Me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të mbrojtjes, në Gjykatën themelore penale Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuerë” ku i akuzuari i parë është ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Me propozim të mbrojtjes, në seancën e kaluar gjyqësore dëshmuan ekspertë nga sfera e pronësisë intelektuale dhe nga sfera e punës materiale, kontabiliste dhe financiare. Ata u përgjigjën në pyetje të parashtruara nga i akuzuari Dragi Rashkovski dhe prokurorja Ivana Trajçeva, e të cilat kanë të bëjnë me prokurimet publike, për të cilat i akuzuari ngarkohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizmit” dhe “larjen e parave…
Author: almakos
Në 32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot janë dërguar paralajmërime për bomba. Ato kanë arritur në adresat elektronike të shkollave. “Menjëherë pas paralajmërimeve të marra, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmrren masa për ndriçimin e rasteve”, thonë nga MPB. Dje alarme për bomba, përveç në shkolla, ka pasur edhe në institucione, hotele, ndërtesa dhe qendra tregtare në Shkup.
Me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit pa resor, të obliguar për diasporë Xhemail Çupi, sot vazhdon seanca e 104-të e Kuvendit, kushtuar rikonstruimit të Qeverisë. Sipas paralajmërimeve të fundit, për fjalë lidhur me propozimin për shkarkimin e Çupit janë paraqitur gjithsej 39 deputetë. Paraprakisht, në kuadër të kësaj pike të parë të seancës, përfundoi debati për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti. Në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër…
“Aty ko fol e prish krejt. Ai del sonte thotë, e luftoj korrupsionin, ndërsa të nesërmen akuzohet për tre, katër afera në ditë për korrupsion, pikërisht Artan Grubi. Ai del dhe thotë në Dibër se do i mshelin çeshmat, por kur i mshelin çeshmat në Dimër të plasin gypat Artan Grubi, deklaroi sonte para banorëve të Sarajit, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri nga anëtarët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti, transmeton SHENJA. “Andaj ne bëjmë thirrje që të reflektojë, i bëjmë thirrje kryetarit se nuk jemi dy a tri siç të ka rrejtë Artani dhe këta Artanat…
Kur bota e shënon Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, përkujtohemi për detyrën tonë për kultivim, ruajtje dhe afirmim të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve që i përdorin popujt në botë, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kumtimin në Fejsbuk. “Gjuha maqedonase është identiteti ynë dhe gjithnjë derisa e përdorim, mbrojmë dhe avancojmë do të jetë e paprekshme. Gjuha maqedonase është një prej rreth 7000 gjuhët që ekzistojnë në botë, e barabartë me gjuhët e vendeve anëtare të BE-së dhe gjuhë e ardhshme zyrtare në familjen evropiane”, tha Mariçiq me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare. Zëvendëskryeministri…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk ka shkruar se sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, e festojmë rëndësinë dhe bukurinë e gjuhës që e formëson identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore. “Gjuha jonë amtare nuk është vetëm mjet për komunikim, por edhe pasqyrim i historisë, traditave dhe vlerave tona, të transmetuara nga brezi në brez. Si një shoqëri e shumëllojshme dhe shumëgjuhëshe, Maqedonia e Veriut është krenare për trashëgiminë e saj të pasur linguistike, të përbërë nga shumë gjuhë dhe dialekte. Secila nga këto gjuhë ka bukurinë e saj unike dhe kontribuon në pasurinë kulturore të vendit tonë”, tha…
Qeveria në seancën e sotme të 131-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shkurt, e cila do të fillojë nga data 27 të këtij muaji. “Është i obliguar Fondi për Sigurim Pensionl dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave afariste jo më vonë se në 24 shkurt, ndërsa rekomandohet që bankat afariste t’u sigurojnë pensionistëve të mund të disponojnë me pensionet e shkurtit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga data 27.02.2023”, inforojnë nga Qeveria. Rekomandohet që bankat afaiste përmes filialeve dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Institutit për Politikë Evropiane, mori pjesë në panel diskutimin me temën “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi në Maqedoninë e Veriut”. Në këtë drejtim Osmani u përqendrua në rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe nevojën urgjente për një moment të ri në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Të dyja palët duhet të arrijnë progres konkret: Bashkimi Evropian të sigurojë më shumë përfitime praktike dhe rezultate të prekshme që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit, ndërsa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të…
Vila Presidenciale në Vodno, Federata e Futbollit, qendra tregtare, Aeroporti i Shkupit dhe disa shkolla, sot kanë pranuar mesazhe kërcënuese për bomba të vendosura. Përveç këtyre institucioneve, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kërcënime kanë pranuar edhe Muzeu i Qytetit të Shkupit, Muzeu MMB në Adresën 11 marsi, Muzeu Natyror i Maqedonisë, Kalaja e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë Dimitar Vlahov 1, Muzeu përkujtimor i Nënë Terezës, Qendra Tregtare East Gate Mall, Qendra Tregtare Biser, ndërtesa e banimit Agora Flatiron, Kullat e banimit Xhevahir, Gjykata Administrative e Maqedonisë Dame Gruev 6. Ndërkaq, Kërcënime ka pasur edhe për Hotel Marriottin ,…
Solidarizimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, me popullin turk dhe atë sirian, nuk ka ndalur. Një shembull i mirë për t’i ndihmuar personat e prekur nga ky tërmet, është edhe ai i Organizatës Kulturore Humanitare “MERHAMET” dhe Shtëpisë Botuese “Logos –A”. Në Çarshi të Shkupit anëtarët e kësaj shoqate kanë përgatitur gjëra ushqimore në shtëpi, ndërsa të hollat e grumbulluara do të dorëzohen në Turqi, për të gjithë të prekurit nga tërmetet. Njëjtë kanë vepruar edhe nga Shtëpisë Botuese “Logos –A”, ndërkaq, ata në të njëjtit treg të improvizuar ku shesin libra. Anëtarja e kësaj organizate, Fikrije Ibishi, deklaroi…
Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot, në vend që të dëgjohet ekspertiza kyçe e Zekirja Zekirit, për mungesë të të cilit për shkaqe shëndetësore, janë shtyrë disa seanca të gjykimit për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, është marrë në pyetje ekspertja Jovanka Savova si pjesë e ekipit që përgatiti superekspertizën të cilën gjykata e urdhëroi në dhjetor të 2021. Zekiri as dje nuk ka qenë I pranishëm në gjykatë me të njëjtin sqarim, të cilin në gjykatë thonë se janë të pafuqishëm ta kontrollojnë për shkak se është dorëzuar një certifikatë e vlefshme mjekësore.Por, siç sqaruan nga atje, nëse…
Igor Janushev nga VMRO-DPMNE sot nga seanca e Kuvendit ka drejtuar një sërë akuzash kundër LSDM-së në pushtet, duke shtuar se të gjithë ata që kanë kryer një lloj krimi do të burgosen. Në të njëjtën kohë, ai këtë qeveri e quajti “Qeveri Top Shop”, pasi siç tha, nën udhëheqjen e tyre është shumë e vështirë të jetosh në Maqedoni. “Kjo është Qeveria e Top Shop. Sa herë që prisni që nuk mund të bëhet më keq, ata ju befasojnë dhe ju bëheni edhe më keq. Është e vështirë të jetosh në Maqedoni me këtë qeveri të paaftë. Nuk kemi…

