Author: almakos

Nga LSDM thonë se paga mesatare në Maqedoni është mbi 34 mijë denarë. Nga partia në pushtet theksojnë se kanë arritur të realizojnë premtimin para kohe, për pagë mesatare, mbi 34.000 denarë. “Një vit më parë, LSDM-ja e përmbushi premtimin kyç për qytetarët, në programin për zgjedhjet parlamentare 2020, për pagë mesatare mbi 34.000 denarë deri në korrik të vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, paga mesatare në dhjetor 2022 është 34.364 denarë. Për vetëm një vit është rritur për 4.421 denarë ose për 14,8 për qind”, thonë nga LSDM.

Lexo më Shumë

Denoncime për bomba janë marrë mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Sot deri në orën 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas pranimit të raporteve janë ndërmarrë masa nga ana e zyrtarëve policorë për evakuimin e sigurt të njerëzve dhe janë duke u bërë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB. Gjatë ditës së djeshme ka pasur rreth 86 mesazhe kërcënuese për institucionet dhe shkollat ​​në Shkup, si dhe në një…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se një muaj inflacioni ishte 19.8%, por ajo që është e mirë është se tendenca pas muajit tetor që kemi rënie, dhe projektimet janë që vitin 2023 do e mbarojmë rreth 7-8% inflacionin. “Ajo që duhej të bëhej dhe mund të bëhej mendojë që e kemi bërë. Edhe nga aspekti i politikave monetare por edhe nga aspekti i politikave fiskale. Mendoj se nuk ishte i vonua reagimi i Bankës Popullore”, tha Bytyqi. Bytyqi tha se nëse është politikë populiste të ndihmohet qytetari dhe të jenë solidar, ata do të vazhdojnë ta…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka deklaruar se edhe përkundër gjitha spekulimeve dhe ndoshta dëshirave të partive opozitare, që qytetari të mos ketë energji elektrike gjatë vitit 2022, që të ketë restrikcione të energjisë elektrike, që të mos ketë energji elektrike në vitin 2023, që energjia elektrike të ishte 70% më e lartë, ndodhi e kundërta. “Ne si Qeveri, i lamë spekulimet, opozita e ka të drejtën e tyre për të bërë spekulime, qytetari jonë, bashkëqytetarët tanë kanë energji elektrike. Qytetari jonë për asnjë moment, jashtë problemeve në rrjet që mund të ndodhin, nuk kanë qenë pa…

Lexo më Shumë

Të gjitha njoftimet për vendosjen e bombave në shkolla, çerdhe dhe qendër rehabilitimi në Shkup janë të rreme, njoftojnë nga MPB. Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas mesazheve të marra përmes e-maileve për gjoja të vendosur eksploziv në 86 shkolla, një çerdhe dhe një qendër rehabilitimi në Shkup, si dhe një shkollë në Prilep dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. “Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Sllavjanka Petrovska gjatë qëndrimit në Ukrainë takoi kolegun e saj Oleksei Reznikov, të cilët shprehën nevojën për kthimin e paqes dhe ndalimin e agresionit rus. “Ju shpreh respektin dhe mbështetjen time për ju, popullin ukrainas, për guximin, këmbënguljen dhe vendosmërinë tuaj për të mbrojtur territorin tuaj. Ky akt agresioni brutal dhe terrori ndaj popullatës civile, fëmijëve, grave, të moshuarve është i paimagjinueshëm për asnjë qytetërim të shekullit të 21-të. Prandaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në fillim e dënoi agresionin rus kundër Ukrainës, i cili është i pajustifikuar dhe i pa provokuar…

Lexo më Shumë

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë (NJTKZ) kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këtë periudhë kohore që të mos hedhin sende që mund të shkaktojnë zjarre në fusha dhe male. “Këto ditë me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i zjarreve në ambiente të hapura, ku fatkeqësisht në shumicën e rasteve fajtorë është vetë faktori njeri. “Apelojmë deri tek qytetarët e Komunës së Tetovës, dhe komunave tjera rurale që gravitojnë në Komunën e Tetovës, të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë kohore, duke mare parasysh dëmet që mund të shkaktohen nga paraqitja e zjarreve…

