Zëvendëskryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Uashington, SHBA, dje realizoi takim me senatoren Xhin Shahin, kryetare e Nënkomitetit për punë të jashtme për Evropën dhe bashkëpunim rajonal të sigurisë të Senatit, ku u theksua se mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE- segment kyç për stabilitetin e Ballkanit. Në kohën e takimit konstruktiv, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, është diskutuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të arritur ndryshime drastike në drejtim të fillimit të procesit të…
Author: almakos
Në rend dite të seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese janë dy iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave. Gjykatësit do të debatojnë rreth iniciativës të parashtruar të nenit 132 të Ligjit për Siguri të Ushqimit. Dispozita e kontestuar parashikon gjobë në vlerë prej 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, e cila do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik nëse nuk i largon parregullsitë e konstatuara të përcaktuara me vendim, thekson parashtruesi. Në iniciativën, e parashtruar nga Igorço Toçev, theksohet se nuk është përshkruar gjendja e parregullsive të konstatuara dhe…
Ka përfunduar mbledhje e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së në të cilën është vendosur që të vijojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët, për hyrjen e kësaj të fundit në qeveri, raporton SHENJA. “Vlerësimi i përbashkët është se Aleanca e përkrah konceptin e Maqedonisë evropiane dhe në këtë mënyrë direkte kontribuon në realizimin e interesave strategjike, kombëtare dhe shtetërore për zbatimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshme për anëtarësim në BE përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë. Këshilli ekzekutiv vendosi unanimisht që partia të vazhdojë bisedimet me Aleancën në bazë të parimeve politike dhe programore. Për bisedime të mëtutjeshme me Aleancën, KE…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në takimin e së martës me qytetarët dhe bazën partiake me moton “Bashkë për Europë” në Vrapçishtë tha se ai dhe subjekti i tij politik luftojnë krimin dhe korrupsionin. “Kemi shumë punë ende për të bërë, sepse vetëm kështu i afrohemi Europës, kështu arrihet një standard më i mirë dhe ndalohet migrimi dhe njerëzit rrinë dhe kthehen në vendin e tyre. Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjmë frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së. Me NATO-n sa të mira përfituam, kemi siguri…
Supozimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në përputhje me atë që përfaqëson Aleanca për Shqiptarët, ndërsa ajo është partneriteti strategjik me SHBA-të, vazhdimi i rrugës drejt integrimeve evropiane, miratimi i të gjitha ligjeve reformuese dhe të gjitha vendimeve të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski para mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, në përgjigje të pyetjes për takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe mundësitë për bashkim të kësaj partie në koalicionin qeverisës. “Për pjesën më të madhe kemi rënë dakord, si Taravari nuk mund të them sa…
The post Osmani – Lajçak: Përmes kryesimit të OSBE-së, Maqedonia vepruese aktive për stabilitetin e rajonit appeared first on TV SHENJA.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet e ndara me qytetarët. BDI-ja me në krye me Ali Ahmetit, së bashku me disa funksionarë shtetërore mbrëmë ishin në Bogovinë të Tetovës. Ahmeti nga Bogovina tha se ai si lider i kësaj partie, i ka vënë angazhim vetes që gjeneratat e reja të inkurajohen dhe të frymëzohen, pasi siç tha ai, të marrin mbi shpatulla përgjegjësi. ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Por shekulli i ri nga ne dhe sidomos nga ju gjeneratat e reja pret cilësi, nga gjeneratat e reja pret cilësi në arsim, në shëndetësi, infrastrukturë, në mënyrën e…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe. Këtë për “Zërin e Amerikës” e kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentojnë vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi. “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit”, deklaroi DASH. Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Boris Treti” në Ohër. Shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj…
“Investimet e Qeverisë në transformimin e gjelbër të vendit lëvizin në tre drejtime, të cilat do të sigurojnë pavarësinë energjetike nacionale. E para është lidhja dhe diversifikimi i burimeve të energjisë për vendin. Maqedonia e Veriut aktualisht ka vetëm një burim gazi, ai është përmes Republikës së Bullgarisë, po investohet në një gazsjellës të ri nga Republika e Greqisë, si dhe një gazsjellës tjetër nga Republika e Bullgarisë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në panelin e sotëm “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si të shndërrohet kriza në mundësi” në kuadër të konferencës vjetore “Viti i mundësive…
Në gjysmën e dytë të shkurtit do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e interkonjektorit të gazit natyror me Republikën e Greqisë dhe ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Për momentin jemi duke punuar për një interkonektor të ri me Republikën e Serbisë, ndërsa për interkonektorin me Kosovën janë kryer obligimet nga ana jonë, pritet një vendim nga pala kosovare për realizimin e këtij projekti, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si ta kthejmë krizën në mundësi” në ditën e dytë të konferencës “Viti…
Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot në Bruksel para Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, prezantoi Programin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së në vitin 2023, thuhet në njoftimin e MPJ-së.Para Këshillit të kryesuar nga zv. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mirçea Xhoana, Osmani theksoi rëndësinë e rolit të NATO-s dhe OSBE-së në arkitekturën evropiane të sigurisë dhe prezantoi vizionin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së. Ai theksoi se fokusi i presidencës do të jetë te njerëzit, ashtu si dhe te vlerat dhe parimet e OSBE-së që u shkelën nga agresioni rus ndaj Ukrainës. “Agresioni…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se sot ulen për t’i filluar negociatat me partitë qeveritare, ndërsa shtoi se ata kanë përgatitur programin e tyre të cilin do ta prezantojnë.“Pastaj mendoj se do të bisedojmë edhe për zgjedhje kadrovike. Së pari puna që duhet të bëjmë sot është a mund të sinkronizojmë programet”, ka thënë Taravari, raporton SHENJA.Ai tha se nuk janë të vërteta spekulimet për ndarje të resorëve.Një nga pikat e programit Taravari e përmendi pakon për luftën kundër korrupsionit. SHPËRNDAJE

