Kancelari gjerman Olaf Scholz u deklarua duke arritur në samitin e BE-së në Bruksel, se Bashkimi Evropian duhet të përcaktojë shpejtësinë me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia do t’i afrohen BE-së. Sipas Scholz, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të jetë i suksesshëm, por kjo nënkupton sipas tij, që këto vende të përmbushin kritere si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike, transmeton Klankosova.tv. “Kjo vlen për të gjitha vendet dhe të gjitha vendet po bëjnë përpjekje. Por ne nuk duhet të lejojmë që historia të përsëritet,” theksoi ai, duke shtuar se 20…
Author: almakos
Tërmet me fuqi prej 3.9 shkallëve sipas Rihterit është regjistruar sot në orën 11.57 në rajonin e qytetit Elbasan, ndërsa i njëjti me intensitet më të dobët është ndjerë edhe tek banorët e Prespës, Ohrit dhe rrethinës.Siç ka njoftuar Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, epiqendra ka qenë 130 km në jugperëndim të Shkupit, në rajonin e Elbasanit me intensitet prej 3 deri 4 sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.Dridhja ka qenë në thellësi prej dy kilometra me epiqendër 23 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 10 kilometra juglindje nga qyteti Librazhd. /SHENJA/
Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ekspertit Zekiria Zekiri, është shtyrë seanca e sotme për rastin “Llaskarca”.Ky është anulimi i dytë i procesit, pasi në seancën e kaluar Këshilli Gjyqësor ka njoftuar se eksperti Zekiria Zekiri përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që ka përgatitur superekspertizën, ka njoftuar se nuk do të vijë për arsye shëndetësore. Siç informoi prokurori publik Darko Jakimovski, gjykata menjëherë para seancës i ka njoftuar se gjendja shëndetësore e ekspertit ende nuk është e mirë, me paralajmërim se në seancën e radhës të caktuar për 16 shkurt do të përmirësohet dhe eksperti do…
Seanca për rikonstruimin e Qeveri është e mundur që të caktohet të hënë, ka konfirmuar për “Slloboden Peçat”, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nëse gjatë ditës ose nesër, kryeministri Dimitar Kovaçevski e dorëzon në Kuvend propozimin për kabinetin e ri qeveritar.Kovaçevski dje pasdite në Kuvend është takuar me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për seancën për rikonstruimin e Qeverisë.“E ftova kryeministri Kovaçevski ta informoj për procedurën për seancën për rikonstruimin e Qeverisë pas dorëzimit të propozimit për rikonstruim, që të dy palët t’i pajtojmë obligimet. Nëse Kovaçevski si propozues sot ose nesër e dorëzon propozimin, pika për rikontruimin e Qeveris…
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftojnë nga LAMM. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njëherit rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në Shenja” tha se partia të cilën ai e drejton është faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare. “Unë pranoj porosi të shumta prej shumë dashamirëve dhe përkrahësve tonë të fuqishëm. Është e vërtetë se Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së dhe faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare. Unë dua të siguroj çdo anëtar të ASH-së, çdo votues, çdo shqiptarë që nuk është anëtar i ASH-së por i beson ASH-së se nijetin dhe qëllimin…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “”Intervistë në Shenja” Arben Taravari i bëri të ditura vijat e kuqe të cilat i kishin vendosur për hyrje në Qeveri. “Ne kishim një kornizë negociuese, flas për platformën programe tonën. Për programin të cilët duhej të sikronizojmë dhe ta plotësojmë atë që Qeveria që e ka patur. Dhe puna kryesore ishte ajo që është ajo aktuale. Ne e kemi promovuar si paketë të masash prej dikund prej nëntor të vitit 2022 ku e prezantuam para ambasadave më të rëndësishme ne Maqedoni. Por edhe para partive politike parlamentare, por edhe para opinionit. Lufta…
“E kam përshtypjen se z. Kovaçevski e sheh e kemi nijetin e pastër. I kemi qëllimet e pastra. Duam të tregojmë njëfarëq diference këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë”, kështu deklaroi Taravari në “Intervistë në Shenjë”, duke folur për bisedimet me LSDM-së për hyrje në Qeveri” “Unë shpeh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kyr hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3 4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa…
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHRMV) sot pasdite kumtoi se pacientët do të mund të mjekohen pa pengesa edhe krahas problemeve teknike dhe sulmit kibernetik me të cilin po përballet institucioni, i cili një pjesë e sistemeve të IT-së i ka jofunksionale. “Edhe krahas problemeve teknike dhe mosfunksionimit të një pjese të sistemit elektronik, pacientët do të munden edhe më tej pa pengesa të mjekohen në të gjitha klinikat so edhe përmes mjekëve amë të cilët mund të kryejnë kontrolle, të japin udhëzime dhe receta të cilat merren në farmacitë pa pengesa”, kumtoi FSSHRMV. Për…
Qeveria sot mori vendim që të dërgojë ndihmë shtesë në Turqi, në operacionet humanitare dhe sanimin e pasojave nga tërmeti shkatërrues që ndodhi pardje. “Është miratuar vendim, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, që të dërgohen 36 pjesëtarë shtesë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Batalioni për Operacione Speciale, për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Turqisë. Gjithashtu u miratua vendim për dërgimin e 32 personave tjerë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – pjesëtarë të Forcave Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e…
Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ka qenë 20.424.810 mijë euro. Janë eksportuar mallra në vlerë gjithsej 8.299.582 mijë euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 12.125.228 mijë euro, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave statistikore, eksporti shënon rritje prej 19,9 për qind, ndërsa importi prej 25,8 për qind. Deficit tregtar ishte 3.825.646 mijë euro. Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Sërbinë dhe Bullgarinë.
Sot pritet të finalizohen negociatat në mes LSDM-së dhe Aleancës për shqiptarët. Burime brenda partisë njoftojnë se janë dakorduar për pjesën dërrmuese të resorëve, ndër të cilat është vendosur për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë. Drejtoritë në Ndërmarrjen Hekurudhat-Infrastrukturë, Fondin Pensional, MEPSO, Inspektoratin e Arsimit dhe Drejtorinë e Menaxhimit të Pronës së Sekuestruar. Zv/drejtoritë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Doganat e Maqedonisë së Veriut. Zv/ministër në Bujqësi dhe Mbrojtje si dhe dy sekretar shtetëror. Gjithashtu edhe drejtori rajonale dhe lokale nga Kultura, Shëndetësia dhe Ekonomia. Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I pyetur në lidhje…

