Sot janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet delegacioneve të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesve të LSDM-së për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Tv Shenja mëson jozyrtarisht se pritet që sot të përfundojë negociatat për caktimin e resorëve që pritet t’i marrë partia e drejtuar nga Arben Taravari. Sipas burimeve brenda kësaj partie, është pothuajse e sigurt se do të marrin Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë. Për ministrinë e tretë, është çështje që varet edhe nga ndarjet që do t’i bëjnë partnerët aktualë në Qeveri. Pritet që Aleanca për Shqiptarët të ketë përfaqësim serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme,…
Author: almakos
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov vlerëson se është e rëndësishme që perspektiva e marrëdhënieve mes dy vendeve të mos lihet vetëm në temën e një incidenti që ka ndodhur. “Në të njëjtën kohë, duke punuar kundër gjuhës së urrejtjes, duhet të hapen tema të tjera – infrastruktura, ekonomia, që marrëdhëniet tona të kenë edhe karakter pozitiv”, ka deklaruar Petkov. Ai thekson se është keq që për momentin u është lënë hapësirë disa njerëzve, të cilët janë shumë të zëshëm për të përcaktuar dialogun mes dy palëve. “Është koha për t’u kthyer në aktivitete më pozitive, dhe nga ana tjetër në…
Kremtimi i 151-vjetorit të lindjes së Goce Delçevit nuk ka kontribuar për ndërtimin e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit, ka vlerësuar Minsitria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Sipas diplomacisë bullgare, 4 shkurti do të hyjë në histori si një datë në të cilën autoritetet në Maqedoninë e Veriut, në bazë të arsyeve jashtëzakonisht jobindëse dhe në kundërshtim me garancitë e dhëna më parë, nuk i lejuan qytetarët bullgarë t’i bëjnë nderimet Delçevit. Sipas MPJ-së bullgare, në pikat e kalimit kufitar qytetarët bullgarë janë ndaluar me orë të tëra të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndëra arsyet janë…
Përfaqësues të “Grupit të Zjarrit” mbrëmë kanë qëndruar në Luboten. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në rrjetin social të tij, ka shkruar se nga ky takim, kanë dalë dy gjëra. Njëra është peticion kundër zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi dhe peticion gjithëpopullor.“Sonte jemi në Luboten, me qëllimin e vetëm ta dëgjojmë sovranin, ta dëgjojmë zërin e popullit. Nga ky konak njëzëri na u propozuan dy ide:1. Peticion gjithëpopullor Artan LARGOHU!2. Tubim të madh protestues!Çdo iniciativë që vjen nga populli, nuk ka kush e ndal!”, ka shkruar Mexhiti. /SHENJA/ SHPËRNDAJE
“E vlerësoj profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha njësive organizative në MPB në planin operativ jashtëzakonisht të mirë zbatuar në fushën e ruajtjes së sigurisë gjatë kremtimit të ditëlindjes së Goce Dellçevit”, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë në rrjetet sociale. “Si para varrit të të madhit Dellçev pranë kishës ‘Sveti Spas’, si dhe në pikat kufitare, policia maqedonase deri në detyrë e realizoi me sukses këtë ngjarje të nivelit më të lartë të sigurisë – shembull i mrekullueshëm se si vepron policia e rangut evropian. Dhe sigurisht, siç e theksova edhe më parë: policia…
Gjykata ka caktuar gjobë në shumë prej 300 euro dhe masën e dëbimit nga vendi por edhe ndalim hyrjeje në vend në afat prej tre vitesh për tre shtetasit bullgarë, të cilët u ndaluan në pikën kufitare “Deve Bair” për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.Shtetasit bullgarë, 35-vjeçari G.Z., 50-vjeçari A.H., dhe 54-vjeçari R.H, siç njofton MPB-ja, janë ndaluar rreth orës 12:45, pasi pas sharjeve, kanë tentuaar të sulmojnë fizikisht policët e Maqedonisë së Veriut. SHPËRNDAJE
I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së, sot ka vazhduar takimet me qytetarët, raporton SHENJA. Faleminderit Luboteni për konakun dhe mikpritjen vëllazërore! #Vazhdojmë”, ka shkruar në facebook Sekretari Organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti. SHPËRNDAJE
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga kabinetit qeveritar, në kuadër të takimeve të tij “Bashkë për Europë” me qytetarë dhe bazën partiake mbrëmjen e së shtunës ka qëndruar në komunën e Tearcës. Ahmeti tha se e ardhmja e u përket të rinjve dhe për këtë shkak ai dhe bashkëpartiakët e tij përkrahin gjeneratat e reja. “Unë në 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkërisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fitua, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët…
Shkupi sot ka gjëmuar nga zhurma e heikopterëve, nëpër udhëkryqe ka pasur njësi të shumta të forcave speciale. Kishte atmosferë lufte por në fakt kishte një luftë nervash, ndërsa është shënuar përvjetori i revolulucionarit Goce Delçev, një figurë historike që është në qendër të tensioneve ndëmjet Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. Ekipet policore janë parë në secilin prej udhëkryqeve të rëndësishme të kryeqytetit në afërsi të kishës ku qendet varri i Goce Delçevit. Ndërsa ceremonitë në kryeqytet kanë kaluar pa telashe, ardhja e qytetarëve bullgarë është shoqëruar me probleme procedurale. Sistemi i kontrollit në pikën kufitare Deve Bair për…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u ka shkruar letër ambasador♪ve të BE-së dhe SHBA-ve që t’i jepet fund korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Ja letra e plotë: Të ngrisim një front perëndimor kundër murtajës së korrupsionit I nderuar Ambasador i Bashkimit Evropian, David Geer, E nderuar Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, Të nderuar Ambsadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Shkup, Duke shfrytëzuar qetësinë e kësaj fundjave dimri, po ju drejtohem përmes kësaj letre të hapur për t’ju kërkuar që bashkë të ngrisim një front perëndimor për evropianizimin e vendit, jo…
Kalimi në pikën kufitare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Deve Bair, po zhvillohet pa probleme, pasi ishte ndaluar për më shumë se dy orë, për shkak të rënie së sistemit. Pika kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë ka filluar të funksionojë në mënyrë normale pas bllokimit për 2 orë për shkak të defektit në sistemin e kontrollit kufitar. Ministria e Brendshme bën me dije se defekti në sistem në të gjitha pikat kufitare është mënjanuar dhe se funksionon normalisht. SHPËRNDAJE
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, i ka prirë marshit të përkrahësve të partisë së tij të cilët janë mbledhur afër qendërs përkujtimore të Goce Delçevit. Në një fjalim para përkrahësve, kreu opozitar nuk ka kursyer kritikat për kundërshtarët politik. “E plaçkitën, e plaçkitën dhe e ndanë Maqedoninë”, deklaroi kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski. /SHENJA/ SHPËRNDAJE

