Dita e 29 e protestës dhe qëndresës së banorëve të Divjakës kundra projektit të reformës administrative territoriale të PS që shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen.
E vetmja folëse e ditës së sotme, e ka quajtur farsë dëgjesat e parashikuara nga bashkia Divjakë dhe njësitë administrative.
“Këto dëgjesa nuk kanë më asnjë vlerë në këto momente, por duhet të ishin bërë para se projekti të kishte parashikuar shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnje dhe nuk është marrë mendini i qytetarëve”, tha ajo.
Protesta u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet për pjesëmarrje më të madhe ku nuk munguan sloganet kundra qeverisë dhe kryeministrit Rama.
The post Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


