Seanca kuvendare për rikonstruimin e Qeverisë do të vazhdojë nesër në orën 12:00. Kështu ka njoftuar kryesuesi i kësaj seance Goran Misovski. Ndërkaq, përpara nisjes së seancës për rikontruimin e Qeverisë, deputetët e shumicës parlamentare u shprehën të bindur se i kanë numrat për rikonstruimin e qeverisë. Nga LSDM thonë se tashmë e kanë vërtetuar disa herë se shumica aktuale do të zgjerohet. /SHENJA/
Author: almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me anë të një postimi në facebook tha se shumica e re e konsoliduar parlamentare garanton stabilitet, siguri, rritje ekonomike dhe vazhdim të rrugës evropiane. “Sot të gjithë vendosim nëse dhe si do të qëndrojmë në rrugën e vetme të vendit! A do të mbetemi në rrugën e progresit, a do të mbetemi në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe sigurisë, ekonomisë, standardit të jetesës dhe sigurisë së qytetarëve! Vetëm interesat shtetërore dhe civile duhet të jenë mbi të gjitha partitë dhe zyrtarët partiakë të dikurshëm, të tashëm apo të ardhshëm! Prandaj, shumica e…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në rend dite ka debatin për rikonstrumin e Qeverisë, e cila duhet të votohet deri në mesnatë. Partia Alternativa del nga Qeveria, ndërsa pritet të hyjë ajo e Aleancës për Shqiptarët. Përpara nisjes së seancës për rikontruimin e Qeverisë, deputetët e shumicës parlamentare u shprehën të bindur se i kanë numrat për rikonstruimin e qeverisë. Nga LSDM thonë se tashme e kanë vërtetuar disa herë se shumica aktuale do të zgjerohet. Darko Kaevski, deputet i LSDM-së “Siç kam thënë edhe më herë numri, me respektivisht deputetët që do ta mbështesin, që do të jenë…
Me 61 vota “pro” Kuvendi sot miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Fronteks-in, të cilin Maqedonia dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan më 26 tetor të vitit të kaluar. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në emrin e plotë të materialit, ishte pjesë e rendit të ditës së seancës së sotme të 99 të Kuvendit. Në votimin në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe partive tjera…
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues në të cilin takim ka qenë edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.Në këtë takim është konstatuar se zgjedhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë së re janë rezultat i “Pazar 3”, ku siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por bizneset e tyre personale.“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”, thuhet në njoftimin e…
Gjykata Penale e Shkupit në tërësi ka pranuar aktakuzën kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës që ai drejton.Nga gjykata, përcjell SHENJA, kanë njoftuar se është caktuar edhe data e seancës së parë, që do të jetë më 28 shkurt 2023.“Duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e palëve, është marrë vendimi me të cilin miratohet aktin në tërësi. Pas miratimit të aktakuzës, është formuar lëndë penale me Kodin Penal nr. 349/23 i cili sipas sistemit AKMIS i është ndarë gjyqtarit për procedurë të mëtutjeshme dhe seanca kryesore është caktuar për datën 28.02.2023 në ora 09:30, për të cilën palëve do…
Përfaqësues të kreut shtetëror të Maqedonisë së Veriut, liderë politikë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, artistë, figura të jetës publike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe humanitare morën pjesë në një program të hapur televiziv në të cilin u bënë thirrje qytetarëve që të japin mjete financiare për Türkiye-n dhe Sirinë, të prekura nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit, transmeton Anadolu. Televizioni “Kanal 5” organizoi dje një program të hapur donacionesh me titull “Të bashkuar për Türkiye-n dhe Sirinë”. “Të ndihmojmë kush sa mundet dhe të vazhdojmë me solidaritetin dhe humanizmin për viktimat e tërmeteve në Türkiye dhe Siri”, tha…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se është në vijim pagesa e ndihmës financiare në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve për përballje me krizën energjetike. Mbështetja ka të bëjë për: shfrytëzuesit e së drejtës për siguri sociale për të moshuarit, shfrytëzuesve të shtesës së veçantë, shfrytëzuesve të së drejtës për kompensim për shkak të aftësive të kufizuara, shfrytëzuesve të kompensimit për aftësi të kufizuar dhe ndryshimeve të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët përdorin kompensimin për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, ndërsa nuk shftytëzojnë të drejtë kompensimi për shkak të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 141 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 51 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 19 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe tre të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi se projekti për transportin e shpejtë bublik, të cilin e ka trashëguar nga paraardhësi i saj Petre Shilegov është duke u rishikuar, mangësitë janë hequr dhe se është në fazën fillestare. Ajo për Radio Evropa e lire thotë se bëhet fjalë për një reformë serioze. DANELLA ARSOVSKA KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “Pra, tani ka një reformë serioze për t’u bërë këtu. Plani është duke u rishikuar, sepse ka pasur një numër të madh të mangësive që kemi konstatuar, duke pasur parasysh se para opinionit janë vënë në pah një numër i…
Përbërja e re qeveritare me emrat e ministrave dhe zëvendës ministra të ri, të hënën pasdite do të jetë para deputetëve të kuvendit. Në seancën parlamentare të rikonstruimit të qeverisë së pari do të shkarkohen 4 ministra, e më pas pritet që të votohen katër ministra të rinj. Nëse votohet për ministrat e rinj, seanca do të vazhdojë me shkarkimin e 5 zëvendës ministrave dhe më pas me votimin e 5 zëvendës ministrave, njëri prej të cilëve kalon nga një resor në tjetrin. LSDM e Dimitar Kovaçevskit thotë se është siguruar shumica për reforma kurse për opozitën mdryshimet e përbërjes…
SHA EMV dje prodhoi 20 516 megavatorë energji elektrike, e cila është e dedikuar për amvisëritë dhe konsmatorët e vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera shtetërore vitale. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, sipas të dhënave të marra nga Raporti dispeçer i SHA EMV për 11 shkurt 2023, në termoelektranat janë prodhuar 15 806 megavat orë, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun me erë Bogdanci janë prodhuar 4710 megavat orë energji elektrike.

