Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.02.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 517 drejtues automjetesh. Siç njoftojnë nga MPB, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 300 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 217 jashtë…
Author: almakos
Përfaqësuesit e organizatave sindikale të punëtorëve në shëndetësi do të kërkojnë sot para FSSH-së pagesën e pagave për muajin janar dhe do të informojnë për hapat e ardhshëm nëse nuk i marrin paratë gjatë ditës. Mjekët, infermierët, paramedikët dhe stafi tjetër mjekësor nga Spitali “8 Shtatori” dhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”, si dhe nga organizata të tjera shëndetësore në mbarë vendin, kanë paralajmëruar protesta për shkak të mos pagesë të pagave. Pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Sistemi IT i FSSH-së u rrëzua më 6 shkurt…
Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 104-të me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti. Debati filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e Sali duhet të caktohet më tej, por nuk u zhvillua pasi në sallën e kuvendit nuk kishte mjaftueshëm deputetë. Përveç shkarkimeve të Bekim Saliut dhe Admirim Alitit, në rendin e ditës së seancës së 104-të është edhe shkarkimi i ministrit pa portofol përgjegjës për diasporën, Xhemail Cupi.
epa08462707 A medical staff in a protective mask walks outside of the city hospital 8-th September in Skopje, North Macedonia, 03 June 2020. A week ago the North Macedonian Government decided to drop the restrictive measures which were in place due to the coronavirus COVID-19 pandemic. According the official statistic in the last two days, North Macedonia have more newly infected people with COVID – 19 than all neighboring countries together. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Një pjesë e të punësuarve në spitalin “8 Shtatori” të pakënaqur nga vonesa e pagave në shëndetësi, për shkak sistemit të hakuar në Fondin për Sigurim Shëndetësor.Protesta…
Krerët e shtetit bullgar po përsërisin kërcënimin se nuk do të lejojnë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapa prej Bashkimit Evropian nëse nuk realizohet premtimi për futjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë. Zëvendëspresidentja e Bullgarisë Iliana Jotova, e ripërsëriti qëndrimin e njohur bullgar gjatë vizitës në ambasadën bullgare në Shkup, ku ndër të tjera bëri ceremoni nderimi për heroin kombëtar bullgar Vasil Levski. Jotova i përgëzoi anëtarët e misionit diplomatik bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për “guximin e tyre për të ruajtur ndërgjegjësimin, traditat, gjuhën dhe historinë e tyre”, ndërsa përsëriti paralajmërimin për krerët qeveritarë në Shkup.…
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE edhe sot kanë akuzuar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi për lidhje me biznese familjare në dëm të shtetit. Nga VMRO, deklarojnë se një kompani e re e një personi të afërt me Artan Grubin ka marrë akreditim për servisimin e pikave të karburantit. Sipas VMRO-DPMNE, derisa populli varfërohet, njerëz të afërt me funksionarët e pushtetit grumbullojnë miliona dhe prona. MILE LEFKOV-VMRO-DPMNE “Persona të afërt me kryeministrin joformal të Qeverisë Artan Grubi janë dëshmi më e mirë për këtë. Njëherit, Ermir Imami i punësuar në agjencinë turistike në pronësi të familjes Grubi më 16.09.2021 ka formuar firmën…
Ekipi juridik i Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki 13, në një kumtesë të lëshuar deklarojnë se kthimi i Boki 13 në burg në gjendje parakanceroze është rrezik për jetë. Pas skandalit për vendimin e falsifikuar të Gjykatës Penale me urdhër të kryetarit Ivan Jolev, me të cilin Bojan Jovanovski, u kthye në “Idrizovë” në gjendje parakanceroze dhe në gjendje të rënduar dukshëm shëndetësore që nuk mund të trajtohet në burg I dënuari ka dërguar kërkesë për mbikëqyrje dhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Këshilli Gjyqësor, thuhet më tej në këtë kumtesë. EKIPI JURIDIK I BOJAN JOVANOVSKIT-BOKI 13 “Jovanovski ka raportuar…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…
Janë larguar nga qendra hetimore e Prokurorisë për krim të organizuar, hetuesit që kanë punuar në hetimin paraprak për hetimin e tragjedisë me autobusin e kompanisë “Besa Trans” dhe hetimet për stacionin e kontrollit teknik të kompanisë në të cilën është regjistruar autobusi i “Besa Trans”, shkruan portali sdk.mk. Po ashtu është ndërprerë edhe detyra hetimor e hetuesit që ka punuar në rastin e dhënies së pasaportave maqedonase për kriminelët e shpallur në kërkim botëror, shtetas të huaj për të cilët ekzistojnë dënime. Ata janë rikthyer në punën e tyre të mëparshme në MPB, ndërsa në vend të tyre janë…
Pavarësisht premtimit se do t’u paguhet paga e muajit janar, megjithatë punëtorët shëndetësorë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” kanë bërë të ditur sot se të mërkurën e javës tjetër do të dalin në protestë. “Kemi marrë premtim nga drejtori i Fondit se të hënën deri në fund të orarit të punës do të realizohen planet për Qendrën Klinike. Ne e respektojmë atë. Por nëse nuk paguhen pagat, ne do të mbledhim të martën një bord ekzekutiv, do të mbledhim një këshill dhe do të marrim vendime për hapat e mëtejshëm. Pavarësisht, edhe nëse pagat bëhen të martën, protesta do të…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit ka vazhduar edhe dje me kontrolle në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 136 masa, prej të cilave 60 sanksione për ngasje me shpejtësi të kufizuar, shtatë për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe gjashtë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Sipas MPB-së, pesë sanksione janë shqiptuar për kalimin e semaforit të kuq, tre për moslejimin e rrugës për këmbësorët,… -Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për…
“Sulmet nga hakerët nuk janë risi, ato kanë filluar vite më parë, por ashtu sikurse shumicën e punëve që kjo Qeveri e të paditurve nuk mundi t`i zgjidh në kohë, edhe në shëndetësi bëri që mjekë e pu8nonjës shëndetësor, të mbeten pa pagat e tyre, vetëm sepse Qeveria, edhe përkundër paralajmërimeve të shumta, asnjëherë nuk ndërmori masat preventive për mbrojtje nga sulmet kibernetike. Alarmet nga faktori ndërkombëtar ishin të shumta, sidomos, pas sulmeve të ndodhura në Shqipëri, por edhe në vendin tonë, fillimisht me Ministrinë e punëve të Brendshme, pastaj sulmet e hakerëve në ueb faqet e ministrive, e gjetiu,…

