Ristrukturimi i ekonomisë sonë është një sfidë të cilës kjo Qeveri iu qas dhe po punon me sukses dhe me krenari mund të them se ky proces tashmë ka filluar dhe po ecën në drejtimin e duhur, me ç’rast vetëm vitin e kaluar kemi 560 milionë euro investime të huaja dhe qindra kompani vendore të mbështetura, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”. Në fillim të panelit, zëvendëskryeministri Bytyqi përkujtoi se Plani për Rritje Ekonomike është një masë që kjo Qeveri e ka…
Author: almakos
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 172 shkelje të rregullave të trafikut.“Janë shqiptuar 6 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 11 për kalim në të semaforë me sinjal të kuqe. Janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër gjoba të tjera për mosrespektim të përparësisë gjatë tejkalimit…”. thuhet në njoftimin e MPB-së. SHPËRNDAJE
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot mbledhjen e 122-të të saj. Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre. Disa nga vendimet e Qeverisë gjatë ditës mbledhjes së sotme:Është marrë parasysh informacioni për sigurimin e burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike;Vendim për shërbimet shëndetësore në…
Alternativa sonte në Gostivar është duke mbajtur të kryesisë lidhur me zhvillimet e fundit politike. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi në një deklaratë për MIA-n, ka thënë se pasi të mbarojnë bisedimet mes ASH-së dhe LSDM-së do të diskutojnë për mbetje ose largim nga koalicioni qeverisës. Ai ka thënë se ata janë për kompromis edhe rreth shpërndarjes së resorëve.Gashi ka theksuar se organet partiake do të vendosin nëse do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.Nëse Aleanca do të jetë partner qeveritar dhe Alternativa do të mbetet, sipas tij, ka mënyra për komunikim dhe bashkëpunim, ngase, ka shtuar…
“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022” është një tjetër konfirmim i pavarur i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar në vazhdimësi, qëndron në reagimin e ASH-së. “Në matjen e fundit të nivelit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022, “Transparency International” specifikon se në vendin tonë institucionet përgjegjëse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të nënfinancuara dhe pavarësia e tyre po cenohet nga politika, dhe se gjyqësori është i politizuar, ndërsa drejtësia ngelet selektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Aleanca për Shqiptarët konsideron se mungesa e vullnetit politik, pamundëson luftën efektive kundër korrupsionit…
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg më 16 shkurt do ta shpallë vendimin për abolimin e dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët dhe personat e tjerë të ndjekur nga Prokuroria Speciale Publike. Informacionin për datën e publikimit për “Fokus” e ka konfirmuar edhe agjentja e qeverisë nga Byroja për Përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së, Danica Xhonova, transmeton Portalb.mk. “Për disa nga rastet që ju interesojnë ka njoftim për publikim më 16 shkurt në faqen e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, tha Xhonova. Me abolimin e Ivanovit nga prilli i…
Bashkimi Demokratik për Integrim, me në krye me Ali Ahmetin, ministra, zv.ministra, deputet, drejtor e zv. drejtorë, me moton “Bashkë për në Europë”, kanë vazhduar takimet me qytetarët . Gjatë ditës së djeshme BDI ishte në Negotinë të Gostivarit. Lideri i Integristëve, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unifikim të të gjitha partive politike shqiptare në vend. Ai sërish deklaroi se angazhohet që të ketë vetingë për të gjithë politikanët. Ahmeti duke filluar nga vetja, përsëri ka kërkuar që të gjithë politikanët, funksionarët shtetërore, kryetar komunash, pa përejashtim, të futen të gjithë në skaner, pas siç tha ai, për të…
Më shumë se 90 për qind e teksteve shkollore janë dorëzuar për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta – klasa në të cilat fëmijët mësojnë sipas planprogrameve të reja sipas Konceptit për arsimin bazë nga viti 2020, tha sot ministri Jeton Shaqiri dhe njoftoi se këto ditë po dorëzohen edhe tekstet e fundit shkollore që mungonin. Vitin e ardhshëm me planprograme të reja sipas Konceptit, do të mbulohen klasat e treta dhe të gjashta, ndërsa Shaqiri siguron se të gjitha tekstet do të dorëzohen më 1 shtator, përkatësisht do të respektohen afatet. Në fillim të vitit…
Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi – Zejd, nëpërmjet një shkrimi ka paralajmëruar takime me qytetarët nën moton “llogaridhënie politike”. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Zejdit: “LLOGARIDHËNIE POLITIKE! Të dashur qytetarë…Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2020, nga ju kërkoja që të përkrahni synimet dhe pëpjekjet tona për një shoqëri më cilësore, si në fushën ekonomike, sociale e arsimore dhe ju me votën tuaj e mundësuat atë sukses zgjedhor.Andaj SOT, unë deputeti i juaj, ju ftoj të merrni pjesë në LLOGARIDHËNIEN TIME para jush për aktivitetin e deritashëm si deputet, qoftë për sukseset, poashtu edhe për dështimet eventuale në…
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët dhe personat juridikë, përkatësisht pronarët e automjeteve, për obligimin që deri në datën 12 shkurt 2024 t’i ndërrojnë targat me shënimin me shenjën “MK”, në ato me shenjën “NMK”. “Të gjithë pronarët e automjeteve të regjistruara janë të detyruar të zëvendësojnë targat me shenjën “MK” të lëshuar deri në ditën e fillimit të zbatimit të kësaj rregulloreje (15 janar 2021), përkatësisht targat e tilla mund të përdoren deri me 12 shkurt të vitit 2024″, thonë nga MPB. SHPËRNDAJE
Nuk jam i sigurt se ndryshimi i shpejtë i ministrave është zgjidhja më e mirë, por definitivisht nuk varet gjithçka nga Ministria e Drejtësisë. Shumë gjëra varen nga faktorë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt, për fat të keq apo për fat, ndoshta me Ministrinë e Drejtësisë, thotë ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski. I pyetur për rikonstruimin e mundshëm të Qeverisë me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, Tupançeski tha se nuk ka absolutisht asnjë barrë se si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve dhe se ata patjetër janë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave. “Unë thashë që deri në…
Pas publikimit të raportit mbi indeksin e korrupsionit, kanë reaguar nga partia opozitare Lëvizja Besa. Nga atje thonë se raporti i “Transperency International”, mbi indeksin e korrupsionit është mjaft shqetësues për Maqedoninë e Veriut, duke u radhitur në vendin e 85 në botë për luftim të korrupsionit nga 180 vende sa janë gjithsejt. Nga Lëvizja Besa, thonë se sipas raportit, RMV shumë ngadal po bën hapa në luftimin e korrupsionit në të gjitha sferat. “Edhe pse Qeveria e vendit dikur mburrej me këto shifra, tani as nuk e komenton fare, duke pranuar në heshtje dështimin e saj për depolitizimin e…

