Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, ka ndarë një fotografi të veçantë familjare, ku shfaqet bashkë me djalin e saj, Amerin dhe dy prindërit e saj, Lulin dhe Shyhreten.
Fotografia është realizuar në ditëlindjen e babait të saj, Lulit, ku Engjëllusha shihet duke mbajtur në krahë të birin, ndërsa pranë saj janë edhe prindërit e saj, raporton ORAinfo.
Kjo është një nga paraqitjet e para publike të Engjëllushës me djalin e saj, ndërsa fotografia ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
“Urime ditëlindjen babi”, ka qenë përshkrimi qe Engji i ka bërë fotografisë.
Në imazh, familja duket e bashkuar në një atmosferë festive, duke shënuar një ditë të veçantë për familjen. /ORAinfo/


