Ministria e Financave është e gatshme që të hyjë menjëherë në tregun ndërkombëtar me emetimin e euroobligacionit, sapo të përfundojë në Kuvend procedura e përzgjedhjes së ministrit të Drejtësisë. Pres që ankandi i ardhshëm të jetë i suksesshëm. Pas këtij procesi qëndron konsorciumi i bankave me të cilat vendi ka emetuar me sukses euroobligacionin 20 vite dhe ekziston interes për pjesëmarrje të sërishme nga investitorët që morën pjesë në ankandin e 9 të marsit, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ankandi i përsëritur, siç theksoi Besimi në pjesëmarrjen në 24 Analiza, nuk shkakton kosto financiare sepse është në kuadër të…
Author: almakos
Raportimet për vendosje të bombave kanë nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në adresat elektronike të disa mediave, pas së cilës ka nisur evakuimi i menjëhershëm i punonjësve në media dhe në të gjitha institucionet e tjera që kanë marrë kërcënime për bomba të vendosura. Ndër to është edhe Vila presidenciale në Vodno.“Konfirmojmë se mëngjesin e sotëm, më 21 shkurt 2023, jemi njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme se është raportuar për një bombë të vendosur në rezidencën e presidentit. Zyra e Presidentit respekton udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zbatimin e protokolleve standarde në raste…
Gjatë ditës së djeshme (20.02.2023) në intervalin kohor nga ora 08:00 deri më 12:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar kontrollim aksional për kontrollimin e automjeteve të cilat kryejnë transport publik udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 32 kundërvajtje në trafik, prej të cilave 19 për shkak të pajisjeve të frenimit në gjendje jo të rregullt. Në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm janë dërguar 200 autobusë dhe mjete tjera të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave…
Intervista e Dragan Pavloviq Llatas nuk është më në kanalin e Stefan Lazarov në YouTube. Intervista e Dragan Pavlloviq-Latasit me jutjuberin Stefan Llazarov e cila shkaktoi reagime negative në opinion, nga pasditja e sotme nuk mund të gjendet në kanalin e jutjuberit. Intervista që shkaktoi një varg reagimesh në të cilën Llatas në një pjesë tregon për një eksperiencë seksuale me një vajzë, e cila ishte goditur me shuplakë dhe ishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me disa persona, nuk mund të gjendet më në rrjetet sociale. Intervista është transmetuar pesë ditë më parë. Pas një paraqitje nga MPB, Prokuroria…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) dënojnë fjalimin që nxit dhunë dhe stimulon diskriminim gjinor, që u shfaq në një kanal të platformës sociale “YouTube”. Theksojmë se liria e fjalës nënkupton përgjegjësi dhe ndërgjegjësim të lartë për parimet dhe liritë demokratike, të drejtat dhe detyrimet në një shoqëri të hapur. Kur liria e fjalës shndërrohet në apo nxit akte kriminale ose çfarëdo lloj shkeljeje të të drejtave civile dhe të njeriut, atëherë ajo nuk është liri por agresion dhe kështu duhet trajtuar.…
Deklarata publike e Dragan Pavlloviç Llatas, në të cilën ai rrëfen me krenari një akt të rëndë përdhunimi, është e vrazhdë sa vetë akti që ka kryer, thuhet në reagimin e sotëm të Asamblesë së gruas nga Aleanca për Shqiptarët. “Deklaratat e tilla janë një dhunim i dytë për viktimën, normalizim i veprave të tilla te personat që kanë predispozita të njëjta me Llatasin dhe duhet të jenë si kambanë alarmi për institucionet. Ftojmë Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ky rast të mos zvarritet dhe të përfundojë si shumë raste të tjera që vjetërsohen në sirtare, por…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, së bashku me ministrin e Punëve të Jashme, Bujar Osamani, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë vazhduar takimet me qytetarët, siç thanë ata në emër të kryetarit të tyre, Ali Ahmeti, me banorët e Çairit, më saktësishtë me ato të lagjes Fushë Tophanë. Nga atje Grubi u është përgjigjur edhe kërkesave tani më të qarta të “Grupit të Zjarrit”, të cilët doemos kërkojnë largimin e tij nga posti të cilin e ushtron. Ai tha se një vendim të tillë do të ndërmerrte vetëm nëse këtë e kërkon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi sipas tij,…
Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se edhe sot ka pasur kërcënime për bomba të vendosura nëpër disa shkolla të Maqedonisë së Veriut dhe në Aeroportin e Shkupit. Nga MPB , sqaruan se denoncime të tilla kanë pranuar gjithsej 10 shkolla në Shkup dhe 4 shkolla në Prilep. Nga MPB po ashtu njoftojnë se nënpunësit policor të sektorit për antiterrorizëm, kanë evakuar mënjëher të gjithë nxënësit dhe të punësuarit në shkolla. Nga ana e policisë, njëjtë kanë vepruar edhe në Aeroportin e Shkupit. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha…
Agjencia e Ilaçeve MALMED sot paradite dha leje për importin e ilaçit “Trikafta” i dedikuar për pacientët me fibrozë cistike, konfirmoi për MIA-n drejtori i MALMED, Lirim Shabani. Ai theksoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për lejimin e importit të ilaçit dhe tani mbetet edhe që të realizohet procedura. Sipas paralajmërimeve paraprake nga Qeveria, në këtë rast bëhet fjalë për importim intervenues të “Trikafta” i dedikuar për tetë pacientët më kritikë të sëmurë nga fibroza cistike, përderisa për sigurimin e furnizimit të rregullt me ilaçin për gjithë të sëmurët tjerë nevojiten ndryshime ligjore.
Policia ka njoftuar se ditën e sotme, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe Departamenti për operacioni speciale policore, nën udhëheqje të Prokurorit kompetent Publik nga Prokuroria e Shkupit, kanë zbatuar një aksion në burgun e Idrizovës.“Në drejtim të veprimit parandalues, si dhe pengimin e kryerjes së veprave penale në institucionet ndëshkuese, ndërsa si rezultat i thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, janë kryer bastisje në Idrizovës me qëllim gjetjen e mjeteve të ndalueshme tek persona të dënuar, të cilët po vuajnë dënimin e burgut”, thonë nga policia.Ata kanë shtuar se gjatë aksionit janë gjetur shuma të mëdha të…
Departamenti i krimit kibernetik i MPB-së dërgoi njoftim në Prokurorinë e Shkupit pas intervistës së YouTuber-it Stefan Lazarov me Dragan Pavloviq-Latas të transmetuar më 15 shkurt, në të cilën Pavloviq-Latas tregon se si 15-vjeçar ai dhe disa miq abuzuan dhe dhunuan një vajzë që ishte rrahur. Në të njëjtën kohë, të dy qeshin për dhunën që e kishin bërë Llatasi me shokët. “Ka një njoftim nga MPB. Lënda i është caktuar prokurorit, do të shohim se si do të vazhdojë rasti”, është përgjigjur prokurori publik Gavril Bubevski për “sdk.mk”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Ndryshe, opinioni e dënoi ashpër intervistën si nxitje të…
Në tetë shkolla në Shkup dhe dy në Prilep janë duke u zhvilluar kontrolle të sigurisë, pasi mëngjesin e sotëm në adresat e tyre elektronike arritën kërcënime për mjet të vendosur shpërthyes. “Sot, deri në orën 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të tetë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes. Po ashtu, kërcënim ka pasur edhe në dy shkolla në Prilep. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në…