Lexo më Shumë

Punonjësit shëndetësor mëngjesin e sotëm protestuan para Qendrës Klinike dhe spitalit“8 Shtatori” në Shkup duke kërkuar rritje të pagave dhe respektim të ndryshimit të pagës minimale. Përveç në Shkup, protesta të njëkohshme u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit. Gordana Dimeska nga Sindikata e Qendrës Klinike tha se sipas legjislacionit evropian, kjo ndërhyrje në projektligjin e pagave, në marrëveshjet kolektive, mund të nënkuptojë heqjen ose uljen e të drejtave të punëtorëve të përcaktuara në përputhje me këto kontrata kolektive. GORDANA DIMESKA NGA SINDIKATA E QENDRËS KLINIKE “Brenda një viti nga rritja fillestare e pagës minimale dhe afrimi i…

Lexo më Shumë

Të dhënat e qytetarëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore nuk janë prekur nga hakerët të cilët e kanë sulmuar këtë insititucion të ndjeshëm. Këtë e ka bërë të ditur Magdalena Filipovska Grashkoska, drejtoreshë e përgjithshme e Fondit të Shëndetësisë, e cila gjithashtu ka deklaruar se nuk ka pasur as kërkesa nga hakerët për shpërblim në shkëmbim të kthimit të sistemeve të hakuara. MAGDALENA FILIPOVSKA GRASHKOSKA, DREJTORESHË E PËRGJITHSHME E FONDIT PËR SHËNDETËSI  “Sulmi kishte për qëllim vetëm sistemet virtuale, ndërsa të dhënat e qytetarëve ruhen në formë të maskuar dhe nuk janë të lexueshme. Nuk ka dalje të të dhënave…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë prodhuar gjithsej 15.554 megavat orë energji elektrike, nga të cilat 11.798 nga termocentralet, ndërsa 3.756 nga burimet e rinovueshme të energjisë. Ky prodhim është për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjektet vitale shtetërore, njoftoi sot Viktor Andonov bashkëpunëtor për energji në zyrën e kryetarit të Qeverisë. Ai përkujtoi se dje EMV Shitje shpalli tender për gaz natyror për muajin mars. Të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja të licencuara dhe të regjistruara mund të aplikojnë për thirrjen, e cila do të zgjasë deri më 24…

Lexo më Shumë

Punonjësit shëndetësorë paraditen e sotme gjatë pauzës kanë protestuar para Qendrës Klinike dhe SPQ “8 Shtatori” në Shkup, duke kërkuar rritje të pagave dhe harmonizim me ndryshimet e pagës minimale. Përveç në Shkup, protesta njëkohësisht u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit. “Konform legjislacionit evropian, kjo ndërhyrje në draft- ligjin e pagave, në marrëveshjet kolektive, mund të nënkuptojë heqjen ose uljen e të drejtave të punëtorëve në përputhje me këto kontrata kolektive. Që nga rritja fillestare e pagës minimale dhe konvergjenca e profileve të tjera me profilin e infermierëve, është krijuar huti në koeficientet. Me paralajmërimin e rritjes…

Lexo më Shumë

Fëmijët e mi, si të gjithë qytetarët e këtij vendi i gëzojnë të drejtat e njëjta dhe mundësi në këtë shoqëri, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi emrii i djalit të tij Barlet Xhaferi. u gjend në listën e të diplomuarve në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë. ”Kur bëhet fjalë për antarë të familjeve të funksionarëve senzacioni është shumë më i lartë. Po antikorrupsioni ka pasur lëndë nga 2011 e këtej por në fund të vitit 2022 antikorrupsioni ka ndëprerë atë proces dhe konkluza është se nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e djalit tim a çështjet…

Lexo më Shumë