Author: almakos

Partia Alternativa nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se të dielën do të vendosin nëse do të braktisin koalicoionin qeverisës, apo edhe më tej do të mbeten në pushtet, edhe pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët. “Kryesia më e ngushtë e AlternAtivA-s është në koordinim të vazhdueshëm. Me vëmendje jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Posaçërisht mënyra me të cilën dikush e nënçmon performancën tonë para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare, përzgjedhja e Dimitar Kovaçevski si kryeministër dhe si pasojë e kësaj sigurimi i…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se nuk pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti, atëherë kur është paraparë të shpallet çmimi i ri. Në konferencën e përbashkët me kreun e EMV-së, Vasko Kovaçevski, Bekteshi tha se presin që të ketë ulje të mëtejshme të çmimit. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Jemi në koordinim edhe me Komisionin rregullator për energjetikë, e cila është përgjegjëse për çmimet e energjisë elektrike. Tashmë janë duke u bërë disa analiza dhe opsione të caktuara janë duke u analizuar në detaje si me fakultetet ashtu edhe me ekspertët për…

Lexo më Shumë

Sot drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët pritet të zhvillojnë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku do të firmosin programet tashmë të sinkronizuara dhe do të japin emrat e ministrave dhe deputetëve të ardhshëm. Këtë e bëri të ditur mbrëmë kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili njoftoi se ASH-së fillimisht i takojnë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe njëri nga Ministria për Shoqëri Informative-Administratë ose zëvendëskryeministër kryeministër për çështje ekonomike. Aleanca do të marrë edhe Zv. ministrin i Mbrojtjes dhe zv/ministrin e Bujqësisë.  ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT “Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një letër kreut të shtetit të RMV-së, Stevo Pendarovski, në të cilën shpreh përgëzime dhe mbështetje për progresin e bërë në rrugën e integrimeve evropiane në vitin e kaluar.Macron e uron Pendarovskin edhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësimin e vendit në BE, duke theksuar se me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë, identiteti maqedonas respektohet plotësisht, siç dëshmohet nga marrëveshja e Frontex. Në letër, Macron kujton praninë e Francës në të gjitha momentet kyçe të historisë së Maqedonisë nga periudha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e deri më…

Lexo më Shumë

Kompanitë nga industria ushqimore të cilat shfrytëzojnë çmim preferencial të rrymës dhe të cilat nuk i kanë ulur çmimet në bazë të asaj që janë marrë vesh me Qeverinë do ta humbin këtë privilegj, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.Kjo do të dihet në fund të këtij muaji sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ato që i kanë ulur çmimet do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë atë privilegj. “Në bazë ditore bisedojmë me odat ekonomike dhe me sektorë të caktuar të industrisë, veçanërisht me prodhues të produkteve ushqimore vendase. Në rast se nuk do të ketë ulje të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga 1 korriku pritet të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.Bekteshi tha se ky konkluzion vjen duke i marrë parasysh të dhënat aktuale në energjetikë. “Unë jam i bindur dhe nga sot mund të them se të gjitha vendimet do të jenë në drejtimin në atë që të ruhet standardi jetësorë i qytetarëve dhe të mbështeten kompanitë e vogla dhe të mesme, në këtë pjesë që të jenë sa më konkurrues, që do të thotë që nuk presim që të ketë rritje të energjisë elektrike nga…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka postuar një fotografi të pjesëtarëve të ARM-së, të cilët ndihmuan në shpëtimin e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi.“Këta janë pjesëtarët e ushtrisë tonë që së bashku me ekipet turke e shpëtuan Sulejmanin e vogël nga rrënojat pas tërmeteve të forta në Turqi”, ka shkruar Perndarovski në Facebook. Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se ekipi i ushtrisë të dërguar për ndihmë në Turqi ka arritur të shpëtojë një fëmijë pesëvjeçar. “Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili është angazhuar në kërkimin në terren,…

Lexo më Shumë

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë dialogu dhe të shmangin tensionet e panevojshme, kumtoi Komisioni Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.“E ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst nevojiten përpjekje nga të gjitha palët për të promovuar një atmosferë dialogu dhe respekt të ndërsjellë dhe për të shmangur tensionet e panevojshme”, theksoi KE për BNT. Brukseli nuk i ka komentuar zhvillimet në kufi më 4 shkurt. Ata thonë se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njoftoi se kryesia qendrore ka marrë vendim partia të jetë pjesë e shumicës parlamentare, raporton SHENJA. “Kryesia Qendrore vendosi që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë”, deklaroi Taravari. Taravari më tej tha se ata me përfshirjen e tyre në Qeveri do të drejtojnë dy ministritë të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, ndërsa po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sulmi kibernetik me të cilin po përballet ndodh drejtpërdrejt para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit, dhe se analizat e ekipeve të ekspertëve tregojnë se nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazës së këtij institucioni. Ekipet teknike të FSSH, theksojnë nga atje, prioritet  i japin  rikthimit sa më të shpejtë në funksion të sistemit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe për format e tjera të pagesës, pra pushim mjekësor, pushim të lehonisë dhe rimbursim. “FSSHRMV e njofton opinionin në lidhje me vërejtjet nga…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të solidarizohen me popullatën turke dhe atë siriane pas tërmeteve shkatërruese. Ekipi Televizionit Shenja vizitoi dy pika ku bëhet, grumbullimi i rrobave, batanije, parave dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për një familje. Me vetë iniciativë, aktivete të njejta kanë organizuar edhe disa shokë në Çarshinë e Shkupit, të cilët po ashtu njoftojnë se interesimi është i madh, i atyre që janë duke ofruar ndihmë. AKTIVIST PËR GRUMBULLIN E MJETE PËR TURQI DHE SIRI “Ne ja filluam me shumë pak, skemi pasur as çador, as asgjë skemi pasur, Allahi ju dhashtë të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e di nëse partia Alternativa e Afrim Gashit do të del nga Qeveria me hyrjen e Aleancës për Shqiptarëve dhe ndryshimit të posteve ministrore.Sonte do të dihet vendimi se cila resorë do t’i merr ASH në këmbim të përkrahjes së Qeverisë.“Ne jemi të pajtimit se Alternativa duhet të mbetet pjesë e shumicës, duke e ditur se po flitet për hyrje të një partneri të ri në koalicion, kjo nënkupton rritjen e shumicës dhe mandateve të deputetëve, ndërsa kjo do të thotë edhe partitë që janë në pushtet duhet të bëjnë disa përshtatje që të realizohet ajo…

Lexo më Shumë