Author: almakos

Alarmet për gjoja vendosje të mjeteve shpërthyese  janë të rreme në shkollat në Shkup, përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme, informon sonte Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje theksojnë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me raportimet e sotme nga 38 shkolla fillore dhe nëntë të mesme në Shkup pas mesazheve të marra në adresat elektronike me kërcënim për vendosje të mjetit  shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. “Menjëherë pas kallëzimeve të marra, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, ndërsa pastaj janë kryer edhe…

Lexo më Shumë

Qytetarë të lagjes Autokomandë sot sërish dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësi nga mënyra e re e furnizimit me energji ngrohëse. Janë të pakënaqur sepse nuk janë njoftuar me kohë për ndryshimet e marrëveshjeve, as ndërkaq nuk është dhënë zgjidhja për të vendosur nëse dëshirojnë të ngrohen nën kushtet e reja. Banorët e Autokomandës thonë se nuk kanë ngrohje pas orës 22:00, ndërsa jo rrallë ngrohja në vend se prej orës 6:00, u lëshohet në orën 7:00 të mëngjesit. Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski i cili plotësisht i mbështeti kërkesat e…

Lexo më Shumë

Roli i gruas është i pazëvendësueshëm në sferën shkencore dhe teknologjike dhe rrjedhimisht në zhvillimin e bashkësive ku ata punojnë dhe jetojnë. Një nga parimet kyçe mbi të cilat bazohet reforma e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është barazia gjinore. Vajzat nuk kanë më pak aftësi për shkencë dhe kërkime në krahasim me djemtë. Që të mundësojmë rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije në përputhje me prirjet dhe interesat e tij autentike, fillojmë nga baza – trajnimet e mësimdhënësve, pastaj përmes realizimit të mësimdhënies si dhe aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore theksoi ministri Jeton Shaqiri në panel diskutimin…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme përcaktoi Planin për aktivitete në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me periudhë të zbatimit 2023-2033, të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. “Pas zhvillimit të suksesshëm të Dialogut Strategjik me SHBA-në (2 qershor 2022), Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet  tjera përkatëse, filloi përgatitjen e dokumenteve, që përmbajnë projekte të propozuara për bashkëpunim me SHBA-në (të realizueshme në një kohë të shkurtër dhe të gjatë), dhe bazuar në diskutimet dhe mbështetjen e marrë në kuadër të Dialogut Strategjik”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Grupet negociatore të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët kanë finalizuar pjesën dërmuese të marrëveshjes për përfshirjen e partisë së Arben Taravarit në Qeveri. Bisedimet për zgjedhjet kadrovike që do ta përfaqësojnë ASH-në në Ekzekutiv pritet të finalizohen më së voni deri nesër. Këtë e bëri të ditur kreu i partisë Arben Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se deri ku kanë kanë arritur negociatat, për çka ai tha se janë në përfundim të bisedimeve. ARBEN TARAVARI, KRYETAR E ALEANCËS PËR SHQIPARËT “Jemi nga përfundimi dhe mund të them se një pjesë dërmuese e marrëveshjes është arritur, besoj se sot…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media ka folur edhe për bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e tyre në Qeveri. Siç theksoi ai, ka progres në këtë proces.“Alternativa është partner i rëndësishëm i Qeverisë. Gjatë ditës së sotme ose nesër do të kem bisedime edhe me Gashin dhe kolegët e tij. Shpresoj se do të arrihet të kemi epilog pozitiv nga ato bisedime me qëllim që të mund të gjithë së bashku të vazhdojmë drejt ndërtimit të një koalicionit për Maqedoni evropiane, me qëllim hyrjen në BE deri në vitin 2030”, ka thënë Kovaçevski, përcjell SHENJA.…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se kanë dërguar një ekip të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në Gaziantep të Türkiye-s, ku do të vihet në dispozicion të plotë të autoriteteve turke për të gjitha nevojat në operacionet e shpëtimit, raporton Anadolu. Këtë e ka konfirmuar Arsovska përmes një postimi në rrjetet sociale. “Si masë fillestare dhe intervenuese, Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në Gaziantep, ku do të vihet në dispozicion të plotë të autoriteteve turke për të gjitha nevojat e operacionit të shpëtimit”, ka…

Lexo më Shumë

Këshilli i komunës së Tetovës sot ka mbajtur seancë në të cilën është vendosur që të dërgohen 1 milion denarë për popullin turk dhe sirian pas tërmetit shkatërrues, shkruan SHENJA.“Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, këshilli i komunës së Tetovës ndau mjete në vlerë prej 1 milion denarë në këto ditë të vështira për popullin turk dhe sirian. Gjithashtu, u votua edhe propozim vendimin për formimin e Komisionit për përcjelljen e procedurës për grumbullimin dhe dorëzimin e ndihmës për vendet e përfshira nga tërmeti.Do formohen pika grumbullimi, ku qytetarët sipas vullnetit dhe mundësive do mund të ndihmojnë qytetarët turk…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka njoftuar se ka dërguar një ekip shpëtimi për në Turqi, atje ku dje, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar mijëra viktima.“Përcolla sot një ekip të kërkim-shpëtimit nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i përbërë prej 8 personash të licencuar, për të ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore.Ata me vete morën edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.I falenderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe përmbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm!Një ndihmë…

Lexo më Shumë

Janë publikuar listat me emrat e personave të kategorisë së rrezikuar, që do të marrin ndihmë financiare prej 3,000 denarësh për përballje me krizë energjetike. Listat do të publikohen në ueb-faqet e tre institucioneve, gjegjësisht të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe Agjencisë për Punësim. Sipas paralajmërimit, mjetet do t’u lëshohen përfituesve më 13 shkurt. Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, shtesë të veçantë, kompensim për shkak pengesës, shfrytëzuesit e kompensimit për ndihmë dhe kujdes ndaj personit tjetër me ndryshime të…

Lexo më Shumë

Edhe komuna e Çairit ka nisur ekip drejtë Turqisë, për t’i ndalë në ndihmë popullatës së atij, vendi i cili gjatë ditës së djeshme përjetoi disa tërmete shumë të fuqishme, të cilat morën jetën e shumë personave dhe shumë janë lënduar.“Drejt Turqisë së goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe në ndihmë të popullit turk, po niset edhe një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi. Me Visar Ganiun para nisjes takuam të parin e kësaj shoqate Artan Demiri. Ky mision humanitar që po realizohet nga djelmoshat tanë, shpresojmë të jetë një ndihmë që do ti zbuste sadopak…

Lexo më Shumë

Sa duhet të presim për të fjetur pas konsumimit të darkës? Ekspertët kanë identifikuar dy arsye konkrete përse njeriu duhet të shmangë gjumin direkt pas të ngrënit, sidomos në darkë. Tretja dhe mbipesha Qëndrimi shtrirë pas ngrënies së një vakti të rëndë tingëllon shpërblyes, por për tretjen është një makth i vërtetë. Tretja është një proces që duhet bërë kur njeriu qëndron në pozicion vertikal. Kur stomaku është plot me ushqim dhe graviteti nuk është më në favorin tuaj, aciditeti i stomakut (që shtohet në volum e sasi gjatë tretjes) ngjitet lart nëpërmjet ezofagut dhe shkakton refluks acidi. Simptoma kryesore…

Lexo më Shumë