Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti një panel diskutimi me sektorin civil të vendit, përfshirë organizatat rinore, me të cilin njoftoi mbajtjen e Forumit të Prespës për Dialog 2023, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2023 në Strugë. “PFD ngadalë po e gjen vendin e saj në hartën e forumeve të njohura ndërkombëtare dhe po shndërrohet në brendin tonë. Praktikisht, PFD është i vetmi forum me përmbajtje gjithëpërfshirëse që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Konfirmimi i vlerës dhe rëndësisë së tij janë vlerësimet jashtëzakonisht pozitive të shprehura nga pjesëmarrësit e shumtë të lartë –…

Lexo më Shumë

Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë dhe hyjmë në marrëdhënie të reja. Nuk duam të humbim asnjë moment dhe fillojmë Skrining, porositi eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei në takimin hyrës në Bruksel, me të cilin është shënuar fillimi i skrining procesit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Procesi skriningu që e fillojmë sot është hapi i parë që e bëjmë. Procesi që e fillojmë sot bazohet në punën e mirë që e kemi përfunduar deri më sot. Për këtë po përgatiteni me vite të tëra dhe mund të them se do të jem me ju dhe se…

Lexo më Shumë

Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë për të mbështetur amvisëritë dhe kompanitë për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të punës të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me përfaqësues të Instituti Demokratik Nacional (NDI). Na takim, në të cilin morën pjesë drejtori i lartë rezident i NDI-së, Robert Skot Hejzlet dhe zyrtari i programit, Naser Bislmi, u dakordësua që në periudhën e ardhshme me mbështetjen e NDI-së të realizohet një anketë dhe hulumtim në nivel nacional për nevojat dhe pritjet e qytetarëve…

Lexo më Shumë

Qeveria ka njoftuar se procedurat administrative që ishin të nevojshme për blerjen e menjëhershme të ilaçit “Trikafta” për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike kanë përfunduar në një afat të shkurtër. “Dorëzimi i medikamentit “Trikafta” për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi, në një periudhë sa më të shpejtë, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnitorit, dhe i lidhur me specifikat e vetë mjekësia. Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi i Shëndetësisë janë miratuar mbi 2.2 milionë euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në ditët…

Lexo më Shumë

Përfaqësues nga Banka Popullore në kuadër të skriningut dypalësh për klasterin e dytë “Tregu i brendshëm” patën prezantimet e tyre lidhur me lëvizjen e lirë të kapitalit dhe sistemet e pagesave. Në fushën e “Lëvizjes së lirë të kapitalit dhe pagesave”, është arsyetuar zbatimi i rregulloreve ligjore për transaksionet individuale kapitale në kompetencë të Bankës Popullore, siç janë operacionet kreditore dhe depozituese, pagesat dhe transfertat në bazë të transaksioneve rrjedhëse dhe kapitale, si dhe për masat e veçanta mbrojtëse të rregulluara në Ligjin për veprimtarinë devizore. Theksi u vu edhe në aktivitetet e ardhshme në lidhje me përshtatjen e rregullores…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, 2022, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë janë regjistruar gjithsej 153 vepra penale lidhur me dhunën në familje, prej tyre 97 në rajonin e Tetovës dhe 56 në rajonin e Gostivarit. Numri më i madh (99) i veprave penale (TE-60 dhe GV-39) kanë qenë me lëndime trupore, 44 (TE-28 dhe GV-16) me rrezikim të sigurisë etj. “Arsyet më të shpeshta të dhunës në familje të vitit të kaluar në rajonin e Tetovës-Gostivarit janë sëmundjet e varësisë, para së gjithash nga alkooli dhe narkotikët, si dhe problemet shëndetësore, keqkuptimet familjare për shkak të vështirësive financiare dhe…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot në mesditë duhet të vazhdojë debati për rikonstruimin e Qeverisë, me çka në koalicionin qeveritar hyn Aleanca për shqiptarët, e cila ka tetë deputetë, ndërsa del Aletrnativa dhe Lidhja demokratike. Deputetët nga pushteti në debatin në mbledhjen e djeshme kuvendore për shkarkim të ministrave nga Alternativa me fokus në rezultatet e arritura dhe rrugën evropiane të vendit, duke i hedhur poshtë tensionet e opozitës dhe kërkesat për zgjehdje. Deputetët nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, me kërkesa të përsëritura për zgjedhje dhe akuza për korrupsion dhe krim dhe bisedime “pazar 3” për koalicionin e ri me Aleancën për shqiptarët. Për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se shumica parlamentare është e fortë dhe stabile, ndërsa rikonstruimi i Qeverisë do të mbahet me mbi 64 vota. Sipas tij largimi i Lidhjes Demokratike  nga pushteti nuk paraqet asnjë rrezik dhe nuk ka asnjë ndikim në funksionimin e shumicës parlamentare. Dimitar Kovaçevski, kryeministër  “Më vjen mirë që Lidhja Demokratik tha se mbetet në rrugën evropiane dhe mbështet vendime të tilla që deri më tani nuk kanë mundur të vërtetohen në praktikë, përveçse në mënyrë deklarative. Ne si Qeveri mbetemi të hapur për të gjithë. Shumica parlamentare është stabile, kemi mbi 64 vota”. Kovaçevski, duke…

Lexo më Shumë

Nga Shkupi janë nisur 2 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizkök dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, mbajtën një konferencë për media, ku dhanë shpjegime për misionin e ndihmës. Sekizkök tha se po bëhet pjesë e angazhimeve bashkë me institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë. Ai bërë të ditur se 2 kamionë i janë dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gaziantep. HASAN MEHMET SEKIZKÖK, AMBASADORI I TURQISË NË SHKUP “Deri sot nën koordinimin e Ambasadës sonë me mbështetjen…

Lexo më Shumë

Në periudhën janar 2022 deri në janar të këtij viti, kostoja e jetesës është rritur për 17,1 %, ndërsa në të njëjtën periudhë çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 %, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Brenda një muaji, pra në periudhën dhjetor 2022 deri në janar 2023, kostoja e jetesës është rritur për 0,1 %, ndërsa çmimet me pakicë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, janë ulur për 0,4 %. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kafeja, çaji, kakaoja, peshku dhe prodhimet e detit, frutat e freskëta dhe të ftohta, mishi, buka dhe drithërat, sheqeri, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat shiten…

Lexo më Shumë