Marshimi i qytetarëve vijon në rrugët e Tiranës në ditën e 90-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë parakalimit nëpër kryeqytet, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe drejtuesve të saj, duke kërkuar veprime nga institucionet e drejtësisë.
Mesazhet e tyre janë shoqëruar me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”.
Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksojnë se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre.
The post Marshimi në kryeqytet në ditën e 90-të të protestës, qytetarët thirrje: Arrestoni Ramën dhe Ballukun! Shqipëri e rinisë, jo e partisë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


