Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtues dhe përfaqësues të Partisë Socialiste, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Takimi, i cili nisi pak para orës 18:00, u zhvillua në rezidencën e qeverisë pranë fshatit Sos, pasi fillimisht ishte njoftuar se do të mbahej në selinë e Partisë Socialiste.
Zhvendosja e takimit mësohet se është bërë për të shmangur përplasjet me protestuesit, të cilët pritej të mblidheshin në zonën e selisë së PS-së, për të përshëndetur me vezë socialistët.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kishte karakter politik dhe organizativ. Gjatë takimit pritet të jenë diskutuar zhvillimet politike dhe organizimi i mëtejshëm i socialistëve.
Takimi vjen në një kohë tensionesh politike dhe mes protestave që sot është e 90-ta në radhë.
The post Iu shmang protestuesve dhe zhvendosi vendin e takimit, përfundon mbledhja e Ramës me socialistët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


