Author: almakos

Ceremonia e organizuar në përkujtim të Abdylaqim Ademit, në Shemshovë të Tetovës, në pesë vjetorin e vdekjes së tij, ka bashkuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmetin dhe të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”.Funksionar shtetërorë dhe partiak, shihen bashkërisht pjesëmarrës, duke bërë homazhe pranë varrit të të ndjerit në Shemshovë.Ndërkaq, Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” ka reailuzuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme për të kujtuar ish ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademin.Në orën 13:00 u bë prezantimi i librit “Grafeni” me autor Abdilaqim Ademi, në Amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, në Tetovë.Ndërkohë , njëkohësishte është organizuar edhe Akademi…

Lexo më Shumë

Bullgaria e ka mbështetur gjithmonë Maqedoninë e Veriut në momentet e saj më të vështira dhe të gjitha vendet e rajonit tonë i kanë vënë qëllim vetes anëtarësimin në Evropën e Bashkuar. Mirëpo, për fillimin e negociatave për hyrjen në BE duhet një pjekuri evropiane, plotësimi i një sërë kriteresh, ndër të cilat është i detyrueshëm respektimi i të drejtave të njeriut, tha presidenti bullgar Rumen Radev në një intervistë për “Kathimerini” Ai shtoi se në muajt e fundit “ne kemi qenë dëshmitarë të dështimit të ambicieve të deklaruara të RMV për integrim evropian, pas një numri të madh krimesh…

Lexo më Shumë

Edhe sot, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile dhe më e madhe se sa që ka qenë deri tani. Arsyeja se përse po zvarritet shkarkimi i ministrave të Alternativës është për shkak se shumë deputetët të opozitës janë paraqitur për të diskutuar në kuvend.“Nuk zvarritet diskutimi nga ana ime, unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja e ardhshme. Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit për fjalë, sa e pash nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim. Kjo…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Strasburgut, me të cilën, bie poshtë abolimi i ishte presidentit Gjorge Ivanov. Nga Qeveria thonë se ankesat e parashtruesve janë shpallur të papranueshme në tërësi, duke përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara.“Argumentet e Qeverisë lidhur me papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga GJEDNJ. Ndryshe nga pretendimet e kërkuesve, GJEDNJ nuk konstaton shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Vendimi i marrë sot nga GJEDNJ i referohet 6 rasteve të cilat e paditën Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën e Strasburgut me…

Lexo më Shumë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se kërkesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura të ish-PSP-së, të cilat ish-presidenti Gjorge Ivanov në prill të vitit 2016-të i fali, janë të papranueshme. Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk kanë shterur mjetet juridike vendore. Vendimi është përfundimtar, thuhet në njoftimin e GJEDNJ-së.Kjo do të thotë që rastet e ish-PSP-së të mos pezullohen dhe procedurat për to të vazhdojnë.

Lexo më Shumë

Deputetët sot prej orës 11:00 duhet ta vazhdojnë mbledhjen e 104-t në të cilën për të katërtën ditë do të debatohet për shkarkimin e tre ministrave nga Alternativa. Me rikonstruimin e Qeverisë, në koalicionin qeveritar hyn partia Aleanca për Shqiptarët. Sipas propozimit të Qeverisë, duhet të shkarkohen ministrat nga Alternativa – Bekim Sali i Shëndetësisë, Admirim Aliti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën. Për ministra të rinj, kryeministri i propozoi, Krenar Llogën për Drejtësi, Fatmir Mexhitin për Shëndetësi, Azir Aliun për Shoqëri Informatike dhe Administratë, që të tre nga Aleanca për…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në emisionin “Intervistë në Shenja”, tha se nuk ka asnjë dallim në mes Nikolla Gruevskit dhe Hirstijan Mickoskit. “Cili është ndryshimi? A mund të shohim ndonjë ndryshim nga ajo periudhë deri tani. Shihni se si udhëhiqet në komunat dhe do të shihni gjitha aktivitetet të cilat i kanë”, tha Spasovski. Sipas tij në 12 vite VMRO-DPMNE nuk ka bërë asnjë hap që ta ec para shtetin drejt NATO-s dhe BE-së, rritet euroskepticizmi, keni shkelje të drejtave të njeriut nëpërmjet përgjimeve, projekte si “Shkupi 2014”, shtet i kapur, presion mbi medieve, dy herë largim…

