Shkëmbimi i mallrave me vendet e huaja, mbulimi i importeve me eksporte në vitin 2022 është më i ulëti në tetë vitet e fundit, shkruan personi i parë i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Paaftësia, përveçse një karakteristikë madhore, është ngjitëse për këtë qeveri, e shoqëruar nga kriminaliteti i shfrenuar. Ata kanë dy qëllime të përbashkëta, pasurimin personal dhe shkatërrimin e vetëdijshëm të institucioneve të Maqedonisë. Së shpejti nga sot do të ketë përgjegjësi për krime dhe keqpërdorime. Duhen zgjedhje që Maqedonia të ecë përpara”, thotë Mickoski. Tabelë: “Cilat janë shifrat e…
Author: almakos
Angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e shoqërive demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Mynih mes kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës e Sigurisë në Mynih. Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së. Në takim, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe nismat…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla në Shkup pas pranimit të mesazheve në adresën elektronike me kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. Siç theksohet nga MPB-ja, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.
Anëtarët e grupit punues i përbërë nga këshilltarë ekspertë të kryeministrit, përfaqësues të FSSHRMV, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Asociacioni i Fibrozës Cistike, sot kanë përcaktuar Propozim – dispozitat ligjore për prokurimin e të gjitha ilaçeve të këtij lloji, përfshirë edhe ilaçin “Trikafta”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. “Pasi që ekspertët në mbledhjen e sotme i shpjeguan qëndrimet e tyre në lidhje me Propozim-ndryshimet, me shpejtësi u harmonizuan propozim-dispozitat për ligjin për ilaçe dhe pajisjet mjekësore dhe për ligjin për sigurimet shëndetësore, duke specifikuar kështu llojin e procedurës që do të zbatohet, në bazë të kontratave…
Dhuna nga bashkëmoshatarët shqetësimi emocional, të drejtat e shkelura që hyjnë në kategorinë e marrëdhënieve familjare, mosqasja në arsim dhe kujdes shëndetësor, pamundësia për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor, këto janë problemet e regjistruara nga “Alo Bushavko” – linja telefonike për fëmijë dhe të rinjë e mundësuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi”. N konferencën e sotme për media, të Megjashit u vu në dukje përfaqësimi i katër temave – shëndeti mendor, lëndimi, marrëdhëniet familjare dhe qasja. Ata thonë se janë pranuar gjithsej 357 thirrje, ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve dhe të…
Në kuvend po vazhdon debate për shkarkimin e ministrave të Alternativës. Në ditën e pestë të kësaj seance, filloi debat për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti. Debati për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali përfundoi të enjten në mbrëmje, por për shkak të mungesës së kuorumit votimi për shkarkimin e tij nuk ndodhi. Vazhdimi i sotëm i seancës së 104 sërish filloi pa numër të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar për shkarkim të ministrit Sali. Për të debatuar rreth shkarkimit të ministrit Aliti janë paraqitur 34 deputetë. Vetë Aliti nuk e shfrytëzoi mundësinë…
Nëse çmimi i energjisë elektrike të importuar është më i ulët se ai i prodhuar në TEC “Negotino”, atëherë do të merret vendim që ky termocentral të ndalet nga funksionimi, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.“Nëse EMV na jep të dhëna se çmimi i prodhimit të TEC “Negotina” është më i lartë se çmimi i importuar i energjisë elektrike, drejtimi i Qeverisë do të jetë që të ndalojë funksionimin e TC “Negotinë” dhe të importojë energji elektrike e cila do të jetë më e lirë”, tha Bekteshi, pas takimit të sotëm me ekipin nga Shoqata e Energjisë së Maqedonisë. Siç…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial, sot kanë organizuar Marsh protestues, duke filluar nga qeveria deri tek Parlamenti. Gazetarët para qeverisë shprehën pakënaqësinë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrencën e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë, gjendja e keqe socio-ekonomike. Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadinovsi dhe kryetari I Sindikatës, Pavle Bellovski, dërguan një sërë kërkesa tek Qeveria dhe Kuvendi. Në emër të të gjithë gazetarëve dhe punonjësve medialë ata kërkuan: Miratim urgjent të ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e…
Kuvendi e vazhdoi mbledhjen e 104-t, në rend dite të së cilës është shkarkimi i tre mnistrave të Alternativës, e cila doli nga koalicioni qeveritar. Në ditën e pestë të kësaj mbledhje, filloi debat për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti. Debati për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali është shterrë dje, por për shkak të mungesës së kuorumit mbrëmë u kumtua se do të votohet plotësisht. Vazhdimi i sotëm i mbledhjes sërish filloi pa numër të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar për shkarkim të ministrit Sali. Krahas Sali dhe Alitit, në rend dite…
Me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila konfirmoi se kërkesat e shtatë ish-zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së janë të papranueshme, është arritur një fitore e madhe për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe argumentet e Qeverisë, thonë nga LSDM.“Vendimi i Gjykatës në Strasburg është i rëndësishëm sepse, ndër të tjera, nuk konstaton shkelje të të drejtave të njeriut në ndjekjen penale të anëtarëve nga ish-kryesia VMRO-së. Dështoi abolimi i paligjshëm i ish-presidentit Gjorge Ivanov. VMRO-DPMNE humbi në Strasburg, dhe argumentet e shtetit për papranueshmërinë e kërkesave fituan dhe respektohen. Tani, sistemi i pavarur gjyqësor ka përgjegjësi…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.Nga Lidhja Automoto rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Deri më 15 mars vlen posedimi…
Në Kuvend edhe pasdite është debatuar rreth Propozimit për rikonstruksionin e Qeverisë, ndërsa pas seancës prej rreth një orë e gjysmë nënkryetari i Shtëpisë lëigjvënëse, Goran Misoski ka shpallur pushim dhe ka njoftuar se seanca e 104-të do të vazhdojë pas orës 19:00. Deputetët ende po debatojnë për pikën e parë të rendit të ditës, gjegjësisht propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, ministrat e mëparshëm të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe ministrit pa portofol përgjegjës për Diasporën, Xhemail Çupi. Gjatë orëve të pasdites seancës folën vetëm deputetët e opozitës. Ata, si edhe gjatë…

