Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga viti 1903, kur revolucionari Goce Dellçev vdiq në duart e policisë otomane, kjo figurë ende nuk po gjen paqe. Shekullin e kaluar, lufta për prejardhjen e Dellçevit në historinë e përbashkët dhe narrativët e ndërthurur kombëtarë bënë që ai të varrosej, zhvarrosej dhe rivarrosej në Greqi, Bullgari dhe Maqedoni të Veriut. Tani, maqedonasit dhe bullgarët po përgatiten për provokime të mundshme lidhur me një ceremoni të përbashkët për të shënuar 151-vjetorin e lindjes së Dellçevit pranë varrit të tij, që gjendet në oborrin e Kishës së Shën Spasit në…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot në periudhën prej 12:00 deri në ora 16:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i autobusëve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 42 kundërvajtje në trafik. “Kontrollet e qarkullimit rrugor për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB. Ministria apelon që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së…
Prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut janë ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, për të cilin vendi jep shembull aktiv përmes politikave të dialogut dhe respektit në plan të brendshëm dhe në marrëdhëniet fqinjësore, theksoi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski në një bisedë telefonike me këshilltarin amerikan të Departamentit të Shtetit, Derek Shole. Siç kumtoi pres sherbimi qeveritar, në bisedë, në prani të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe ambasadores amerikane në Shkup, Anxhela P. Ageler, Kovaçevski shprehu mirënjohje të madhe për Departamentin e Shtetit…
Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, delegacione të Këshillit të ambasadorëve kanë pasur mëngjes pune me ambasadorin francez, Siril Bomgartner, ku morën pjesë edhe europambasadori Dejvid Gir, e pastaj edhe drekë pune me ambasadorin austriak, Georg Vucas. Siç kumtoi Këshilli i ambasadorëve, në takimet, të mbajtura dje, janë këmbyer mendime për më shumë tema nga marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Evropës, për të cilat Këshilli tanimë i ka parashtruar qëndrimet e veta në opinion. “Po ashtu, delegacioni i Këshillit të ambasadorëve ka potencuar momentin delikat politik në Evropë dhe nevojën për…
Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi, infromoi dhe njëherit edhe bënë thirrje për të gjithë qytetarët e sidomos ata të njësisë zgjedhore numër 1, të marrinë pjesë në siç tha Rexhepi, Llogaridhënien e tij, para të gjithë qytetarëve. Kjo sipas Rexhepit bëhet me të vetmin qëllim, të dëshmohet demokracia. I pyetur se nëse mundë t’i bashkohet “Grupit të Zjarrit”, ai tha se ka komunikime me të gjithë deputet , të të gjitha partive politike,por një gjë të tillë, ai tha se do ta vendosë bashkë me qytetarët të cilët e kanë votuar. SKENDER REXHEPI-DEPUTET I PAVARUR “Un jam deputet dhe kam…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Projektligjin për amnesti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së tha se ata po e dorëzojnë këtë Projektligj dhe është rezultat i iniciativës dhe angazhimit të përbashkët të avokatëve Janaki Mitrovski dhe Dragan Peshevski dhe të gjithë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Nikolla Micevski, kordinator i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE “Është shumë e rëndësishme të theksohet se ky Projektligj është vetëm vazhdimësi e Ligjit të mëparshëm për Amnestinë i cili është…
Në SPB-Shkup gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:40 është raportuar se në 8 shkolla në Shkup ka pasur denoncime për bomba. Nga MPB thonë se janë marrë masat për evakuim të sigurt. “Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, njofton MPB. SHPËRNDAJE
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, dhe të punësuarit në kabinetin e tij ende nuk kanë marrë rrogë për muajin e kaluar edhe pse është dashur që rrogën ta kenë në llogaritë e tyre më 1 janar. Arsyetimin që e kanë marrë nga Ministria e Financave është se në buxhetin për vitin 2023 nuk ka mjete shtesë për pagesë të rrogave për të punësuarit në Kabinetin e presidentit, ndërsa këta të fundit këtë e llogarisin si të pabazë. “Kabineti i presidentit në përputhshmëri me marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatën e të punësuarve, ka parashikuar rritje prej 5 për qind vetëm…
Kryeministri i Dimitar Kovaçevski sot ka deklaruar se grupi i punës i dalë nga Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së shqyrton mundësin e hyrjes në Qeveri të një partneri të ri. Ai tha se gjatë ditës së sotme nuk do të takohet as me Taravarin e as me Gashin.“Sot nuk do të kem takim as me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, zotin Taravari e as me kryetarin e partisë Alternativa zotin Afrim Gashi, por mund t’ju them se grupi i punës të cilin njëzëri e formuam Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së punon në përgatitjen e mundësisë për hyrjen e një partneri të ri…
Të punësuarit që janë të lidhur direkt me çështjet e buxhetit, që është jashtëzakonisht me rëndësi, duhet të kenë vlerësim të duhur, tha mes tjerash ministri i Financave, Fatmir Besimi rreth vendimit për rritje të pagës në administratën e kësaj ministrie. Besimi tha se me zgjedhjen e fundit ligjore për pagat, sipas rritjes së pagës minimale, vazhdimisht do të rriten edhe pagat tjera. “Ministri Besimi i rriti pagat vetëm te Financat, nuk është ashtu. Edhe vitin e kaluar e thamë të njëjtën, ne jemi për zgjidhje sistematike. Ashtu gjetëm zgjidhje me pagën minimale, me pensionistët edhe me ligjin për administratorët…
SHA EMV më 02.02.2023 prodhoi 18.719 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 13.695 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.024 MWh. SHPËRNDAJE
Qeveria shqiptare në mbledhjen e djeshme ka miratuar Propozim-marrëveshje për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut për formimin e grupit të përbashkët për luftë kundër krimit të organizuar, informuan mediat shqiptare. “Në bazë të kësaj marrëveshjeje do të krijohet një grup i përbashkët që do të merret me çështje të caktuara që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Ky është një dokument shumë domethënës që na afron edhe më shumë me fqinjin dhe mikun tonë RMV. Vitin e kaluar kemi pasur së paku 20 aksione të përbashkëta të suksesshme me kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut”, tha Bledi…