Lexo më Shumë

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se që nga pavarësia e vendit, kjo është mundësia për ta mbyllur çështjen e vetpërcaktimit. “Nëse dikush nuk na pranon si popull, sepse ata thonë se e njohin shtetin maqedonas por jo dhe popullin, atëherë parashtrohet pyetje se përse dëshiron të bëheni pjesë e Kushtetutës së RMV-së në të cilën do të deklaroheni si pakicë që jeton në RMV? Dhe ky propozim nga partitë e orientuar në të djathtë, që dëshirojnë të duken si patriot të mëdhenj nuk dëshirojnë t’i mbyllin këto çështje”, tha Spasovski në emisionin…

Lexo më Shumë

9 pjesëtarët e grupi i shpëtimtarëve nga njësia për intervenim në kuadër të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim – Tetovë, u kthyen nga zonat e prekura nga Tërmeti në Turqi. Ata ndihmuan në kërkim shpëtimin e njerëzve ndërsa arritën të nxjerrin nga rrënojat një 38 vjecar dhe jo vetëm. Grupi i shpëtimtarëve u pritën në Komunën e Tetovës, ku kryetari Kasami i falënderoi për kontributin e dhënë. “I falënderojmë për kontributin që e kanë dhënë në ndihmën e qytetarëve Turqisë të vendeve të prekura nga kjo katastrofë që u ndodhi. Gjithashtu morëm edhe impresionet e tyre nga vendngjarja dhe njëherit…

Lexo më Shumë

Myftiu i Myftinisë së Qytetit të Shkupi, Dr. Qenan Ismaili, ka njoftuar se nëpër xhamitë e Shkupit për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri nga xhemati shkupjan janë grumbulluar 157.620, 00 euro.“Mirënjohje të përzemërta për të gjithë besimtarët e Shkupit, nëpunësit fetarë dhe këshillet e xhamive që pas qarkores së lëshuar nga Myftinia e Shkupit më datë 10.02.2023, në aksionin e organizuar nëpër xhami pas namazit të xhumasë u tubuan 157.620,00 €, mjete këto të dedikuara për vendet e prekura nga tërmeti të cilat nëpërmjet Rijasetit të BFI-së do të dërgohen në destinacionin e përcaktuar”, ka shkruar Myftiu, të bashkangjitur…

Lexo më Shumë

Për plotësimin e nevojave elementare, një familje  katër anëtarëshe në janar të këtij viti I janë nevojitir  50.799 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Nëse kjo shumë krahasohet me shportën minimale të konsumit të llogaritur për janarin e vitit të kaluar, shpenzimet e bëra nga një familje katër anëtarëshe në një vit janë rritur për gati 15 mijë denarë. Në janar të vitit të kaluar, LSM llogariti se shporta minimale e sindikatës është 35,811. Në janar të këtij viti, sipas të dhënave të LSM-së, një familje katër anëtarëshe ka shpenzuar më së shumti para ose gjithsej 19.206…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të solidarizohen me popullin turk dhe atë sirian, pas tërmetëve shkatërruese që ndodhën javë më parë. Disa nxënës dhe studentë të Shoqatës  për Kulturë, Art dhe Arsim “Kopru” duke filluar nga dje në Çarshi të Shkupit kanë organizuar një “treg humanitar”, me ushqime të pregatitura nga vet ata në shtëpi. Të hollat që do t’i mbledhin do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Kryetari i kësaj shoqate, Hysref Emin, për Televizionin Shenja deklaroi se interesimi është i madh i atyre të cilët po tregojnë solidaritet dhe nuk po ngurrojnë që të ndihmojnë të…

Lexo më Shumë