoftuar edhe rreth zhvillimeve politike, ndërsa kanë shprehur edhe sugjerimet, propozimet dhe kanë referuar për aktivitetet në degët përkatëse. Kujtojmë se nesër do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari,…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte gjatë takimit me qytetarët në komunën e Bogovinës, tha se të mirat nuk vijnë me uratë, por me pushkë të gjatë. Ai më tej shtoi se e punët e shekullit të ri, duhet ti trajtojnë brezat e shekullit të ri, përcjell SHENJA. “Të mirat nuk vinë me uratë por më pushkë të gjatë, ne lirinë e fituam ndërsa sot vendin tonë duhet ta duam! Në 20 vite kemi qenë çelës kyç në faktorizimin e çështjeve shtetëtore, kemi krijuar politika zero probleme me fqinjët, mund të përmendi çështjen me Greqinë apo Bullgarinë.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot nga konferenca “Viti i mundësive të reja” theksoi se pa ndryshime strukturore dhe sistematike nuk ka hapje të rrugës për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm. Bytyqi i është referuar masave dhe politikave që ndërmerr Qeveria në një periudhë kur po përballemi, siç theksoi ai, “me krizë serioze”. Ai në fjalën e tij vuri theksin në ristrukturimin e ekonomisë vendase si një proces i domosdoshëm, Planin e rritjes ekonomike dhe mbështetjen e investimeve, jo vetëm të huaja, por edhe vendore, mbështetjen për hulumtim dhe zhvillim të kompanive, si dhe zhvillimin e barabartë rajonal. Momentalisht,…

Lexo më Shumë

Tansportuesit privatë me autobusët e tyre, do të rikthen përsëri nëpër udhëkryqet kryesore të qytetit të Shkupit, duke i bllokuara disa nga rrugët më të frekuentura. Bllokimi i kryeqytetit do të ndodhë pas ditëlindjes së Goce Dellçevit që do të shënohet në Shkup, pasi ata nuk dëshirojnë të krijojnë kaos në kryeqytet. Transportuesit privat  sot protestuan para  Ndërrmarjes së Qarkullimit Publik, ata kërkojnë që tju kthehet borxhi afro 2 milionë euro dhe të njejtit gjithashtu kërkojnë takim me drejtorin e NQP-së. “Kërkojmë dialog dhe zgjidhjen e problemit, protesta është opsioni i fundit, por në qoftë se nuk ka zgjidhje do…

Lexo më Shumë

Nesër do të mbahet  takimi ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, për hyrjen e mundshme të këtyre të fundit në Qeveri. Kryetari i Aleancës e konfirmoi personalisht takimin dhe tha se ata tashmë kanë përgatitur pesë pikat programore të tyre që do t’i kërkojnë shumicës qeveritare, njëra prej të cilave  është luftimi i korrupsionit. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët “Kemi përpiluar kërkesat tona të cilat kryesisht janë programore, për kadrovike kemi pasur kërkesa, por kryesisht janë kërkesa programore të cilat do ti shohim prej kryeministrit a janë të pranueshme për…

Lexo më Shumë

Në konferencën për media, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski u pyet lidhur me qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët, të cilët dje, akuzuan VMRO-në si parti e pareformuar dhe e rrezikshme. Ai e ka quajtur qesharak Taravarin dhe person i cili po tenton me çdo kusht të arsyetojë dëshirën e tij për pushtet dhe funksione. “Sigurisht është evropiane Taravari që ta lus VMRO-DPMNE-në të votojë për të në Gostivar, atëherë VMRO-DPMNE ishte e reformuar. Kur Aleanca u nënshkrua për rrëzimin e qeverisë, Taravari u nënshkrua për VMRO-në apo kundër BDI-së? Ideja Evropiane nuk është lutje dhe kërcënime për funksione dhe punësime…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL). Në seancën e sotme të BNJVL-së, me kërkesë të kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është propozuar që Arsovska të shkarkohet nga detyra dhe kryetar i ri të jetë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski.Një propozim i tillë u pranua njëzëri nga anëtarët e Bordit drejtues dhe kështu Arsovska nuk është më kryetare e BNJVL-së, por Georgievski.Menjëherë pas seancës së BNJVL-së, nga kabineti i Arsovskës njoftuan se me këtë që u shkarkua kryetarja për u tregua koalicioni mes…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup është anuluar sot gjykimi kund ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Arsyeja sipas mbrojtjes është gjendja shëndetësore e të akuzuarit.Në seancën është dashur të dëgjohet edhe dëshmitari Petko Dimitriev nga Bullgaria dhe personi Kire Kostov.Zekiri akuzohet për kontrata private të lidhura në mënyrë të paligjshme, të cilat e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.5 milionë euro.Gjykimi filloi në dhjetor ndërsa në seancën e parë Zeqiri tha se nuk ndihej fajtor. /SHENJA/ SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Evropës së sotme, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”, që do të zgjasë dy ditë. Ai theksoi se ka zgjidhje për përmirësimin e standardit të qytetarëve nëse mbetemi të përkushtuar ndaj prioriteteve dhe kemi krijuar parakushte për këtë.Kovaçevski, duke iu referuar të arriturave të vitit 2022, tha se Qeveria ka arritur t’i mbrojë qytetarët nga rritja enorme e çmimit të ushqimeve si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Është rritur paga mesatare, por edhe pensionet të cilat do të…

Lexo më Shumë